• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Çmime rekord/ Konfindustria kërkesë qeverisë për ndryshimin e përbërjes së Bordit të Transparencës

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Çmime rekord/ Konfindustria kërkesë qeverisë për ndryshimin e përbërjes së Bordit të Transparencës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konfindustria kërkon, që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës, duke përjashtuar kështu përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si anëtarë me të drejtë vote në vendimarrje.

Sipas Konfindustrisë është e papranueshme dhe e paarsyeshme, që vendimarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Trasparencës.





Konfindustria vlerëson faktin, se është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shembujt të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi:

Konfindustria kërkon, që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës, duke përjashtuar përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si anëtarë me të drejtë vote në vendimmarrje. Është e papranueshme dhe tërësisht e paarsyeshme, që vendimmarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Transparencës.

Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shembujt të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut.

Konfindustria vlerëson, se përbërja e deritashme, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e anëtarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapësira të mëdha për interpretim të pasaktë, subjektivizëm dhe korrupsion të tipit “state capture/kapje e shtetit” në vendimmarrjet e Bordit të Transparencës. Roli i deritashëm i tij ka qenë vetëm veprimi si “mburojë shtetërore” ndaj spekulimeve antitreg të operatorëve në dëm të interesit publik, biznesit dhe qytetarëve.

Konfindustria vlerëson, se përfituesit e vetëm të mënyrës së deritashme të punës së Bordit të Transparencës janë :-rritja e sforcuar e të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, që për periudhën 5 mujore ka rritur të ardhurat me afër 350 milion euro më shumë nga plani si dhe – kompanitë e karburanteve. Dyshime të arsyeshme ka edhe për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në tregun e karburanteve. Të dy palët e mësipërme në mënyrë absurde dhe përtej çdo modeli të janë palët përbërëse të Bordit të Transparencës.

Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për rritjen në nivel të ri rekord të çmimit të karburantit në mbi 2.2 euro/litër me vendim të Bordit të Transparencës nga më të lartët në Europë. Çmimet e reja thellojnë edhe më shumë diferencën me vendet e Rajonit, me pasoja shkatërruese për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët.

Konfindustria kërkon edhe njëherë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për lehtësimin e ngarkesës fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve.

Pas

FOTOLAJM/ Ministrat shqiptarë udhëtojnë së bashku në autobus drejt Kosovës

Para

Ironizon Boçi: Na është bërë çmimi i naftës si fustanet e Spiropalit në Kiev

Para
Ironizon Boçi: Na është bërë çmimi i naftës si fustanet e Spiropalit në Kiev

Ironizon Boçi: Na është bërë çmimi i naftës si fustanet e Spiropalit në Kiev

Të Gjitha

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

nga Fast News
13:06 | 19/08/2025
0

Recent News

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025
Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

08:30 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar