Reshje të dendura të breshërit kanë përfshirë Leskovikun në Kolonjë. Reshjet e breshërit kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë zgjatur më tepër se 30 minuta.
Breshëri ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore dhe vreshtari.
Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshëri, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj.