• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Arben Kraja tregon hartën e shpërndarjes së kri mit shqiptar nëpër botë: Grupet nga vendi jonë po ndërthuren me të huajt

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Arben Kraja tregon hartën e shpërndarjes së kri mit shqiptar nëpër botë: Grupet nga vendi jonë po ndërthuren me të huajt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i SPAK Arben Kraja në një intervistë të dhënë për DW ka folur për hartën e krimit në botë ku janë të përfshirë shtetasit shqiptarë.

Kraja deklaroi se shtetet me të cilët kanë bashkëpunuar më shumë janë Holanda, Gjermania, SHBA, Britania e Madhe dhe Belgjika.





Ai tha se krimi i organizuar ka ardhur duke u konsoliduar çdo ditë e më shumë, duke shtuar se ka grupe kriminale shqiptare që sot ndërthuren me ata që ndodhen jashtë vendit.

Pjesë nga intervista

DW: Për çfarë denoncojnë më shumë shqiptarët?

Arben Kraja: Problematika që lidhen me pronat, janë të pafundme. Problematika që lidhen me abuzimet e administratës, me prokurimet publike, dhe pastaj vijnë problematikat që lidhen me krimin e organizuar.

DW: Ju jeni prej shumë vitesh pjesë e gjyqësorit dhe në këto vite keni mbajtur edhe një detyrë të rëndësishme. Mendoni se ka ndryshuar formë krimi i organizuar në Shqipëri? Është bërë më sfidues që ta luftosh?

Arben Kraja: Krimi i organizuar ka ardhur duke u konsoliduar, patjetër. Sidomos e shohim dhe jashtë vendit aktivizimin e tij. Shohim grupe të strukturuara kriminale, të ndërthurura me grupet kriminale të vendeve të tjera. Pra, ka ardhur duke u konsoliduar, por dhe shteti duhet të konsolidojë goditjen e tij. Në këtë sens, ne jemi munduar të rrisim në mënyrë të vazhdueshme së pari besimin e partnerëve në raport me punën që ne bëjmë, e pastaj të punojmë e të koordinohemi me ta në mënyrë të vazhdueshme. Mund t’iu them që për vitin 2021, krahasuar me 2020-ën, është trefishuar numri i kërkesave për ndihmë juridike që ne kemi nga jashtë apo raportet proceduriale me partnerët ndërkombëtare.

DW: Mund të thoni një shtet me të cilin bashkëpunoni më shumë?

Arben Kraja: Kemi vendosur kontakte që në fillim me Italinë, pa diskutim, sepse jemi më afër. Kemi kontakte të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Por bashkëpunojmë me Holandën, me Gjermaninë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Belgjikën. Kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta me EuroJust si dhe me rajonin si Kosovë, Maqedoni e Veriut, Rumani.

DW: Duke qenë se harta është e shtrirë në shumë vende të globit, a ju vjen në ndihmë Byroja Kombëtare e Hetimit në punën tuaj?

Arben Kraja: Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e pavarur e jona, që funksionon në varësi të Prokurorit të Posaçëm dhe pa diskutim është struktura kryesore me të cilën ne duam të japim produkte. Por nisur nga procedurat që kishte ligji dhe kohëzgjatja e nevojshme për ngritjen e kësaj strukture, jemi tani në momentin që po trajnohet grupi i dytë i hetuesve dhe besoj në korrik duhet të fillojë punë edhe grupi i dytë, kështu që bëhet i plotë grupi në dispozicion të prokurorëve dhe sigurisht që do të ketë një rritje të produktit dhe cilësisë së punës tonë.

Pas

I dënuar me burg të përjetshëm, Orges Bilbili kërkon pafajësi

Para

“Përjetësisht i gjallë në memorien e të gjithëve”, Berisha homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani

Para
“Përjetësisht i gjallë në memorien e të gjithëve”, Berisha homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani

"Përjetësisht i gjallë në memorien e të gjithëve”, Berisha homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar