Thuhet se ekzistojnë 5 shije në gatim dhe në çdo pjatë duhet të ndihet secila prej tyre: e kripura, e ëmbla, e hidhura, e tharta dhe umami.
Duket se i njëjti rregull duhet të praktikohet edhe në grupin tonë më të ngushtë shoqëror. Sipas ekspertëve, çelësi për të patur një jetë të shëndetshme sociale, është të provosh miq që lënë gjithë llojet e shijeve.
Të ëmbël: Qartazi, të kesh dikë pranë që është i sjellshëm me ty, ndihmues dhe mirëkuptues shkon përtej atij shokut që thjesht thotë fjalë të mira. Studimet e kryera kanë arritur në përfundimin se tek të rriturit, miqësitë me njerëz mirëkuptues dhe të pëlqyeshëm na bëjnë edhe më të besueshëm.
Të kripurit: A na duhen vërtetë njerëzit që e kanë gjithmonë përgjigjen e mprehtë gati? Rezulton se po, kemi nevojë për miq me të cilët nuk jemi kurrë në një mendje.
Këta janë shokët që na sjellin një skepticizëm të shëndetshëm për të kuptuar motivet dhe veprimet e të tjerëve. Janë gjithashtu ata që na ndihmojnë dhe na shtyjnë më shumë drejt interesave tona. Ndonjëherë njerëzit kanë qëllime dashakeqe dhe shtiren, por pikërisht për këtë janë miqtë e kripur: për t’u thënë të vërtetat në sy.
Shoku i thartë: Eshtë ai shoku që s’është fare miqësor dhe fokusohet vetëm tek gjërat negative. Na ndodh të gjithëve të mos jemi në humor, por ai është më shpesh se të tjerët. Sidoqoftë, ai t’i kupton më shumë se askush tjetër ndryshimet e humorit dhe ka empati të frikshme. Me një mik “të thartë” mund të jesh 100% ti kur je në ditët e tua më të këqija. Pastaj ai, do të të ndihmojë të ecësh para.
Shoku i hidhur: Shoku që është kripa e kuzhinës tënde është ai njeriu që të bën të ndihesh pak ziliqar apo i hidhur herë pas here. Në fakt, sipas psikologëve, kjo lloj zilie mund të jetë motivues për të ecur para. Pra, duke qenë me njerëz që nxjerrin tek ty këtë anë apo që nuk të bëjnë të ndihesh në më të mirën tënde, mund të të ndihmojë për të arritur më shumë.
Umami: Ajo shija miks që ta ngamcon gjithmonë qiellzën. Në kontekstin shoqëror, shoku umami është ai që të mban gjithnjë me këmbë në tokë. Zakonisht janë ata shokët e ngushtë prej të cilëve ke parë gjithçka. Ke ndarë eksperienca nga më të ndryshmet dhe momente të gjitha llojeve. Eshtë ajo shija pa të cilën ti nuk bën dot edhe nëse ke gjithë llojet e shijeve që përmendëm më lart.Anabel