Drane Deda është e moshuara e cila u dënua me 14 vite burg pasi qëlloi me sqepar bashkëshortin e saj teksa flinte gjumë. Ngjarja e rëndë u shënua në nëntor të vitit 2020 në Kurbin, teksa bashkëshorti i saj i ndjerë Llesh Deda ndërroi jetë pak ditë pasi bashkëshortja e tij e qëlloi.
Së fundmi në media janë publikuar edhe fotot e çiftit. Ajo shprehej se me të kishte debate prej vitesh pasi e kishte detyruar të bënte 10 fëmijë.
E moshuara ka rrëfyer se ditën e krimit nuk ka debatuar me të por e kishte goditur në kokë teksa flinte qetësisht.