• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Si ta kuptoni nëse marrëdhënia juaj e krisur ka shanse të shërohet

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Si ta kuptoni nëse marrëdhënia juaj e krisur ka shanse të shërohet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur gjërat s’shkojnë mirë në një marrëdhënie, shpresa se do të rregullohen është e vetmja që mban gjallë entuziazmin e lidhjes. Pavarësisht problemeve në çift, ideja se puna e dyanshme do ta rregullojë raportin dhe shuajë problemet, bën që lidhja të zgjasë në kohë. Pastaj papritur, e gjen sërish vetes para një ndarjeje. Gjëra nuk shkuan siç menduat ju. Pse? A nuk ja vlejtën përpjekjet?

Si ta kuptoni kur nuk ka mundësi “shërimi” një marrëdhënie që është krisur?





1. Momentet “e shëmbjes së mureve”

Kur lidhja është në ditë të këqija, partnerët në mënyrë të pavetëdijshme ngrenë mure për të mbrojtur veten. Nëse këto mure mbrojtëse janë trashur me kalimin e kohës, ka pak shanse që secili prej jush të besojë njësoj tek tjetri në të ardhmen.

2. Nostalgjia e përbashkët

Të dy partnerët i bashkojnë kujtimet dhe nostalgjia për kohërat e bukura të kaluara bashkë. Nëse ju të dy jeni në gjendje t’i kujtoni, t’i ndani dhe përjetoni sërish me njëri-tjetrin ato momente, ka gjasa që gjërat të rregullohen mes jush. Mund të diskutoni rreth asaj që shkaktoi thyerjen e zemrës dhe që ju largoi nga njëri-tjetri për pak kohë dhe pastaj të punoni për t’u gjetur sërish. Kjo kërkon qëllim të njëjtë dhe shumë dashuri.

3. Lidhjet me familjen e madhe

Ndonjëherë edhe kur çiftet ndjejnë se e kanë humbur njëri-tjetrin, marrëdhëniet që kanë me familjet përkatëse vijojnë akoma të jenë të ngushta. Mund të keni krijuar lidhje emocionale të forta me njerëzit e partnerit, marrëdhënie që shkon përtej lidhjes suaj dhe s’mund të silleni më sikur të ishit të huaj. Një pjesë e mirë e çifteve zgjedhin të rrijnë bashkë pikërisht për të ruajtur këto lloj marrëdhëniesh me pjesën tjetër të familjes.

4. Përballimi me humor

Nëse nuk jeni më në gjendje të qeshni me njëri-tjetrin, atëherë gjërat janë serioze. E qeshura krijon afrimitet gati magjik dhe nëse partneri s’ju duket më interesant, do të jetë dyfish edhe më e vështirë që lidhja “të shërohet”. Nëse lidhja juaj s’ka më humor brenda, ndoshta është më mirë t’i jepni fund.

5. Përgjigja ndaj frikës së mbarimit, ndarjes përfundimtare

Kur lidhjet s’shkojnë mirë, partnerët frikësohen aq shumë që s’do ta shohin më njëri-tjetrin sa harrojnë edhe shkakun që i çoi deri në atë pikë. Për momentin ndihen të tmerruar nga ideja se nuk do ta shohin më njeriun që kanë në krahë, por me llogjikë të ftohtë pyetja që duhet bërë është: “Do të ndjeja më shumë çlirim apo dhimbje nëse nuk do të shiheshim më? A do të pendohesha nesër nëse nuk përpiqem ende për këtë lidhje?

6. Të imagjinosh partnerin me dikë tjetër

Një tjetër frikë që mban shumë lidhje të pashëndetshme bashkë. Gjithçka duhet të bëni është të pyesni veten: “A dua unë që ai të jetë i lumtur edhe nëse s’është me mua? Mund ta përballoj një skenë të tillë?”

Vetëm kjo imagjinatë mund ta ndryshojë komplet lojën mes jush dhe t’ju japë ca përgjigje. anabel

Pas

E rëndë, rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 45-vjeçari në Pogradec

Para

E rëndë në Vlorë/ 42-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Para
Bulqizë/ Sherr me sende të forta mes 4 personave (EMRAT)

E rëndë në Vlorë/ 42-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Të Gjitha

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

nga Fast News
12:00 | 25/06/2025
0

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

nga Fast News
11:30 | 25/06/2025
0

Mbi 3.4 milionë të huaj në 5 muaj, jo vetëm për turizëm

Mbi 3.4 milionë të huaj në 5 muaj, jo vetëm për turizëm

nga Fast News
11:21 | 25/06/2025
0

Dietat përkeqësojnë depresionin

Dietat përkeqësojnë depresionin

nga Fast News
10:30 | 25/06/2025
0

Recent News

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

12:00 | 25/06/2025
Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

Fituan 33 mln lekë nga Tik Tok dhe Facebook, Tatimet nisin hetimin për 100 individë që nuk i deklaruan

11:30 | 25/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar