• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pse biçikleta është shpikja më e nënvlerësuar e njerëzimit

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Pse biçikleta është shpikja më e nënvlerësuar e njerëzimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1896, një nga gazetat më me ndikim të Xhozef Pulicer, “The World”, raportoi një histori klasike tabloidësh mbi shkatërrimin e një familjeje. “Henri Kliting dhe gruaja e tijjetonin dikur të lumtur së bashku…Por tani ata kanë shkuar në gjykatë për t’u ndarë, dhe gjithçka për shkak të biçikletës së saj”- shkruante gazeta.

Kliting ishte i mërzitur sepse gruaja e tij “po bënte shëtitje të gjata me biçikletë, duke lënëpas dore detyrat e saj shtëpiake”. Një ditë, pasi ajo u rikthye nga një shëtitje disi e gjatë me biçikletë, i shoqi “mori një sëpatë dhe e goditi biçikletën e saj shumë herë duke e shkatërruar”, dhe duke i dhënë fund bashkë me biçikletën edhe martesës së tij.





Kjo histori vjen nga një koleksion fragmentesh të fundit të shekullit XIX-të dhe fillimit tëshekullit XX-të, të mbledhura nga Xhodi Rozen, gazetar që banon në Nju Jork, dhe që ka botuar librin e tij të ri mbi biçikletat.

Ai premton të zbulojë “historinë dhe misterin” e formës më të njohur në histori të transportitpër njeriun, përveç 2 këmbëve të veta. Më shumë biçikleta prodhohen çdo vit vetëm në Kinë,se sa makina në mbarë botën. Në nivel global, gati gjysma e familjeve kanë një biçikletë, shumë më tepër sesa që kanë një makinë.

Siç argumenton në libër Rozen “qytetet dhe qytezat ku ne jetojmë, ekonomitë tona, ligjet tona janë të dizajnuara për makinat; ne udhëtojmë më avionë midis kontinenteve, e megjithatë ne jetojmë në një planet të mbushur me biçikleta”.

Por edhe pse çdo student i ekonomikut e di se si Henri Ford e çoi automobilizmin tek masat e gjera, dhe si ai zhvillim e ndryshoi shoqërinë, shumë më pak njerëz e kuptojnë se sa transformuese ka qenë biçikleta si shpikje.

Për shembull në fundin e Epokës Viktoriane, ajo u dha mundësi grave të reja në moshë që të jetonin vetëm, duke lejuar fillimin e një epokë të liberalizmit seksual shumë përpara shpikjes së pilulës kundër shtatzanisë. Siç rrëfen Rozen, biçikletat e transformuan edhe luftën.

Gjatë Luftës Boere, skautët afrikanë filluan përdorimin e tyre në sulmet goditëse kundër britanikëve. 70 vjet më vonë, vietkongët komunistë u mbështetën tek biçikletat për të zhvendosur furnizimet nëpër xhungël dhe për ta mposhtur ushtrinë amerikane.

Në sheshin Tiananmen në Pekin në vitin 1989, protestuesit i mbanin parullat pikërisht mbibiçikleta. Në kundërpërgjigje, qeveria komuniste kineze shtypi qindra biçikleta nën zinxhirët e tankeve. Menjëherë pas atij momenti, Kina nisi inkurajimin e përdorimit të makinave nëkurriz të biçikletave.

Motoristët që “pushtojnë” rrugët, që i xhirojnë gomat në asfalt dhe nxjerrin tym nga pas me motorët e tyre, mund të mos e kuptojnë, por edhe ata u detyrohen biçiklistëve për mjetet e tyre të preferuara të udhëtimit.

Kjo pasi gomat e fryra me ajër u shpikën fillimisht për t’u përdorur nga biçikletat, dhe jo nga makinat. Makina e parë e Fordit u quajt “katërçikletë”. Ndërkohë, ishte Liga Amerikane e Biçiklistëve, ajo që loboi për ndërtimin e rrjetit të parë mbarëkombëtar të rrugëve në vendin e tyre. /

“The Economist” – Bota.al

Pas

Kinoa me perime- Pjata e shëndetshme për rënien nga pesha

Para

“Pse ma bërë atë gjë?” Pas videos që bëri xhiron e rrjetit, vjehrra dhe nusja përballen ‘live’: Ke për ta parë nga Zoti

Para
“Pse ma bërë atë gjë?” Pas videos që bëri xhiron e rrjetit, vjehrra dhe nusja përballen ‘live’: Ke për ta parë nga Zoti

“Pse ma bërë atë gjë?” Pas videos që bëri xhiron e rrjetit, vjehrra dhe nusja përballen ‘live’: Ke për ta parë nga Zoti

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

nga Fast News
12:27 | 23/08/2025
0

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

nga Fast News
11:52 | 23/08/2025
0

Si ta kuptoni çfarë nuk shkon në kompaninë tuaj

Si ta kuptoni çfarë nuk shkon në kompaninë tuaj

nga Fast News
11:38 | 23/08/2025
0

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Recent News

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

12:27 | 23/08/2025
Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

11:52 | 23/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar