• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Policia zbulon 16 pajisjet/ Goditet baza e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, në kërkim 21-vjeçari

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Policia zbulon 16 pajisjet/ Goditet baza e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, në kërkim 21-vjeçari
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka goditur një tjetër bazë të prodhimit të kriptmonedhave virtuale, përmes lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.

Mësohet se operacioni i koduar “Avalon” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kështu, nga kontrolli i ushtruar në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, janë gjetur dhe sekuestruar 16 pajisje elektronike, të cilat shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave dhe dyshohet se përdoreshin nga 21-vjeçari i shpallur në kërkim me inicialet J.M.

Sipas informacioneve blutë kanë arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin E. M, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. M., kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e E. M., u sekuestrua një sasi kanabis sativa.

Ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet një 33 vjeçar nga Shkodra, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Avalon”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjenden dhe sekuestrohen në një magazinë, 16 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shpallet në kërkim poseduesi i pajisjeve. Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij.

Procedohet në gjendje të lirë punonjësi i OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe OSHEE Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Avalon”, në kuadër të të cilit është ushtruar kontroll në këtë magazinë dhe është shpallur në kërkim shtetasi:

-J. M., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”; “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, kryer në bashkëpunim; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjatë kontrollit në magazinë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 16 pajisje elektronike, të cilat shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave dhe dyshohet se përdoreshin nga 21-vjeçari.

Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. M., kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi:

-F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas

“Ditë surprizash”/ U vlerësua me titullin e lartë, Anila Hoxha ndan momentin emocionues (VIDEO)

Para

“Do të vazhdojë pa u ndalur” Kryeministri Rama publikon pamjet dhe paralajmëron

Para
“Do të vazhdojë pa u ndalur” Kryeministri Rama publikon pamjet dhe paralajmëron

“Do të vazhdojë pa u ndalur” Kryeministri Rama publikon pamjet dhe paralajmëron

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar