Ka shkuar në 6 numri i efektivëve të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme të shkaktuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet nga grupet e tifozerive të Romës dhe Feynoord-it.
Policia ka nisur shoqërimin e tifozëve problematikë të cilët kanë shkaktuar incidente në disa zona të ndryshme.
Ndërkohë janë ngritur disa kordonë sigurie në pikat hyrëse të rrugëve ku janë mbledhur tifozët e dy skuadrave për të shmangur një përplasje të mundshme mes tyre.