• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Nuk bëhesh lider me zor” Gara për kreun e PD, flet Noka: Prodhuam një Lulzim dhe na doli fals

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Nuk bëhesh lider me zor” Gara për kreun e PD, flet Noka: Prodhuam një Lulzim dhe na doli fals
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur sot për garën për kreun e kësaj force politike.

Ai thotë se një lider nuk mund të prodhohet, duke sjellë si shembull Lulzim Bashën.





Noka solli si shembull zgjedhjen e kreut të Partisë Popullore austriake në një garë pa rivalë.

Përsa i përket qendrimit dhe deklaratës së deputetit gjerman, ai u shpreh se nuk mund të refuzohet kurrë vullneti i një populli dhe kujtoi opozitën e 1997-2005.

Noka: Të gjithë anëtarët e Rithemelimit e kanë pasur të drejtën për të kandiduar. Ne nuk marrim përsipër të inkurajojmë atë që nuk do. Inkurajohet personi që ka ambicie.

Por kur vjen puna për të rivalizuar Sali Berishën nuk e shohin veten. A është faji i Berishës? Kryetari i partisë popullore austriake u zgjodh pa rivalë. Zhvilloi një proces i vetëm dhe u shpall fitues me 100% të votave. A është Partia Popullore e Austrisë demokratike, po. A është formë demokratike, po. Ne prodhuam një Lulzim dhe na doli fals. Nuk prodhohet dot. O ke, o s’ke. Nuk bëhesh lider me zor. Në vendet ku duhet votë duhet ti kesh vetë disa cilësi.

Që nga 6 marsi Sali Berisha i pari dhe ne nga pas iu kemi ndenjur me dorë të shtrirë. Ajo që unë sot iu bëj apel kolegëve të mi, është ky, zgjidhni anën e zgjedhësve tuaj dhe të votuesve tuaj. Jeni përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo përfaqësues të vullnetit të Enkelejdit. Zgjedhjen e bëjnë vetë, zgjedhjet vijnë shumë shpejt. Dera është e hapur, ajo derë nuk mbyllet për asnjë nga deputetët e PD-së, por askujt nuk i imponojmë dot zgjedhjen dhe vullnetin. Berisha arrin gjithmonë atë që thotë.

Kur shkon puna t’i bëjë axhendën Taulant Balla, ai do i prezantojë opozitën e emëruar. E sqaroi vetëm Pompeo pse kishte ardhur. Kishte një axhendë tjetër. Ia paraqitën si opozitë. Taulanti emëroi opozitën.

Sali Berisha as ka kërkuar. Taulant Balla e mori për dore opozitën e emëruar dhe ia çoi. Kur ka shkuar puna ta emërojë dhe fotografojë Taulant Balla…

Noka: Z. Berisha do ta bënte jo të imponuar nga Taulant Balla.

Noka: Çështja e betejës juridike është çështje tjetër. Ka një shprehje populli, guri i rëndë peshon në vendin e vet. Sali Berisha në vendin e vet është peshë e rëndë. Sali Berisha është forcë e rëndë në këtë parti politike. Koha vërtetoi që në një muaj e gjysmë mori një bashki, ndërkohë që përballë kishte një forcë politike me logon që kishte dalë. Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit dhe mbështetësit e tij në këtë periudhë kanë bërë atë që kishte nevojë vendi. Shqiptarët kishin nevojë për një skanim të situatës sepse 9 vjet u lodhën vetëm duke dëgjuar fasadë. Nuk kishte realitet.

A kemi mëkatet tona, pa asnjë diskutim. Pse Sali Berishën e mbështetën? Fitoi një bashki duke i pasur të gjithë kundër, sepse është i vërtetë, nuk bën politikë fake. Është ai që është. Nuk i kthen shpinën qytetarëve, zgjedhësve, votuesve. Nuk bën Pazar me mundën, djersën, sakrificën e qytetarëve që e mbështesin. Nuk bën pazar në kurriz të vlerave, nuk bën kompromis në kurriz të mbështetësve dhe në favor të xhepit. Për këto arsye inspiron, ka mbështetës. Këto do jenë kryesore që po e ngrenë PD-në dhe do e bëjnë forcë fituese. Unë kam kaluar një opozitë më të egër se kjo, ‘97-2005.

Kemi pasur dhe SHBA-të dhe Europën kundër, hapur. Çdo javë deklarata kundër. Bindëm popullin që qeveria e asaj kohe duhej larguar me çdo kusht dhe u largua. Sali Berisha dhe PD-ja e asaj kohe arriti t’i bindë shqiptarë dhe i bindi. Ka qenë qeverisja më e mirë që nga dita që u themelua shteti shqiptar. Këtë do bëjë, ka energjinë, ka vizionin. Marrëdhënie do të ketë.

Në politikë ka deklarata. Deklaratat politike lakohen rrugës. Duhet t’i kemi në konsideratë këto gjëra. Amerika është vendi u është faktuar demokracia. Amerika vullnetin e një populli kurrë nuk e refuzon. Mos shihni deklaratat që sponsporizohen politikisht.

 

 

Pas

“Duam rritje rrogash” Punonjësit e administratës shtetërore në Kosovë dalin në protestë

Para

Ende në arrati/ Akuzohet për shpërdorim detyre, dënohet me burg Nikolla Gruevski

Para
Ende në arrati/ Akuzohet për shpërdorim detyre, dënohet me burg Nikolla Gruevski

Ende në arrati/ Akuzohet për shpërdorim detyre, dënohet me burg Nikolla Gruevski

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar