• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Niveli më i ulët historik/ Euro zbret në pikiatë, ja çfarë po ndodh me kursin e këmbimit valutor

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Niveli më i ulët historik/ Euro zbret në pikiatë, ja çfarë po ndodh me kursin e këmbimit valutor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Euro ra për herë të parë poshtë kufirit të 120 lekëve.

Monedha e përbashkët shënoi kështu nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 119.96 lekë, duke prekur një rekord të ri në një cikël nënçmimi që, me thyerje të vogla, kishte nisur që vitin e kaluar.

Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për Euro ngelet e pakët, ndërsa në këtë periudhë flukset hyrëse janë përmirësuar ndjeshëm falë rritjes së eksporteve dhe të turizmit hyrës.

Një faktor tjetër që ndoshta ka filluar ta ndikojë kursin e këmbimi mes Euros dhe Lekut është finalja e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në Tiranë javën e ardhshme.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për këtë ngjarje priten të hyjnë në vend të paktën 20 mijë tifozë të huaj, të cilët do të sjellin shuma të mëdha valute me vete. Agjentët e tregut mendojnë se ndeshja do të ketë një efekt të pashmangshëm në tregun valutor.

Tregu valutor shqiptar është relativisht i vogël dhe prurje në rendin e disa miliona Eurove të përqendruara në pak ditë, do të rrisin ofertën e Euros dhe do ta zhvlerësojnë më tej monedhën europiane kundrejt lekut.

Është shumë e mundshme që javën e ardhshme Euro të prekë rekorde të reja në rënie në kursin e këmbimit me Lekun. Edhe në vazhdim, fakti që ndodhemi para sezonit veror bën që pritshmëritë të jenë kryesisht në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit ndaj Euros.

Ky mbiçmim i Lekut për shumicën e ekspertëve ka qenë i papritur, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe zgjerimin e deficitit tregtar, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar. Por, as shtrenjtimi i importeve nuk e ka zhvlerësuar dot Lekun.

Ekspertët mendojnë se vala e panikut që përfshiu ekonominë pas shëprthimit të luftës në Ukrainë bëri që shumë njerëz të krijonin rezerva të produkteve ushqimore të konsumit. Kjo mund ta ketë ulur disi fluksin e importeve në javët e fundit.

Gjithashtu, edhe importet e energjisë elektrike në muajt e fundit besohet se kanë qenë në sasi më të ulëta, tjetër faktor që e ka zbutur edhe më shumë kërkesën për Euro në tregun valutor.

Mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit në këtë periudhë mund të ndihmojë ekonominë shqiptare për të amortizuar presionet e larta inflacioniste që vijnë nga importi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Leku i fortë i ka zbutur disi këto presione dhe në mungesë të mbiçmimit të monedhës vendase ndoshta inflacioni do të ishte më i lartë se niveli i fundit prej 6.2% që ka raportuar INSTAT.

Konsumatorët përgjithësisht kanë përfitime nga forcimi i Lekut në këtë periudhë inflacioniste, ashtu si edhe huamarrësit që kanë detyrime për të shlyer në monedhën europiane.

Ata që humbasin nga forcimi i Lekut janë kryesisht sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi. Ndërkohë, Leku e mbylli këtë javë duke e forcuar edhe në kursin me valutat e tjera që këmbehen në tregun shqiptar.

Ky forcim nuk lidhet gjithsesi me faktorë të brendshëm, por thjesht pasqyron ecurinë e kursit të valutave të tjera kundrejt Euros.

Edhe forcimi ndaj monedhave të partnerëve tregtarë dhe kryesisht ndaj Dollarit Amerikan ka një efekt zbutës në përcjelljen e presioneve inflacioniste që vijnë nga importi.

Pas

Dosja e plotë e SPAK/ Avokati pagoi 120 mijë euro ti v risnin gruan, ja cila është arsyeja që mori këtë vendim

Para

Huawei akuzohet për diskriminim; “Kultura e ujkut” kontrollon punonjësit në Evropë

Para
Huawei akuzohet për diskriminim; “Kultura e ujkut” kontrollon punonjësit në Evropë

Huawei akuzohet për diskriminim; “Kultura e ujkut” kontrollon punonjësit në Evropë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtyhet deri më 20 shkurt afati për deklarimin e inventarit, Tatimet dalin me njoftimin për bizneset

Shtyhet deri më 20 shkurt afati për deklarimin e inventarit, Tatimet dalin me njoftimin për bizneset

nga Fast News
17:29 | 04/02/2026
0

Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

nga Fast News
17:22 | 04/02/2026
0

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

nga Fast News
17:08 | 04/02/2026
0

Debati për pagat, Rama gjyqësorit: Keni pagat më të lartat në Ballkan, të barabarta me Greqinë

Debati për pagat, Rama gjyqësorit: Keni pagat më të lartat në Ballkan, të barabarta me Greqinë

nga Fast News
11:30 | 04/02/2026
0

Recent News

Shtyhet deri më 20 shkurt afati për deklarimin e inventarit, Tatimet dalin me njoftimin për bizneset

Shtyhet deri më 20 shkurt afati për deklarimin e inventarit, Tatimet dalin me njoftimin për bizneset

17:29 | 04/02/2026
Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

Një vit pas bllokimit, rihapet TikTok-u në Shqipëri

17:22 | 04/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar