Zbardhen përgjimet mes Ergys Maljës dhe prindërve të tij që shkuan për ta takuar në burgun e të miturve në Kavajë.
Adoleshenti akuzohet se nxori në pritë Endri Mustafën.
Përgjimi ka ndodhur më 1 korrik të vitit 2021, disa muaj pas vrasjes, por prindërit e të miturit flasin për një dëshmi që duhej tërhequr pasi i mituri kishte folur më shumë seç duhej. I ati, Admir Malja i thoshte se kishin marrë fjalë, edhe nga familja Lici. Bëhej fjalë për përmendjen e Ibrahim Licit si vrasësi i Mustafës. Teksa i biri ngulte këmbë se i dinte të gjitha, babai ndërhynte duke i kërkuar që të mos e zgjaste shumë bisedën, e të mbyllte gojën për të mos thënë asnjë fjalë e asnjë emër më…
PJESË NGA BISEDA:
Admir Malja: Ata i kanë çuar fjalën e…të gjitha. Ata Licajt…
Ergys Malja: Nuk ke çfarë të bësh, i di të gjitha. Unë atje thashë atë natë, 100 hreë më kanë marrë në pyetje, i kam dhënë emrat.
Admir Malja: Emrat e kujt mor?
Ergys Malja: Brahimit dhe atij që erdhi atë natë.
Admir Malja: Shko dreq, mos fol gjë, nuk di gjë thuaj për asgjë. Nuk di gjë thuaj.
Ergys Malja: Unë po i them atje nuk ditë se çfarë kam folur, po them. Kam bërë 100 dëshmi e nuk di çfarë kam folur.
Admir Malja: Ashtu thuaji, ça di unë se çfarë është bërë.
Ergys Malja: Emrin nuk e nxjerr, unë edhe në gjyq asgjë. Nuk di gjë.
Admir Malja: Mirë, mirë. Qetëso trurin, ne të kemi porositur atëherë. Tani kemi ardhur deri këtu. Tani po sqarohemi, tani po sheshohen punët.
PËRGJIMET E PLOTA TË ASAJ DITE:
Admir Malja: Dëgjo…
Polici: Urdhëro!
Admir Malja: Mos ka kamera a gjë?
Jetmira Malja: Dëgjo, ti mos fol gjë se ke gjithkund kamera, mos fol asnjësend ti.
Admir Malja: Ça të flas moj…
*Hyn Ergys Malja
Admir Malja: Hë mor…
Ergys Malja: A jeni mirë? Hë mos qaj…Çfarë po bëni?
Jetmira Malja: Asnjë gjë, ça të bëjmë, hiç aty.
Admir Malja: Si ke qenë ti??
Ergys Malja: Mirë mor
Jetmira Malja: A po mërzitësh?
Admir Malja: Na ka zënë tani?
Jetmira Malja: Qetësohu tani, qetësohu.
Admir Malja: Na ka zënë tani. Hë fol! Fol lehtë.
Ergys Malja: Ça të bësh tani?
Admir Malja: Tani e di vetë ti.
Ergys Malja: Unë thashë nuk di gjë. Jo flasin prej atje. Hiqe dëshminë. Të flasim me avokat.
Jetmira Malja: Nuk ka avokat e prokuror që të nxjerr. Të drejtën që ke thënë që në fillim, nuk ke çfarë të bësh tani.
Ergys Malja: Duhet marrë avokat. Asnjë nuk ka dalë, nuk duhet të mërzitemi.
Jetmira Malja: Po dru se po të fusin më keq në burg.
Ergys Malja: Unë po iu them, unë dua avokatin. Unë e kam porositur avokatin dhe ata ma kanë sjellë veç kur kam firmosur letrat. Ja thamë të gjitha, ja thamë prokurorin, të vijë prokurori këtu unë nuk kam lidhje me të.
Jetmira Malja: Po ke mesazhet more.
Ergys Malja: Çfarë mesazhi?
Jetmira Malja: Ato që i ke nisur.
Ergys Malja: Unë në telefonin nuk i kam shkruar asgjë, unë i kam çuar vetëm një foto.
Admir Malja: A i ke shkruar tjetër gjë, a i ke shkruar ti? Çfarë i ke thënë atyre?
ERGYS MALJA FLET LEHTË DHE NUK KUPTOHET
Admir Malja: Ata i kanë çuar fjalën e…të gjitha. Ata Licajt…
Ergys Malja: Nuk ke çfarë të bësh, i di të gjitha. Unë atje thashë atë natë, 100 hreë më kanë marrë në pyetje, i kam dhënë emrat.
Admir Malja: Emrat e kujt mor?
Ergys Malja: Brahimit dhe atij që erdhi atë natë.
Admir Malja: Shko dreq, mos fol gjë, nuk di gjë thuaj për asgjë. Nuk di gjë thuaj.
Ergys Malja: Unë po i them atje nuk ditë se çfarë kam folur, po them. Kam bërë 100 dëshmi e nuk di çfarë kam folur.
Admir Malja: Ashtu thuaji, ça di unë se çfarë është bërë.
Ergys Malja: Emrin nuk e nxjerr, unë edhe në gjyq asgjë. Nuk di gjë.
Admir Malja: Mirë, mirë. Qetëso trurin, ne të kemi porositur atëherë. Tani kemi ardhur deri këtu. Tani po sqarohemi, tani po sheshohen punët.
Ergys Malja: Nesër kur të thërrasin prokurorin. Hajde se unë dua avokatin. Pa avokat, asnjë gjë.
Admir Malja: Po tani ku të gjen avokat ai?
Ergys Malja: Pa avokat ai shkruan letrat si do ai, si do ai i shkruan letrat.
Admir Malja: Ti asnjë gjë dhe rri urtë. Ata po i han fjalët ministrave dhe jo më… Ti kur të dalësh aty mos trego asnjë gjë. Ça di unë, unë s’di gjë se ça kanë shkruar aty.
Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.