Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi Rama përsa i përket projektit të portit të qytetit bregdetar.
Nga takimi që po mban me demokratët, Berisha tha se Rama po asgjeson një port 3 mijë vjeçar.
Sipas tij, kreu i qeverisë po shfrytëzon 1 mln metër katror për të ndërtuar pallate me kompaninë e tij ose të klientëve të tij.
“Ja ku e keni portin. Ka qenë arterie për Durrësin. Nëse Durrësi ka lulëzuar, portin ka pasur si burim lulëzimi. Një ditë prej ditësh i vendoset syri për të hapur shesh ndërtimi për të bërë Dubain këtu, thotë Rama. E merr, një port 3 mijë vjeçar dhe e çon drejt asgjësimit defakto dhe merr 1 mln metër katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelës së tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e qytetarëve të Durrësait. Aty ka jetë të humbura dhe mund e djersë.
A mund t’i ndodhi një kombi tjetër kjo? E krijoi ndërmarrjen, tha është e sheikut, sheiku thotë pas një viti që nuk është e imja dhe ja shiti prapë këtij. Çfarë po ndodh me shqiptarët? Iç thotë tjetri se ka frikë të flasë. Sepse me arrestime masive për fatura drite e uji, u ka kallur njerëzve frikën. Kjo është e vërteta. Çfarë po ndodh, po ikin thonë të tjerët. A ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se ky vend nuk bëhet” – tha Berisha.
Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën edhe për aferën e inceneratorëve për të cilën u shpreh se kreu i qeverisë ka firmosur vetëm për të vjedhur.
“Ne arritëm por, në këtë stacion ku jemi, një mision i madh tjetër na pret. I një rëndësie jetike dhe historike, për identitetin tonë kombëtarë, për të ardhmen tonë. Për të ardhmen e këtyre të rinjve dhe të fëmijëve tanë. Ku qëndron ky mision i yni, qëndron në atë që të bindim secilin që kemi në krah, që njohim që dhe ai të thotë ‘ndal tani’. Para syve tanë ndodh një shkretim i kombit. Një vjedhje e paimagjinueshme e pasurive kombëtare. Ndodh një poshtërim i tij.
Ndodh përçudnira të cilat janë të pabesueshme. Disa prej tyre pasurohen direkt në interesin kombëtar dhe identitetin tonë kombëtar. Të tjera janë të lidhura me të. Kurse ne i përcjellim. Të rinjtë thonë se nuk është për t’u etuar kët. Vendi i një mjedisi të pashoqë. Pse të gjitha këto? Sepse ne si shoqëri vazhdojmë të tolerojmë, vazhdojmë të mos reagojmë e përgjigjemi.
Çfarëdo që del, del problemi i inceneratorëve. Është e qartë si dielli se kreu i qeverisë ka firmosur për të vjedhur. Një procedurë që nuk ekziston në ligjet e vendit. E ka quajtur negociata të mbyllura që është e përjashtuar nga ligjet. Nuk mund të vidhte ndryshe. Vazhdon firma deri tek Lefter Koka dhe me rradhë, por ku është reagimi ynë. Flas për reagimin e shoqërisë. Askush nuk është më përgjegjës për këtë mungesë reagimi se sa ne demokratët që jemi në këmbë si misionarë. Nuk janë përgjegjës ata që nuk reagojmë. Siç ndryshuam veten, do të duhet të ndryshojmë dhe të tjerët. Po rikthehem prapë” – tha Berisha.