Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Aleksia ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me aktorin Romeo Veshaj.
Këtë herë, teksa gjërat mes tyre kanë përfunduar, ajo tregoi edhe detajet se si lidhja u bë familjare dhe më pas bashkëjetuan.
Në sqarimin e saj, 20-vjeçarja shprehet se është nxituar për ta bërë publike, por nga ana tjetër është ndjerë e sigurt sepse marrëdhënia e tyre kishte arritur në disa pika kyçe. Me një frymëmarrje të thellë, Aleksia pohon se ndihet e çliruar.
Aleksia Peleshi: Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur, kaq gjerësisht sa po e shpjegon ti dhe me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.
Rudina Magjistari: Keni bashkëjetuar?
Aleksia Peleshi: Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.
Rudina Magjistari: E rëndësishme është që ti të jesh mirë tani. Por a pati një shkak, diçka që ti dëshiron ta ndash apo dëshiron ta ndërpresësh rrëfimin tënd këtu? E vuajte shumë ndarjen sepse kur historitë jetohen në sytë e publikut bëhen edhe më të vështira kur ndodh ndarja?
Aleksia Peleshi: Ajo që vuajta unë është që kisha më shumë hallin se si do dal në publik se sa çfarë po ndodh me marrëdhënien time që është shumë e gabuar, por nuk e di pse kam pasur një lloj mendësie të prapambetur komplet që një femër është turp të ndahet, një femër është turp që të provojë disa lidhje derisa të gjejë të duhurën dhe gjatë gjithë kohës mendoja unë duhet të shfaqem para njerëzve sikur jam shumë e dashuruar që të gjithë të mendojnë që i kam gjërat në rregull por ndërkohë kjo nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai shpirtërisht të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guximin ta them publikisht ndihem shumë e çliruar.