• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Histori/ Katër rastet kur gabimet e vogla e ndryshuan botën

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Histori/ Katër rastet kur gabimet e vogla e ndryshuan botën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gabimet ndodhin kudo dhe shumë herë gjatë historisë. Por disa janë më të spikatura se të tjerat. Ju vetë mund të keni bërë një duzinë gabimesh javës që kaloi, të parëndësishme apo edhe disi serioze. Por shumica e gabimeve tona nuk na e ndryshojnë jetën. Vetëm disa prej tyre, mund të arrijnë të kenë një ndikim shumë të madh në jetën tonë personale. Por përgjatëhistorisë kanë ndodhur disa gabime, që e ndryshuan botën siç e shohim sot.

1. Kur holandezet nuk e deklaruan se kishin zbuluar Australinë





Kapiteni anglez Xhejms Kuk nuk ishte i pari që e zbuloi Australinë. Një shekull para tij, në vitin 1606, kapiteni holandez Vilem Janzon u nis me anijen e tij “Duyfken” dhe eksploroi mbi 200 milje vijë bregdetare në pjesën perëndimore të gadishullit Kejp Jork, duke u bërënjeriu i parë që zbuloi kontinentin e Australisë për evropianët.

Shumë holandezë të tjerë eksploruan brigjet perëndimore dhe jugore të së njëjtës zonë, dhe e quajtën atë Holanda e Re. Megjithatë, ata nuk bënë asnjë përpjekje për të kolonizuar atë zonë apo për t’u krijuar atje ndonjë vendbanim të qëndrueshëm. Për këtë arsye, zbulimi i tyre mbeti i harruar për një kohë të gjatë derisa Kapiteni Kuk shpalli pretendimin e tij në vitin1770.

2. Lufta me vetveten e ushtrisë austriake

Kur shpërtheu Lufta Austro-Turke e vitit 1788 midis osmanëve dhe habsburgasve, ndodhi një moment një incident i rëndë në radhët e trupave austriake. Ai incident i dha osmanëve një epërsi të papritur. Në shtatorin e atij viti, austriakët kaluan një lumë për të spiunuar armikun në anën turke.

Por ata nuk mundën të dallonin askënd. Në vend të tyre, gjetën re disa vendas që po shisnin verë. Disa trupa të ushtrisë austriake blenë pije alkoolike duke u dehur. Në anën tjetër të lumit, komandanti austriak po i priste me durim në kamp që të ktheheshin me informacione tërëndësishme mbi osmanët.

Kur trupat nuk po ktheheshin, komandanti dërgoi disa oficerë për t’i kërkuar. Nuk kalii shumë kohë dhe ushtarët e dehur u zbuluan, dhe më pas ndodhi një kaos i madh. Dy grupet e ushtarëve besuan se grupi tjetër ishte nga anën e armikut.

Një oficer i artilerisë e vëzhgoi përplasjen nga një distancë e largët, dhe mendoi se kampi austriak ishte nën sulm, ndaj ai urdhëroi ushtarët e tij të hapnin zjarr, duke vrarë mbi 1000 ushtarë. Kur osmanët mbërritën në vendngjarje, gjetën shumë viktima nga ushtria austriake,dhe e morën pa asnjë luftë Karansebes.

3. Kur Rusia ia shiti Alaskën Shteteve të Bashkuara

Kur shpërtheu Lufta e Krimesë në vitin 1853, Turqia, Britania e Madhe dhe Franca luftuan kundër armikut të tyre të përbashkët, Rusisë. Gjatë kësaj periudhe, gjërat u ndërlikuan shumëpër Perandorinë Ruse, e cila nuk mund të kujdesej dot më për rajonin e Alaskës.

SHBA-ja i erdhi në ndihmë. Pavarësisht kritikave që nxiti ai vendim, në marsin e vitit 1867 u nënshkrua një marrëveshje, sipas së cilës Rusia ia shiti Alaskën SHBA-së për shumën 7.2 milionë dollarë. Jo shumë më vonë, gjatë viteve 1880–1890, minierat e arit në këtë rajon isollën SHBA-së miliona dollarë të ardhura, duke i dhënë një shtytje të fuqishme ekonomisësë saj.

4. Kur Aleksandër Flemingu nuk mundi ta mbante dot pastër laboratorin e tij

Që nga zbulimi i paprecedentë i penicilinës nga Aleksandër Fleming në vitin 1928, fusha e mjekësisë nuk ka qenë më e njëjta. Edhe pse shkencëtarët e cilësojnë këtë të fundit si një njeri revolucionar të shkencës, ai që supozohej të ishte një zbulim domethënës, ishte në fakt një gabim, edhe pse një gabim i shkëlqyer.

Pasi Fleming u kthye nga pushimet e tij të shkurtra, vuri re se një nga pjatat e tij laboratorike me baktere stafilokok, po shfaqte shenja të rritjes së kërpudhave. Ndërsa kërpudhat u përhapën, ato i asgjësuan bakteret në pjatë.

I nxitur nga ky vëzhgim i çuditshëm, Fleming i kultivoi kërpudhat në një pjatë të pastër, gjëqë konfirmoi edhe zbulimin e tij fillestar. Fleming e quajti substancën që prodhoi kërpudhat si “lëngu i mykut”, që vepronte si antibiotik kundër kulturës bakteriale. Ky “lëng myku” u përdor gjerësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndihmoi në shpëtimin e jetës së shumë të ushtarëve dhe civilëve të plagosur. / History of Yesterday – Bota.al

Pas

Trajtimi me niseshte dhe vezë që largon çdo papastërti nga fytyra

Para

Kthim në mesjetë/ Pas rritjes së çmimit të naftës, i riu gjen zgjidhjen. Shkon në punë me kalë

Para
Kthim në mesjetë/ Pas rritjes së çmimit të naftës, i riu gjen zgjidhjen. Shkon në punë me kalë

Kthim në mesjetë/ Pas rritjes së çmimit të naftës, i riu gjen zgjidhjen. Shkon në punë me kalë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar