Gjykata e Posaçme i ka konfiskuar pasuritë deputetit demokrat Kasëm Mahutaj, duke i cilësuar ato si të pa justifikuara.
Kjo masë ka ndodhur pas hetimit pasuror të SPAK, mbi pasuritë e vëllait të deputetit, Gazmend Mahmutaj, i dënuar në vitin 1993 në Itali për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Mësohet se deputetit i janë konfiskuar dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe 1 automjet.
Kujtojmë se Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020.
Kasëm Mahmutaj rezulton i dënuar me 25 vite burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. Operacioni Forca e Ligjit nisi më janar të vitit 2020, ku përgjatë një viti, OFL evidentoi rreth 1500 pasuri të dyshimta nga të cilat 523 u sekuestruan me vendim gjykate.
Njoftimi i Gjykatës:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. Akti: 11/43/218 Nr. Vendimi: 11
Datë regjistrimi: 11.12.2020 Datë vendimi: 22.02.2022
V E N D I M
“PËR VENDOSJEN E MASËS SË KONFISKIMIT”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë prej:
GJYQTARE: Etleva DEDA
Asistuar nga sekretare gjyqësore Ermelinda MILINGU, në disa seanca gjyqësore, me seancë të fundit të zhvilluar sot në datë 22.02.2022, mori në shqyrtim çështjen nr.11/43/218 Akti, datë 11.12.2020 regjistrimi, që i përket palëve:
KËRKUESE:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e përfaqësuar nga prokurore Dorina BEJKO.
OBJEKTI:
Konfiskimin e pasurive:
1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
4. Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.721 Prot. datë 21.12.2016, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
5. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
6. Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj, përfituar me kontratën me nr.1148 Rep dhe nr.242 Kol, datë 24.04.1996, në shumën prej 985.000 lekësh.
7. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
8. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
9. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq.184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
10. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
11. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
12. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq.132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
13. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
14. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
15. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
16. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
17. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
18. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
19. Pasuri e shtetasit Kasëm Mahmutaj në qytetin e Tiranës, e përfituar me kontratën e porosisë të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, me aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol. Albana Mahmutaj ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124,9 (njëqind e njëzet e katër presje 9) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmimin të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Luan Bogdani, Tiranë.
20. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
21. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
22. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
23. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
24. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
25. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
26. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi në 01.11.1999.
27. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea-Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
28. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
SUBJEKTIT:
• Gazmend MAHMUTAJ (alias Eduarto TOSKA), i biri i Bajram dhe i Sanije, i datëlindjes 30.06.1969, lindur dhe banues në Berat, lagjja “Çlirimi”, nr.1, rruga e Teqesë, Nd.15, H.1, me shtetësi shqiptare, me gjendje civil “i divorcuar”, me numër personal G90630050L;
i përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
PERSONA TË LIDHUR:
• Behar MAHMUTAJ, i biri i Bajram dhe i Sanije, i datëlindjes 20.03.1967, lindur dhe banues në Berat, me adresë: rruga e Teqesë 00010492, Nd.1, H.32, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile “i martuar”, me numër personal G70320217N, (vëllai i subjektit);
i përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
• Kasëm MAHMUTAJ, i biri i Bajram dhe i Sanije, i datëlindjes 16.04.1962, lindur dhe banues në Berat, me adresë: rruga e Teqesë 00010492, Nd.1, H.32, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile “i martuar”, me numër personal G20416202N, (vëllai i subjektit);
i përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
• Liri MAHMUTAJ, e bija e Ismail dhe e Afërdita, e datëlindjes 20.11.1964, lindur dhe banuese në Berat, me adresë; rruga e Teqesë 00010492, Nd.1, H.32, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile “e martuar”, me numër personal G46120092U (kunata e subjektit)
e përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
• Tatjana MAHMUTAJ e bija e Dhimitraq dhe e Majre, e datëlindjes 20.12.1976, lindur dhe banuese në Berat, me adresë: rruga e Teqesë 00010492, Nd.1, H.32, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile “e martuar”, me numër personal H66220067W, (kunata e subjektit);
e përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
PERSONA TË TRETË:
• Shoqëria tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., me NIPT L62813001D, me adresë: lagjja: “Uznovë”, rruga: “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat.
e përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur nga administratori i saj Gazmend Mahmutaj, avokatët Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
• Person Fizik “BEHAR MAHMUTAJ”, me NIPT K32515133U, figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja: “Barrikada”, rruga: “Antipatrea”;
i përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur nga administratori Behar Mahmutaj, avokatët Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
• Person Fizik “LIRI MAHMUTAJ”, me NIPT K32515135N, i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat;
i përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur nga administratorja Liri Mahmutaj, avokatët Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
• Subjekti “ANTIPATREA HOTEL”, me NIPT L32923001H, me administratore Ajda Mahmutaj dhe me ortake Sanjola Mahmutaj;
i përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur nga ortake Sanjola Mahmutaj, avokatët Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
• Subjekti tregtar “TATJANA MAHMUTAJ”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit
16.07.2015, ndodhur në Berat, me adresë: lagjja: “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85;
i përfaqësuar në gjykim nga avokatët e zgjedhur Shpëtim BAÇI, me nr.725 Liçense dhe Dritan DEVOLE, me nr.1155 Liçense, anëtarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe avokati Agron VAVLA, me nr.3760 Liçense, anëtar i Dhomës së Avokatisë Berat; të zgjedhur me “Prokurë e Posaçme” nr.196 Rep., nr.90 Kol., datë 25.01.2021, përpiluar përpara noterit Ilir L. Isufaj.
• Shoqëria “TEXNOKAT” sh.p.k., me NIPT K62129043N, me adresë: fshati Linzë, Godinë 5-katëshe;
e përfaqësuar në gjykim nga avokatët Arjola SHERI, me nr.4189 Liçense dhe Gazmend REKA, me nr.10907 Liçense, antarë të Dhomës së Avokatisë Tiranë, të zgjedhur nga administratori i shoqërisë Florenc Mehmetaj, me “Prokurë e Posaçme” nr.1135 Rep., nr.378 Kol., datë 23.03.2021, përpiluar përpara noteres Marsela Veseli.
BAZA LIGJORE:
Akt Normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.
Gjykata, në seancë gjyqësore të zhvilluar në prani të prokurores Dorina Bejko, prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të përfaqësuesit të personit të tretë shoqëria “Texnokat” sh.p.k., avokatit Gazmend Reka dhe pa praninë e subjektit, personave të lidhur me të, personave të tretë dhe mbrojtësve të tyre, të cilët kërkuan:
Prokurorja Dorina Bejko:
1. Konfiskimin dhe kalimin ne favor te shtetit të pasurive:
– Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
– Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
– Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
– Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
– Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarim me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
– Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
– Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
– Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
– 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
– Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
– Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi në 01.11.1999.
– Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
– Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
2. Heqjen e sekuestros për pasuritë e mëposhtme:
– Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj, përfituar me kontratën me nr.1148 Rep. dhe nr.242 Kol., datë 24.04.1996, në shumën prej 985.000 lekësh.
– Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.721 Prot. datë 21.12.2016, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, blerë sipas kontratës datë 29.07.1996 në shumën 1.000.000 lekë.
– Pasuri e shtetasit Kasëm Mahmutaj në qytetin e Tiranës, e përfituar me kontratën e porosisë të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, me aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol. Albana Mahmutaj ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124,9 (njëqind e njëzet e katër presje nëntë) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmimin të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Luan Bogdani, Tiranë.
Përfaqësuesi i personit të tretë shoqëria “TEXNOKAT”sh.p.k., avokati Gazmend Reka:
Përjashtimin nga konfiskimi të pasurisë nr.505/336+3-6, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 125.30 m2, e ndodhur në ZK 2460, vol. 57, fq. 7, me adresë Linzë, Tiranë, pasi është pronë e Shoqërisë “Texnokat” sh.p.k.
VËREN:
I. Rrethanat proceduriale
I.1. Në datë 11.12.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka sjellë për gjykim kërkesën (shoqëruar me shkresën përcjellëse nr.118/4 Prot./(V.M.) datë 11.12.2020, me lëndë: “Dërgohet kërkesa për konfiskim” të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja) për konfiskimin e pasurive të shtetasit Gazmend Mahmutaj.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Prokuroria e Posaçme fillimisht kërkoi:
Konfiskimin e pasurive:
– Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.721 Prot. datë 21.12.2016, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj, përfituar me kontratën me nr.1148 Rep dhe nr.242 Kol, datë 24.04.1996, në shumën prej 985.000 lekësh.
– Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
– Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
– Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
– Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
– Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
– Pasuri e shtetasit Kasëm Mahmutaj në qytetin e Tiranës, e përfituar me kontratën e porosisë të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, me aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol. ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124,9 (njëqind e njëzet e katër presje nëntë) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmimin të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Luan Bogdani, Tiranë.
– Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
– Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamioncinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
– Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shetasit Kasëm Mahmutaj.
– 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
– Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
– Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi në 01.11.1999.
– Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
– Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
I.2. Në kushtet kur ish gjyqtari Bib Ndreca ka disponuar me vendimin për sekuestrimin e pasurive të subjektit Gazmend Mahmutaj (me nr.149 Vendimi, datë 23.09.2020), kjo kërkesë për konfiskim (me nr.43 Akti) i kaloi të njëjtit gjyqtar për gjykim, dokumentuar me Urdhër të datës 11.12.2020 “Për dokumentimin e formimit të trupit gjykues”, të ish kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni.
Në vijim, në kushtet kur me vendimin e datës 18.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në ligjin 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, gjyqtari Bib Ndreca u shkarkua nga detyra e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Urdhër nr.12 datë 19.01.2021 “Për kalimin për short të çështjeve gjyqësore të gjyqtarit Bib Ndreca” po të ish kryetarit të Gjykatës së Posaçme, pas shortit elektronik të zhvilluar në orën 13:08 të datës 20.01.2021, kjo kërkesë për konfiskim i kaloi gjyqtares Miliana Muça, dokumentuar me Urdhër nr.03 datë 20.01.2021 “Për dokumentimin e rezultateve të shortit dhe formimin e trupit gjykues”, të ish kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni.
Me dekretin nr.140 datë 02.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur “Ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të znj. Miliana Muça”. Në ato kushte, zëvendëskryetarja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Irena Gjoka, me Urdhër nr.63 datë 06.04.2021 “Për kalimin për short të çështjeve gjyqësore të gjyqtares Miliana Muça”, urdhëroi kalimin për short edhe të kësaj kërkese/çështjeje.
Për pasojë, në bazë të shortit elektronik të zhvilluar në orën 13:45 të datës 07.04.2021, dokumentuar në Urdhër nr.15 datë 07.04.2021 “Për dokumentimin e rezultateve të shortit dhe formimin e trupit gjykues”, të zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme Irena Goka, kjo kërkesë për konfiskimin e pasurive të subjektit Gazmend Mahmutaj (nr.43 Akti), i kaloi dhe u shqyrtua nga trup gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtare Etleva Deda.
Gjykata, duke vlerësuar kompetencën e saj për shqyrtimin e kësaj çështjeje, referuar nenit 23 tëAktit Normativ nr.1 datë 31.01.2020, e shqyrtoi në seancë gjyqësore.
Nga aktet rezulton se:
I.3. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka rregjistruar aktet me nr.118 Prot. datë 01.09.2020, të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me shkresën nr.114/ Prot. datë 31.08.2020, që bëjnë fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Gazmend Mahmutaj dhe familjarëve te tij.
Me vendimin e datës 30.11.1993, me nr.14 Regj.Them., të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, është vendosur njohja e vendimit penal të Gjykatës për Hetime Paraprake pranë Gjykatës së Veronës, datë 30.11.1993 (i cili ka marrë formë të prerë në datë 29.12.1993) për të dënuarin Eduarto Toska (alias Gazmend Mahmutaj), si dhe njohja e vendimit penal të Gjykatës së Veronës, datë 10.01.1997 (i cili ka marrë formë të prerë në datë 20.10.1997), për të dënuarin Eduarto Toska (alias Gazmend Mahmutaj), duke u vendosur konvertimi i dënimit për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” me 8 (tetë) vjet burgim, në bazë të neneve 114 e 25 të Kodit Penal.
Sa më sipër, rezulton se shtetasi Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska), i biri i Bajram-it dhe i Sanije-s, i datëlindjes 30.06.1969, lindur në Berat dhe banues në Berat, lagjja “Çlirimi”, nr.1, rruga e Teqesë, me numër personal G90630050L, është dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”, e parashikuar nga nenet 114 e 25 të Kodit Penal, e për pasojë, në referim të nenit 5 të aktit normativ nr.1/2020 është subjekt i tij.
I.4. Mbështetur në nenin 18 të aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, fillimisht, në datë 15.09.2020, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë ku kërkonte sekuestrimin e pasurive të subjektit të aktit normativ Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska) dhe familjarëve të tij.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.149 datë 23.09.2020, bazuar në pikën 4 të nenit 18, nenet 5 dhe 16 të aktit normativ, ka vendosur:
– “Të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
– Vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuritë:
1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
4. Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.721 Prot. datë 21.12.2016, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
5. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
6. Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj, përfituar me kontratën me nr.1148 Rep dhe nr.242 Kol, datë 24.04.1996, në shumën prej 985.000 lekësh.
7. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
8. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
9. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
10. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
11. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
12. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
13. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
14. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
15. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
16. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
17. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
18. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
19. Pasuri e shtetasit Kasëm Mahmutaj në qytetin e Tiranës, e përfituar me kontratën e porosisë të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, me aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol. Albana Mahmutaj ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124,9 (njëqind e njëzet e katër presje nëntë) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmimin të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Luan Bogdani, Tiranë.
20. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
21. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
22. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamioncinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
23. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
24. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
25. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
26. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi në 01.11.1999.
27. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
28. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”…”
II. Hetimi paraprak pasuror
II.1. Bazuar në nenin 17 të aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer verifikimet për identifikimin e pasurive të shtetasit Gazmend Mahmutaj dhe familjarëve të tij, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që disponohen në mënyrë direkte apo tërthorazi nga ana e subjektit dhe personat e lidhur me të.
Korrespondenca me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Me shkresën nr.7059/1 Prot. datë 21.04.2020, ardhur nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës, informohemi se pas verifikimeve të bëra nga ana e tyre në bazën dixhitale të të dhënave të vetëdeklarimeve rezultojnë aplikues në procesin e legalizimit shtetasit:
1. Behar Bajram Mahmutaj (Regjistër i deklaratave, nr. Prot.721 datë 29.12.2016, Berat).
2. Kasëm Bajram Mahmutaj, Liri Ismail Mahumtaj (Regjistër i deklaratave, nr. Prot.720 datë 29.12.2016, Berat).
3. Kasëm Bajram Mahmutaj (Formular para 1993, nr. Prot.197, Berat).
Me shkresën nr.2097/1 Prot. datë 04.05.2020, të ASHK Berat, pas verifikimeve të bëra nga ana e tyre rezulton se:
– Në pronësi dhe bashkëpronësi të shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, janë regjistruar pasuritë e mëposhtme:
1. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
2. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
3. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
4. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
5. Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. (me “Kontratë shitje” nr.6120 Rep., nr.3850 Kol., datë 29.07.1996, nga shitësi Hysni Vavla kundrejt shumës prej 1.000.000 lekësh.)
6. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
– Në bashkëpronësi të shtetases Tatjana Dhimitraq Mahmutaj është regjistruar:
1. Pasuria nr.10/16+1-15, vol. 05, fq. 174, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 63.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. (Trashëgimi)
– Në pronësi dhe bashkëpronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj janë regjistruar pasuritë si më poshtë:
1. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat (me “Kontratë shitje” nga shtetasi Shpëtim Hoxha me datë 04.06.2007, me nr.956 Rep. nr.277 Kol., në shumën prej 15.000.000 lekësh.)
2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
3. Pasuria nr. 13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
4. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat. (datë 08.01.2003, shuma 200.000 lekë…. Myedar Agalliu)
5. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, Berat. (bashkëpronësi me Liri Mahmutaj, blerë me kontratë nr.4989 Rep., nr.2878 Kol., datë 25.06.1996, në shumën prej 650.000 lekësh nga shtetasi Hamet Hasani).
6. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. (bashkëpronësi me Liri Mahmutaj, blerë me kontratë nr.105/33 datë 29.05.1996, në shumën prej 650.000 lekësh, nga shtetasi Ferhat Vokri).
7. Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. (bashkëpronësi me Liri Mahmutaj në shumën prej 985.000 lekësh).
8. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
Me shkresën me nr.3921 Prot. datë 26.08.2020, ASHK Berat ka përcjellë dosjet e pasurive:
1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmuataj.
2. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, Berat, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, bashkëpronar me Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
3. Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.721 Prot. datë 21.12.2016, në emër të Behar Mahmutaj.
4. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të Behar Mahmutaj.
5. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të Behar Mahmutaj.
8. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat.
9. Pasuria nr.10/16+1-15, vol. 05, fq. 174, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 63.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. Në bashkëpronësi të shtetases Tatjana Dhimitraq Mahmutaj.
10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat.
11. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
12. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
13. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me Liri Mahmutaj.
14. Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me Liri Mahmutaj.
15. Pasuria nr.17/162, vol. 12, fq. 196, ZK 8501, e llojit “Truall”, në pronësi të shtetasit Dragush Ruzhdi Polovina.
16. Pasuria nr.21/82, vol. 9, fq. 196, ZK 8503, e llojit “Truall”, në pronësi të shtetasit Dragish Ruzhdi Polovina.
17. Pasuria nr.12/102, vol. 12, fq. 84, ZK 8502, e llojit “Godinë”, në pronësi të shtetasit Dragish Ruzhdi Polovina.
18. Pasuria nr.12/91, vol. 9, fq. 104, ZK 8502, e llojit “Godinë”, në pronësi të shtetasit Dragish Ruzhdi Polovina.
19. Pasuria nr.14/150, vol. 10, fq. 157, ZK 8502, e llojit “Truall”, në pronësi të shtetasit Dragish Ruzhdi Polovina.
20. Pasuria nr.14/129+2-13, vol. 9, fq. 82, ZK 8502, e llojit “Apartament”, në pronësi të shtetasit Dragish Ruzhdi Polovina.
21. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj (Regjistër i deklaratave, nr.Prot.721 datë 29.12.2016, Berat).
22. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj, Liri Ismail Mahumtaj (Regjistër i deklaratave nr.Prot.720 datë 29.12.2016, Berat).
23. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj (Formular para 1993, nr.Prot.197, Berat).
24. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj me vetëdeklarimin nr.7675 e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
25. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj me vetëdeklarimin nr.721 e datës 29.12.2016, Berat.
Korrespondenca me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor.
Me shkresën nr.2477/1 Prot. datë 21.04.2020, të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Berat informohemi se:
– Shtetasi Gazmend Mahmutaj figuron i regjistruar me mjet në pronësi, me targë AA270YA (AA261PR), tip autoveturë, e markës “Land Rover”, e vitit 2011, me nr.Shasie SALLMAMJ4CA365653, ku ky mjet rezulton të jetë blerë me “Kontratë shitje” nr.1356 Rep., nr.801 Kol., më datë 27.06.2019, nga shoqëria “T&T Beton” sh.p.k., me përfaqësues Nikolin Sinjari, kundrejt shumës prej 900.000 lek.
– Shtetasi Behar Bajram Mahmutaj figuron i regjistruar me mjet në pronësi, me targa BR5786A, i markës “Iveco Fiat”, viti i prodhimit 1989, tip kamionçinë, e cila është zhdoganuar nga shtetasi Behar Mahmutaj me datë 20.09.2000, në shumën 461.176 lekë, ku rezulton e blerë nga shtetasi Mario Ferontinë Bologna, kundrejt vlerës prej 2.500.000 lireta.
Gjithashtu, në emër të tij figuron i regjistruar mjeti me targa AA285KE, marka “Mercedes Benz”, tipi C200CDI, me nr. identifikimi WDB20219417-F895821, ku ky mjet rezulton të jetë blerë me “Kontratë shitje” nr.1830 Rep., nr.975 Kol., më datë 07.10.2014 nga shtetasi Edmond Piti, kundrejt shumës prej 500.000 lek.
– Shtetësja Tatjana Dhimitraq Mahmutaj figuron e regjistruar me mjet në pronësi, me targë AA291NK, tip autoveturë, e markës “Mercedes Benz”, e vitit 1998, me nr.Shasie WDB1680331J122871, ku ky mjet rezulton të jetë blerë me “Kontratë shitje” nr.627 Rep., nr.361 Kol., më datë 16.03.2016, nga shtetësja Majlinda Ramaj, kundrejt shumës prej 500.000 lek.
– Shtetasi Kasëm Bajram Mahmutaj figuron i regjistruar me mjet në pronësi, me targa AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamioncinë, me nr.Shasie KPTC0B1KS7P028674, e cila rezulton e blerë nga firma “Artinel 95” sh.a., me faturë tatimore me nr.Seri 41502229, nr.Fature 523, datë 31.12.2009, kundrejt vlerës 7.000 euro.
Gjithashtu, në emër të tij figuron i regjistruar mjeti me targa AA390BK, marka “KIA”, tipi “PICANTO”, me nr. identifikimi KNEBA24338T624708, ku ky mjet rezulton e blerë nga firma “Artinel 95” sh.a., me faturë tatimore me nr.Seri 41502232, nr.Fature 526, datë 31.12.2009, kundrejt vlerës 3.000 euro.
Këto dy mjete figurojnë të regjistruara dhe në emër të shtetases Sanjola Kasëm Mahmutaj.
– Për shtetasit Sanije Mahmutaj, Brajan Behar Mahmutaj, Nadja Behar Mahmutaj, Liri Ismail Mahmutaj nuk figuron asnjë mjet në pronësi të tyre.
Me shkresën me nr.6248/1 Prot. datë 26.08.2020, DRSHTRR Berat ka dërguar dosjet e kërkuara, si dhe informon se mjetet me targë BR0622B, AA702AT dhe BR3905A kanë dalë nga qarkullimi përfundimisht.
Korrespondenca me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Me shkresën nr.778/1 Prot. datë 23.04.2020, Drejtoria Rajonale Tatimore Berat informohemi se nga verifikimi i bërë në sistemin tatimor C@ts, ka rezultuar se:
1. Subjekti me NIPT L42908003S figuron i regjistruar me aktivitet në emër të “A&P Transport”, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, pallati 85/1/2, Zona Kadastrale nr.8501, me nr.Pasurie 13/241, Berat, ku rezulton se për vitin 2014 ka fitim vjetor të deklaruar prej 22.485.933 lekë, ndërsa për vitin 2015 ka humbje të deklaruar vjetor 3.859.624.
2. Subjekti me NIPT L62813001D figuron i regjistruar me aktivitet në emër të “P.T.E.-BR” me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
3. Subjekti me NIPT K32515133U figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë njëkatëshe, me nr.Pasurie 3/6, Zona Kadastrale nr.8501, Berat, ku rezulton se për vitin 2012 ka fitim vjetor të deklaruar prej 664.536 lekë, për vitin 2013 ka fitim vjetor të deklaruar prej 249.800 lekë, për vitin 2014 ka humbje vjetore të deklaruar prej 2.070.000 lekë, për vitin 2015 ka humbje vjetore të deklaruar 1.575.000 lekë, për vitin 2016 ka humbje vjetore të deklaruar prej 668.088 lekë, për vitin 2017 rezulton me humbje të mbartur prej 1.002.600 lekë, për vitin 2018 rezulton me fitim vjetor të deklarua rprej 785.400 lekë, ndërsa për vitin 2019 rezulton me humbje vjetore të deklaruar prej 1.630.000 lekë.
4. Subjekti me NIPT L53116001V figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, pallati 85, Zona Kadastrale nr.8501, me nr.Pasurie 13/241, Berat, ku rezulton se për vitin 2015 ka fitim vjetor të deklaruar 153.800 lekë, për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 110.200 lekë, për vitin 2017 rezulton me fitim vjetor të deklaruar prej 412.349 lekë, për vitin 2018 rezulton me fitim vjetor të deklaruar prej 35.000 lekë, ndërsa për vitin 2019 rezulton me fitim vjetor të deklaruar prej 3.000 lekë.
5. Subjekti me NIPT K23206005C figuron i regjistruar me aktivitet në emër të tatim paguesit “GAMA SHA”, me administrator Kasëm Mahmutaj me përshkrimin “Kafene” dhe “Bar – Bufe”, me kohëzgjatje nga data 02.10.2002 deri në datën 15.02.2013, kur është çrregjistruar, por nuk ka deklarata në lidhje me të ardhurat dhe fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesi.
6. Subjekti me NIPT K32515135N figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ku rezulton se për vitin 2014 ka fitim vjetor të deklaruar prej 723.189 lekë, për vitin 2015 ka fitim vjetor të deklaruar 791.371 lekë, për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 481.788 lekë, për vitin 2017 rezulton me fitim vjetor të deklaruar prej 336.941 lekë, për vitin 2018 rezulton me fitim vjetor të deklaruar prej 515.049 lekë, ndërsa për vitin 2019 rezulton me fitim vjetor të deklaruar prej 326.495 lekë.
7. Subjekti me NIPT L56412203V është i regjistruar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë.
8. Subjekti me NIPT K92803001B është i regjistruar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Berat, por nuk ka deklarata në lidhje me të ardhurat dhe fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesi.
9. Subjekti me NIPT K92806001Q është i regjistruar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Berat, por nuk ka deklarata në lidhje me të ardhurat dhe fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesi.
10. Subjekti me NIPT K91323018J është i regjistruar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë.
11. Subjekti me NIPT L329223001H nuk hapet në sistem.
12. Subjekti me NIPT L67121203O është i regjistruar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë.
13. Subjekti me NIPT L02526002P është i regjistruar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Berat, në emër të shtetases Sanjola Mahmutaj, por nuk ka deklarata në lidhje me të ardhurat dhe fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesi.
14. Subjekti me NIPT L93019002A është i regjistruar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Berat, në emër të shtetasit Endrit Zeneli me adresë numri i pasurisë 11/181, Zona Kadastrale 8502, Berat, ku për vitin 2019 rezulton se ka fitim vjetor të deklaruar prej 2.762.605 lekë. (mungon fleta shpjeguese)
Me shkresën me nr.11192 Prot. datë 25.08.2020, të Inspektorit të Hetimit Tatimor informohemi se pas verifikimeve të bëra në sistemin informatik tatimor C@ts rezulton se:
1. Gazmend Mahmutaj alias (Eduarto Toska), i biri i Bajram dhe i Sanije, i datëlindjes 30.06.1969, lindur në Berat dhe banues në Berat, lagjja “Çlirim”, me numër personal G90630050L.1) Rezulton i regjistruar ne organin tatimor si administrator, aksionerin divid i kompanisë me 50%, në subjektin tatimpagues “P.T.E-BR”, me NIPT L62813001D. Bashkëlidhur për NIPT L62813001D nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore, kopje-detyrime në kohë reale; kopje-Deklarata e Tatimit mbi Fitimin nga viti 2016 – 2019. 2) Rezulton i regjistruar ne organin tatimor si Administrator, Aksioner Individ i kompanisë me 100%, në subjektin tatimpagues “A&P Transport”, me NIPT L42908003S, me status Pasiv nga data 10.12.2015. Bashkëlidhur për NIPT L42908003S nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore, kopje-detyrime në kohë reale; kopje-Deklarata e Tatimit Fitimit nga viti 2014-2015. 3) Rezulton i regjistruar ne organin tatimor Aksioner Individ i kompanisë me 50%, në subjektin tatimpagues “TRANS-BR”, me NIPT K83611001N. Bashkëlidhur për NIPT K83611001N nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore, kopje-detyrime në kohë reale; kopje-Deklarata e Tatimit Fitimit nga viti 2008-2019.
2. Sanije Feti Mahmutaj, e datëlindjes 30.06.1969, me numër personal E35407074H. Nuk rezulton e regjistruar në organin tatimor të ushtrojë aktivitet ekonomik privat.
3. Behar Bajram Mahmutaj, i datëlindjes, i datëlindjes 20.03.1967, me numër personal G70320217N. Rezulton i regjistruar ne organin tatimor Administrator, Aksioner Individ i kompanisë, në subjektin tatimpagues “Behar Mahmutaj”, me NIPT K32515133U. Bashkëlidhur për NIPT K32515133U nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore, kopje-detyrime në kohë reale; kopje-Deklarata e Tatimit Fitimit ngaviti 2012-2019.
4. Tatjana Dhimitraq Mahmutaj, e datëlindjes 20.12.1976, me numër personal H66220067W. Rezulton e regjistruar ne organin tatimor, si Aplikant/Pronari person fizik, në subjektin tatimpagues “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, me status Kërkesë për çregjistrim nga data 18.06.2019. Bashkëlidhur për NIPT L53116001V nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrak tinformacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore, kopje-detyrime në kohë reale; kopje-Deklarata e Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin nga viti 2015-2019;
5. Brajan Behar Mahmutaj, i datëlindjes 21.05.1999, me numër personal J90521060T. Nuk rezulton i regjistruar në organin tatimor të ushtrojë aktivitet ekonomik privat.
6. Nadja Behar Mahmutaj, e datëlindjes 07.10.2004, me numër personal K46007059H. Nuk rezulton e regjistruar në organin tatimor të ushtrojë aktivitet ekonomik privat.
7. Kasëm Bajram Mahmutaj, i datëlindjes 16.04.1962, me numër personal G20416202N.
Nga verifikimi në sistemin tatimor C@TS, rezultojnë, Kasëm Mahmutaj: 1) si administrator i subjektit “Daluka” me NIPT K91323018J, me status Pasiv nga data 15.03.2013. 2) si administrator i subjektit “E.C.A Fabrika e Çimentos”, me NIPT J66703205A. 3) si administrator i subjektit “Antipatrea TV” me NIPT K92806001Q, me status Pasiv nga data 12.10.2011. 4) si administrator i subjektit “Gama SHA” me NIPT K23206005C, me status i çregjistruar nga data 15.02.2013.5) si administrator i subjektit “Antipatrea RADIO” me NIPT K92803001B, me status Pasiv nga data 12.10.2011. Por në sistemin tatimor C@TS nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me të njëjtin shtetas, Kasëm Bajram Mahmutaj, i datëlindjes 16.04.1962, me numër personal G20416202N. Bashkëlidhur për NIPT K91323018J; NIPT J66703205A, NIPT K92806001Q, NIPT K23206005C, NIPT K92803001B kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore.
8. Liri Ismail Mahmutaj, e datëlindjes 20.11.1964, me numër personal G46120092U.
Rezulton e regjistruar ne organin tatimor si Administratore, në subjektin tatimpagues “Liri Mahmutaj”, me NIPT K32515135N. Bashkëlidhur për NIPT K32515135N nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore, kopje-detyrime në kohë reale; kopje-Deklarata e Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimit nga viti 2014-2019;
9. Sanjola Mahmutaj, e bija e Kasëm dhe e Liri, e datëlindjes 12.07.1989, lindur në Berat dhe banuese në Vlorë, me NID I95712078O. Sanjola Mahmutaj rezulton: 1) si administratore, aksioner Individ i kompanisë i subjektit “Antipatrea Hotel”, me NIPT L32923001H, me status Pasiv nga data 13.07.2020. Bashkëlidhur për NIPT L32923001H nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore, kopje-detyrime në kohë reale; kopje-Deklarata e Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin nga viti 2014-2019; 2) si administratore e subjektit “Sanjola Mahmutaj”, me NIPT L67121203O, me status Pasiv nga data 31.07.2017. Bashkëlidhur për NIPT L67121203O nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen; kopje-adresa kryesore, kopje-detyrime në kohë reale; kopje-Deklarata e Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin nga viti 2016-2017; 3) si administratore e subjektit “Sanjola Mahmutaj”, me NIPT L02526002P, me status Çrregjistruar nga data 13.07.2012. Bashkëlidhur për NIPT L02526002P nga sistemi tatimor C@TS: kopje-ekstrakt informacion i përgjithshëm, kopje-persona që lidhen.
Korrespondenca e pasur me Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurimeve Shoqërore.
Me shkresën me nr.1263/1 Prot. datë 22.04.2020 të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore informohemi se:
1. Shtetasi Gazmend Mahmutaj ka derdhur sigurime shoqërore nga subjekti “VLT ALBANIA”, me nr.NIPT K91524006U, nga viti 2014 deri në vitin 2018, po kështu nga subjekti “A&P Transport” me nr.NIPT L42908003S, nga viti 2014 deri në vitin 2015. Nga subjekti “P.T.E.-BR” me nr.NIPT L62813001D nga viti 2016 deri në vitin 2019.
2. Shtetasi Behar Mahmutaj ka derdhur sigurime shoqërore nga subjekti në emrin e tij me nr.NIPT K32515133U nga viti 2012 deri në vitin 2020.
3. Shtetësja Tatjana Mahmutaj ka derdhur sigurime shoqërore nga subjekti në emrin e shtetasit Behar Mahmutaj me nr.NIPT K32515133U nga viti 2012 deri në vitin 2019.
4. Shtetasi Kasëm Mahmutaj ka derdhur sigurime shoqërore nga subjekti “Banka Credins” me nr.NIPT K31608801O, nga viti 2012 deri në vitin 2019, nga subjekti në emrin e tij me nr.NIPT L12628004A, ku nga viti 2012 deri në vitin 2015 rezulton me pagesa 0, pastaj nga viti 2015 deri në vitin 2020 me pagesa të rregullta nga subjekti “Republika Berat”, me nr.NIPT L73627001B, rezulton i regjistruar por me pagesa 0 lek.
5. Shtetësja Liri Mahmutaj ka derdhur sigurime shoqërore nga subjekti në emrin e saj me nr.NIPT K32515135N nga viti 2012 deri në vitin 2019.
6. Shtetësja Sanjola Mahmutaj ka derdhur sigurime shoqërore nga subjekti “Antipatrea Hotel” me nr.NIPT L32923001H, nga viti 2013 deri në vitin 2018, nga subjekti në emrin e saj me nr.NIPT L67121203O, nga viti 2016 deri në vitin 2017.
7. Shtetasi Endrit Zeneli ka derdhur sigurime shoqërore nga subjekti “Bashkia Vlorë”, me nr.NIPT K56703201O, nga viti 2013 deri në vitin 2014, nga subjekti “HGH Engineering”, me nr.NIPT L21423020S, nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe nga subjekti në emrin e tij me nr.NIPT L93019002A, nga viti 2019 deri në vitin 2020.
Korrespondenca me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Me shkresën nr.1040 Prot. datë 13.05.2020, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave informohemi se subjekti dhe personat e lidhur nuk rezultojnë që të kenë kryer veprime doganore.
Korrespondenca me Drejtorinë e Përgjithshme Detare.
Me shkresën nr.276/1 Prot. datë 12.05.2020, të Drejtorisë së Pergjithshme e Doganave informohemi se subjekti dhe personat e lidhur nuk rezultojnë që të kenë të regjistruar mjete lundruese në emër të tyre.
Korrespondenca me (OSHEE) Furnizuesin e Shërbimit Universal sh.a.
Me shkresën me nr.3994/1 Prot. datë 19.05.2020, të OSHEE informohemi se figurojnë të regjistruar shtetasit si më poshtë:
1. Gazmend Mahmutaj me një kontratë në instancën Gjirokastër.
2. Behar Bajram Mahmutaj me një abonent në instancën Berat.
3. Behar Mahmutaj me tre abonent në instancën Berat.
4. Kasëm Mahmutaj me një abonent në instancën Berat.
Korrespondenca me Ministrinë e Drejtësisë, Sektorin e Rregullimit të Profesioneve të Lira.
Me shkresat nr.2110/1 datë 17.04.2020, nr.700 Prot. datë 27.04.2020, të Ministrisë së Drejtësisë n’a janë vënë në dispozicion veprimet noteriale të regjistruara në RNSH, për shtetasit Gazmend Mahmutaj, Behar Mahmtuaj, Tatjana Mahmutaj, Kasëm Mahmutaj, Liri Mahmutaj, Sanjola Mahumtaj dhe Endrit Zeneli, ndërsa për shtetasit Sanije Mahmutaj, Brajan Mahmutaj, Moana Zeneli dhe Nadja Mahmutaj nuk rezultojnë të jenë kryer akte/veprime noteriale.
– Notere Albana Mahmuti (Karadaku), me shkresën e datës 02.06.2020, ka përcjellë aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol., mbi “Kontratë Porosie” të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124.9 (njëqind e njëzet e katër presje nëntë) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmim të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqsuar nga administratori Luan Bogdani.
– Notere Ritvana Ruci, me shkresën e datës 01.06.2020, ka përcjellë aktin noterial nr.3868 Rep., nr.1219 Kol., mbi “Kontratë Qiraje” të datës 20.07.2018, mbi dhënjen e një pronësie të paluajtshme në qytetin e Beratit, me qeradhënës “Albtelecom” sh.a., me nr.pronësie 11/192-N2, 11/192-N4, 11/192-N5, 11/192-N7, 11/192-N8, 11/192-N10, 11/192-N1, ndodhur në Zonën Kadastrale 8502, me qeramarrës personi juridik “Republika Berat” sh.p.k., me administrator Kasëm Mahmutaj, me vlerë qeraje prej 350.000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lek në muaj.
Dhoma e Noterisë Vlorë, Bashkia Berat, me shkresën e datës 04.06.2020, ka përcjellë aktet noteriale:
• “Kontratë Qiraje” me nr.166 Rep., nr.97 Kol., ku me datë 20.01.2018, tek notere Kozeta Myftari, është lidhur kontrata e qerasë mes qeradhënësit Kasëm Mahmtuaj dhe qeramarrësit Shoqërisë “Republika Berat” sh.p.k., mbi pasurinë e paluajtshme e llojit “Godinë njëkatëshe”, e ndodhur në lagjen “22 Tetori”, Berat, me numër pasurie 11/181, ku kjo pasuri figuron e marrë me qera nga shtetasi Kasëm Mahmutaj, sipas “Kontratës Qeraje” me nr.2419 Rep., nr.1103 Kol., datë 09.10.2015, ku nga kjo pasuri i jepet shoqërisë “Republika Berat” sh.p.k. një ambjent me sipërfaqe prej 4.6 kundrejt vlerës 3.000 (tre mijë) lek në muaj, për një afat kohor prej 5 (pesë) vitesh nga data 19.01.2018 deri në datë 19.01.2023.
• “Kontratë Kapari” me nr.156 Rep., nr.72 Kol., ku me datë 06.02.2014, tek notere Kozeta Myftari, është lidhur kontrata e kaparit midis shtetasve Behar Mahmutaj dhe Salushe Ago, mbi shitjen e pasurisë në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj, të llojit “Apartament banimi nr.43”, kati i pestë, me sipërfaqe ndërtimi 40 (dyzet) m2, e ndodhur në Sarandë, Zona Kadastrale 8642, e regjistruar në ZVRPP Sarandë në regjistrin hipotekor me nr.1, faqe 36, nr.178, shtetases Salushe Ago, kundrejt shumës së përgjithshme prej 26.000 (njëzet e gjashtë mijë) euro.
• “Kontratë shitje makine” me nr.1548 Rep., nr.739 Kol., datë 04.10.2013, mbi shitjen e automjetit në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj, i markës “Mercedes Benz”, me targa AA119AB, ngjyrë gri, shtetasit Edmond Beqaraj, kundrejt shumës prej 600.000 lekësh.
Noteri Genci H. Nikolla, me shkresën e datës 29.05.2020, ka përcjellë aktin noterial nr.4111 Rep., nr.1509 Kol., datë 19.12.2014, mbi shitjen e një apartamenti në Sarandë, rruga “Butrinti”, shk.1, k.5, pall..43, në pronësi të shtetasit Bujar Bajram Mahmutaj, i regjistruar në ZVRPP Sarandë, me numër pasurie 23/72+1-43, vol. 9, faqe 126, Zona Kadastrale 8642, shtetases Salushe Jakup Ago, kundrejt vlerës prej 26.000 euro.
Notere Nikoleta Gjordeni, me shkresën e datës 28.05.2020, ka përcjellë aktin noterial nr.749 Rep., nr.199 Kol., datë 19.02.2015, mbi blerjen nga ana e shoqërisë “A&P Transport” sh.p.k. me nr.NIPT L42908003S, me administrator Gazmend Mahmutaj, të mjetit të markës “DAIMLER CHRYSLER”, me targa AA110LB, nga shtetasi Gendi Nderjaku, kundrejt shumës prej 20.000 euro.
Noteri Ilir Isufaj, me shkresën e datës 29.05.2020, ka përcjellë:
• Aktin noterial nr.1356 Rep., nr.801 Kol., datë 27.06.2019, mbi blerjen nga ana e shtetasit Gazmend Mahmutaj, të mjetit të markës “Land Rover”, me targa AA261PR, nga shoqëria “T&T Beton”, përfaqsuar nga shtetasi Nikolin Sinjari, kundrejt shumës prej 900.000 lekë.
• Aktin noterial nr.2057 Rep., nr.1286 Kol., datë 03.09.2017, mbi marrjen me qera nga ana e shtetasit Kasëm Mahmutaj të një njësie me sipërfaqe 37 m2, në lagjen “22 Tetori”, Berat, Zona Kadastrale 8502, me nr.Pasurie 11/118-N32, e regjistruar në vol. 19, fq. 238, në pronësi të shtetasit Ferit Xherimeja, kundrejt shumës mujore prej 10.000 lek, me afat mbarimi në datë 03.09.2022.
Noteri Kledi Kënaçi, me shkresën e datës 28.05.2020, ka përcjellë aktin noterial nr.3148 Rep., nr.1900 Kol., datë 24.11.2015, të noter Durim Lekdushi, mbi blerjen nga ana e shtetasit Gazmend Mahmutaj, të mjetit të markës “Mercedes Benz”, tip “CLS 350 CDI”, me targa AA211LS, nga shtetasi Astrit Llupi, kundrejt shumës prej 900.000 lek.
Notere Flora Xh. Zoto, ka përcjellë aktin noterial nr.2823 Rep., nr.1646 Kol., datë 12.08.2014, mbi marrjen e një kredie në shumën prej 50.000 euro nga ana e shtetasit Kasëm Mahmutaj, në Bankën Credins me afat shlyerje prej 6 vitesh.
Notere Alma Musaraj, me shkresën nr.29/5 datë 29.05.2020, ka përcjellë aktin noterial nr.5 Rep., nr.5 Kol,, datë 03.01.2017, mbi “Kontratë qeraje” me qiradhënës Llazar dhe Elisabeta Hanxhari dhe qiramarrës Sanjola Mahmutaj, mbi një njësi në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, kundrejt vlerës 25.000 lekë në muaj, me afat 5 vjeçar.
Notere Nikoleta Manka, me shkresën e datës 01.06.2020, ka përcjellë aktin noterial nr.1509 Rep., nr.230 Kol., datë 12.06.2015, mbi aktin e themelimit të Shoqatës “Bid Berati”, shoqatë jo fitimprurëse, ku një nga anëtarët e kësaj shoqate është shtetasi Kasëm Mahmutaj.
Noteri Arben Ndini, me shkresën e datës 11.07.2020, ka përcjellë:
– Aktin noterial nr.1830 Rep., nr.975 Kol., datë 07.10.2014, mbi shitjen nga shtetasi Edmond Piti të mjetit tip “Daimler Chrysler”, i vitit 1999, me nr.Shasie WDB2021941F895821, me targa WES-CJ283 dhe blerjen e këtij mjeti nga shtetasi Behar Mahmutaj.
– Aktin noterial nr.2151 Rep., nr.930 Kol., datë 18.10.2018, kontratë për marëdhënie nënkontraktore midis porositësit “Ardi Construcion 2016” dhe nënkontraktor shoqëria “P.T.E.-Br”, me administratorë Artan Hatija dhe Gazmend Mahmutaj.
– Aktin noterial nr.910 Rep., nr.412 Kol, datë 25.05.2019, “Kontratë Sipërmarrje” për transferim të drejtash dhe prenotim apartamenti (nënkontratë nr.2151 Rep., nr.930 Kol., datë 18.10.2018 transferim të drejtash porositësit Ramadan Qejalliu.
Notere Leidia Shpata, me shkresën e datës 29.05.2020, ka përcjellë:
– Aktin noterial nr.1080 Rep., nr.520 Kol., datë 04.09.2016, mbi një shtojcë kredie nr.1126, datë 21.08.2013, mbi marrjen e një kredie nga shtetasi Kasëm Mahmutaj, tek Banka Credins, e lidhur me aktin noterial nr.146 Rep., nr.657 Kol., datë 06.09.2012.
– “Kontratë shitje” me nr.998 Rep. dhe nr.489 Kol., datë 18.09.2018, përpiluar nga notere Edlira Hibraj, ku në përmbajtje të saj shtetasi Gazmend Mahmutaj i ka shitur shtetasit Elvis Ponari mjetin e markës “Porsche Cayenne”, me targë AA711UJ, kundrejt vlerës 950.000 lek.
Korrespondencat me bankat e nivelit të dytë
Me shkresën me nr.18065/1 Prot, datë 25.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Bankës Credins, informohemi se:
– Shtetasi Bledar Mahmutaj ka qenë klient i kësaj banke.
– Shtetasi Brajan Mahmutaj është klient i kësaj banke
– Shtetasi Kasëm Mahmutaj është klient i kësaj banke.
– Shtetësja Liri Mahmutaj është kliente e kësaj banke.
– Shtetasi Gazmend Mahmutaj është regjistruar si klient i kësaj banke, por nuk disponon llogar iindividuale.
Me shkresën me nr.9924 Prot. datë 04.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Alpha Bank, informohemi se shtetasi Kasëm Mahmutaj ka pasur llogari pranë kësaj banke ,e cila rezulton e mbyllur.
Me shkresën me nr.10217 Prot. datë 05.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Bankës “Fibank”, informohemi se shtetasit e cituar në shkresë nuk rezultojnë të jenë klient të kësaj banke.
Me shkresën me nr.4380 Prot. datë 15.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Bankës Union, informohemi se vetëm katër nga shtetasit e cituar në shkresë rezultojnë të jenë klient të kësaj banke, e konkretisht:
– Shtetasi Gazmend Mahmutaj është klient i kësaj banke me dy llogari bankare, njëra llogari page dhe tjetra kredi me status të mbyllur.
– Shtetasi Behar Mahmutaj është klient i kësaj banke me dy llogari personale, njëra me status “aktiv” në llogarinë euro dhe tjetra me status “e mbyllur”.
– Shtetasi Kasëm Mahmutaj, rezulton me 12 llogari në këtë bankë, konkretisht llogari page, llogari rrjedhëse, depozita me afat, për kredi, etj., nga të cilat vetëm njëra prej tyre është me status “aktiv”.
– Shtetësja Liri Mahmutaj rezulton kliente në pozicionin e administratorit në llogarinë e subjektit “Liri Mahmutaj PF”, me NIPT K32515135N.
Me shkresën me nr.20/18975/1 Prot. datë 05.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Intesa Sanpaolo Bank, informohemi se vetëm shtetasi Behar Bajram Mahmutaj ka një llogari aktive pranë kësaj Banke.
Me shkresën nr.1469 Prot. datë 11.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Bankës Union Financiar Tiranë, informohemi se vetëm shtetasi Gazmend Mahmutaj ka kryer dy transaksione, një hyrje dhe një dalje në shumën 300 euro.
Me shkresën nr.2301/1 Prot. datë 09.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Bankës Kombëtare Tregtare rezulton se vetëm katër nga shtetasit e cituar në shkresë rezultojnë të jenë klient të kësaj banke dhe konkretisht:
– Shtetasi Behar Mahmutaj rezulton me dy llogari, një llogari në euro, me status “të mbyllur” dhe një llogari në lek me status “aktiv”.
– Shtetësja Nadja Mahmutaj rezulton me një llogari në lek, me status “të mbyllur”.
– Shtetasi Kasëm Mahmutaj rezulton me katër llogari, ku një llogari në lek, me status “të mbyllur”, dy llogari në euro, me status “të mbyllur” dhe një llogari në lek, me status “aktiv”.
– Shtetësja Liri Mahmutaj, rezulton me një llogari në lek, me status “aktiv”.
Me shkresën nr.10932/1 Prot. datë 05.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Raiffeisen Bank, informohemi se:
– Shtetasi Gazmend Mahmutaj disponon dy llogari aktive, një në lekë dhe një në valutë. Gjithashtu, klienti ka pasur një kredi në shumën 116.490 lekë, të cilën e ka mbyllur.
– Shtetasi Behar Mahmutaj ka një llogari në lekë, me status “aktiv”. Gjithashtu, klienti ka pasur dy kredi te kjo bankë, të cilat, të dyja i ka të mbyllura.
– Shtetësja Tatjana Mahmutaj ka një llogari aktive,në lekë.
– Shtetasi Kasëm Mahmutaj ka një llogari aktive në lekë.
Me shkresën nr.20/05834/tbo-002 Prot, me lëndë “Kthim Përgjigje” të OTP Bank, informohemi se:
– Shtetasi Behar Mahmutaj ka një llogari rrjedhëse në euro, me status “aktive”.
– Shtetasi Brajan Mahmutaj ka një llogari rrjedhëse në lek, e cila rezulton “e mbyllur”.
Me shkresën nr.1100 Prot. datë 09.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të AK Invest Institucion Financiar, informohemi se:
– Shtetasi Gazmend Mahmutaj ka kryer një transfertë në euro me shtetasin Sokol Genica.
– Shtetësja Sanie Mahmutaj ka kryer një transfertë në dollar me shtetasin Iljaz Shehu.
– Shtetësja Tatjana Mahmutaj ka kryer një transfertë në euro me shtetasin Behar Mahmutaj.
– Shtetasi Behar Mahmutaj ka kryer një transfertë në dollar me shtetasin Xhemil Shehu.
Me shkresën nr.OP-14817/1 Prot. datë 05.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të ProCredit Bank, informohemi se:
– Shtetasi Behar Mahmutaj ka pasur dy llogari individuale aktualisht me status “mbyllur”, si dhe një kredi me statusin “mbyllur”.
– Shtetasi Kasëm Mahmutaj nuk ka pasur llogari individuale, por ka qënë përfaqësues ligjor në një llogari të subjektit “Onufri TV1”, me status “mbyllur”.
– Shtetësja Liri Mahmutaj ka pasur dy llogari individuale me status “mbyllur” dhe një kredi aktualisht me status “mbyllur”.
Me shkresën nr.9442 Prot. datë 06.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Tirana Bank, informohemi se:
– Shtetasi Behar Mahmutaj, ka llogari aktive në lek dhe euro. Ky shtetas rezulton administrator i subjektit “Personi fizik Behar Mahmutaj”, me NIPT K32515133U. Ky shtetas ka një kredi të marrë në vitin 2006 në euro, si dhe një kredi hipotekore, të marrë në vitin 2008 në euro. Gjithashtu, ky shtetas ka qënë garantor për huanë e marrë nga personi fizik “Behar Mahmutaj”, me NIPT K32515133U, në periudhën 2008-2020, në lekë. Ka qënë ofrues kolateriali për huanë e marrë nga personi fizik “Behar Mahmutaj”.
– Shtetësja Tatjana Mahmutaj ka llogari aktive në lek dhe euro. Kjo shtetase ka patur të drejtë veprimi në llogarinë e shtetasit Behar Mahumtaj në euro. Gjithashtu, kjo shtetase rezulton bashkëkredimarrëse në huanë hipotekore të marrë nga Bajram Mahmutaj në vitin 2006, në euro. Gjithashtu, kjo shtetase ka qënë garantore për huanë e marrë nga personi fizik “Behar Mahmutaj”, me NIPT K32515133U, në periudhën 2008-2020, n ëlekë. Ka qënë ofruese kolateriali për huanë e marrë nga personi fizik “Behar Mahmutaj”, me NIPT K32515133U.
Me shkresën nr. 08119 Prot. datë 04.06.2020, me lëndë “Kthim Përgjigje” të Banka Amerikane të Investimeve, informohemi se vetëm shtetasi Behar Mahmutaj është klient i kësaj banke, i cili ka pasur katër llogari rrjedhëse, ku vetëm njëra rezulton aktualisht aktive.
III. Shqyrtimi gjyqësor
III.1. I gjithë gjykimi i kësaj kërkese/çështjeje u zhvillua në zbatim të aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020, në lidhje me ligjin procedurial civil, në prani të prokurores, si dhe të përfaqësuesve të subjektit, personave të lidhur me të dhe personave të tretë.
Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskimin e pasurive të subjektit Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska) dhe e personave të lidhur me të, sekuestruar me vendimin nr.149 datë 23.09.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Duke pretenduar faktin se pasuritë objekt konfiskimi janë krijuar me të ardhura të ligjshme të krijuara nga burime të ligjshme dhe se justifikohet zotërimi i tyre, përfaqësuesi i subjektit dhe i personave të lidhur me të, avokati Shpëtim Baçi, depozitoi një sërë aktesh.
Po ashtu, edhe përfaqësuesi i personit të tretë, shoqëria “Texnokat” sh.p.k., avokati Gazmend Reka depozitoi akte dhe prova, në funksion të provueshmërisë së pretendimit të tij se pasuria nr.505/336+3-6, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 125,30 m2, e ndodhur në ZK 2460, vol. 57, fq. 7, me adresë: Linzë, Tiranë, në pronësi të shoqërisë “Texnokat” sh.p.k., nuk është produkt i ndonjë veprimtarie kriminale, apo të jenë kryer transaksione fiktive ndërmjet subjekteve në këtë proces.
III.2. Gjatë gjykimit, në seancën gjyqësore të datës 09.07.2021, Tirana Bank paraqiti përpara kësaj gjykate kërkesë për ndërhyrës dytësor në këtë proces.
Gjykata, në referim të pikës 3 të nenit 23 të aktit normativ nr.1/2020, sipas të cilit: “Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del se pasuritë u përkasin personave të tretë, gjykata, edhe kryesisht, me vendim të arsyetuar, i thërret ata për të ndërhyrë në proces.”, duke vlerësuar se asnjë nga pasuritë objekt konfiskimi nuk i përket Tirana Bank, disponoi me mospranimin e kësaj kërkese.
Marrëdhëniet që ka kjo bankë me palët në proces, janë marrëdhënie juridiko-civile, të cilat zgjidhen jashtë këtij gjykimi, nga gjykatat e zakonshme.
Gjithashtu, gjykata, në këtë disponim të saj i referohet neni 191 të Kodit të Procedurës Civile, nën emërtimin “Ndërhyrja dytësore” (Shtuar një fjali me ligjin nr.38/2017, datë 30.3.2017), sipas të cilit: “Kushdo mund të ndërhyjë në një proces gjyqësor që zhvillohet ndërmjet personave të tjerë, kur ka interes për të mbështetur njërën ose tjetrën palë, me të cilën bashkohet në gjykim për ta ndihmuar atë. Kërkesa së bashku me aktet provuese, nëse ka të tilla, mund të ushtrohet derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore, sipas nenit 158/c të këtij Kodi.”, duke evidentuar faktin se kjo kërkesë është paraqitur jo vetëm pas caktimit të seancës gjyqësore, por, pas zhvillimit të disa seancave gjyqësore, pra, jo në momentin e duhur procedurial.
III.3. Nga ana e përfaqësuesit të subjektit, personave të lidhur me të dhe personave të tretë, për të provuar mundësinë financiare të të përfaqësuarve prej tij për krijimin e pasurive objekt konfiskimi, u kërkua kryerja e ekspertimit kontabël.
Gjykata, në zbatim të nenit 224/a e vijues të Kodit të Procedurës Civile, në lidhje me aktin normativ nr.1 datë 31.01.2020, disponoi me pranimin e kësaj kërkese, duke caktuar eksperten Shpresa Breçani, me nr.143 liçense, me titull audituese ligjore dhe administratore falimenti, me status person fizik.
Bazuar në dokumentacionin e administruar në fashikujt gjyqësor (ku përfshihen të gjitha aktet dhe provat e marra e të shqyrtuara gjatë këtij gjykimi), prej saj u përpilua “Akt – Ekspertimi Kontabël”, sipas të cilit ekspertja ka konkluduar se:
“…Lidhur me dokumentacionin e ndodhur në dosjen gjyqësore, për subjektin Gazmend Mahmutaj nuk rezultojnë të ardhura personale, me përjashtim të pagës nga periudha Shkurt 2014 – Janar 2019, në shumën 5,056,066 lekë.
Përsa i takon shpenzimeve, rezulton se ka vetëm investim financiar/kuota në shumën 150,000 lekë.
Përsa më lart, raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve për subjektin Gazmend Mahmutaj nuk mund të llogaritet, pasi nuk ka investime në pasuri të luajtshme apo të paluajtshme që janë objekt konfiskimi.
Të ardhurat personale të realizuara nga pagat të shtetasit Gazmend Mahmutaj janë të mjaftueshme për investimin në kuota në vlerën 150,000 lekë…
Referuar bilancit të bazuar në dokumentacionin e ndodhur në dosjen gjyqësore, rezulton se shtetasit Kasem & Liri & Sanjola Mahmutaj kanë patur mundësi financiare për investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që janë objekt konfiskimi.
Të ardhurat progresive individuale në fund të vitit 2020 janë në shumën pozitive 34,698,911 lekë.
Referuar bilancit të bazuar në dokumentacionin e ndodhur në dosjen gjyqësore, rezulton se shtetasit Behar & Tatjana kanë patur mundësi financiare për investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që janë objekt konfiskimi.
Të ardhurat progresive individuale në fund të vitit 2020 janë në shumën pozitive 6,860,417 lekë…
Pasi “Akt – Ekspertimi Kontabël” i’u nënshtrua debatit gjyqësor, në seancën gjyqësore të datës 24.12.2021, mbi pyetjen e prokurores: “Në faqen 13 keni llogaritur të ardhurat nga emigracioni të Kasëm Mahmutaj, bazuar në disa deklarata noteriale të vitit 2021. Rezulton të jenë paguar detyrime tatimore në shtetin grek ose shqiptar që është paguar detyrimi tatimor nga ky shtetas?”, ekspertja i’u përgjigj: “Unë nuk kam marrë detyrë nga gjykata dhe i kam sqaruar në akt… Referuar akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore dhe bazuar në deklaratat e ndodhura në dosje janë pasqyruar të ardhurat e përfituara nga emigracioni. Në deklarata nuk thotë që nga këto shuma të realizuara, i janë derdhur shtetit grek këto detyrime tatimore.”
Pyetjes së prokurores: “Në faqën 15 për fitimin e realizuar nga shoqëria për Kasëm Mahmutaj është llogaritur si e ardhur si person fizik?, ekspertja i’u përgjigj: “Është fitimi i ardhur nga shoqëria “Gama“. Këto të ardhura janë vetëm për Kasëm Mahmutaj. Këto të ardhura nuk janë të përfshirë në bilanc, pasi nuk kemi të dhëna për tërheqjen e dividentit, për rrjedhojë janë të ardhura si individ. Unë të ardhurat nuk i kam përfshirë me person fizik, i kam përllogaritur si të ardhura individuale. Në dosjen gjyqësore nuk gjej një dividend ndaj nuk e kam përfshirë.”
Pyetjes së prokurores: “Në faqen 18, në vitet 1999-2013, në fund të tabelës, po për periudhën 1999-2013 nga dokumentacioni i vënë në dispozicion nga avokati rezulton të jenë paguar detyrime tatimore?”, ekspertja i’u përgjigj: “Në këtë periudhë këto të ardhura janë përfshirë në të ardhurat personale të shtetases Liri, pasi është person fizik. … Në këtë periudhë subjekti ka ushtruar aktivitetin. Vërtetohet kjo me vazhdimësinë e Niptit, por kam specifikuar në faqen 19 se në atë kohë sipas dispozitave tatimore nuk kanë pasur detyrim poshtë xhiros 8 milion lekë që t’i deklaronte dhe që t’i kalonte në sistem. Ai paguante vetëm detyrimin tek sigurimet. Në dosjen gjyqësore nuk ka ndonjë vërtetim që të jetë paguar tatim mbi fitimin. Unë nuk kam vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Berat, ndaj unë jam bazuar tek deklarimet e vetë personit.”
Pyetjes së prokurores: “Në faqen 36, rezultojnë që të jenë paguar sigurime?”, ekspertja i’u përgjigj: “Të ardhurat nga qeraja. Unë kam përcaktuar kontratën. Atje janë përcaktuar se kush e paguan. Të ardhurat i kam bërë sipas periudhës dhe sipas kontratës. Nga ana ime në faqen 37 këtyre të ardhurave i është zbritur 10 % i këtij detyrimi. Në dosjen gjyqësore nuk kemi një vërtetim që të provojë se ky detyrim është paguar, por unë si eksperte i kam zbritur 10 % këtyre të ardhurave, duke mos pasur një dokumentacion në dosjen gjyqësore, por edhe mund të jetë paguar.”
III.4. Pas përfundimit të hetimit gjyqësor (neni 302 i Kodit të Procedurës Civile), si dhe pas paraqitjes së bisedimeve përfundimtare të prokurores (neni 303 i Kodit të Procedurës Civile), dhe në pritje të paraqitjes së bisedimeve përfundimtare nga ana e avokatit Shpëtim Baçi, prej tij, në seancën gjyqësore të datës 18.02.2022, në referim të neneve 304 dhe 286 të Kodit të Procedurës Civile u kërkua riçelja e hetimit gjyqësor, për të paraqitur edhe tre prova shkresore, përsa i përket derdhjes së detyrimeve tatimore.
Gjykata, në referim të nenit 304 të Kodit të Procedurës Civile, pranoi kërkesën për riçeljen e hetimit gjyqësor, edhe pse në vlerësimin e saj për shkresat e paraqitura ka ekzistuar mundësia e marrjes dhe paraqitjes së tyre gjatë hetimit gjyqësor, mirëpo një disponim të tillë e bëri në funksion të një hetimi gjyqësor pasuror të plotë dhe të gjithanshëm, duke marrë si prova:
1. Shkresa nr.141/1 Prot., me lëndë “Kthim përgjigje”, e lëshuar nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave, Bashkia Berat, në datë 15.02.2022, për shtetasin Behar Mahmutaj;
2. Shkresa nr.142/1 Prot., me lëndë “Kthim përgjigje”, e lëshuar nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave, Bashkia Berat, në datë 15.02.2022, për shtetasen Liri Mahmutaj;
3. Shkresa nr.143/1 Prot., me lëndë “Kthim përgjigje”, e lëshuar nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave, Bashkia Berat, në datë 15.02.2022, për shtetasin Kasëm Mahmutaj.
IV. Legjislacioni i zbatueshëm
Akt Normativ
Nr.1, datë 31.01.2020
“Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”
Kreu I
Të përgjithshme
Neni 5
Subjektet
Subjekte të këtij akti normativ, janë :
1. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë dënuar me vendim penal të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim pafajësie, për:
a) pjesmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
b) pjesmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e të krimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;
c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134, paragrafi i tretë, 136, 138/a, 139, 140, 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a, 284 dhe 284/a të Kodit Penal;
2. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë persona nën hetim, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim të pushimit të akuzës apo të çështjes penale, për:
a) pjesmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
b) pjesmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e të krimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;
c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134, paragrafi i tret, 136, 138/a, 139, 140, 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a, 284 dhe 284/a të Kodit Penal.
Kreu II
Masat parandaluese personale
Neni 16
Subjektet
Dispozitat e këtij kreu për masat parandaluese me karakter pasuror do të zbatohen:
a). për subjektet e përmendura në nenin 5;…
c). ndaj pasurive të personave të parashikuar në nenin 5 të këtij akti normativ, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga:
i. personat e afërm (bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;
ii. personat fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të tërthortë nga personat e parashikuar në nenin 5, si subjekte të këtij akti normativ, ose janë përdorur, kanë lehtësuar apo kanë ndikuar në një formë të caktuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme prej tyre.
Neni 23
Konfiskimi i pasurisë
1. Masa parandaluese pasurore e konfiskimit për pasuritë që administrohen, posedohen ose janë në pronësi të subjekteve sipas parashikimit të nenit 16, të këtij akti normativ, vendoset me kërkesë të prokurorit, i cili i paraqet gjykatës në mënyrë të argumentuar arsyet ku bazohet kërkesa.
Gjykata vendos masën parandaluese pasurore të konfiskimit sipas parashikimit të kësaj pike, kur:
– mbi pasurinë është vendosur masa e sekuestros;
– ka dyshime të arsyeshme, bazuar në elemente të faktit, për pjesëmarrjen e personit në veprimtari kriminale, të parashikuara në nenin 5 të këtij akti normativ;
– nuk mund të provohet përpara gjykatës origjina e ligjshme e burimit të krijimit të pasurisë apo personi nuk justifikon zotërimin e pasurive ose të të ardhurave, që janë shpërpjesëtimore dhe nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.
2. Me kërkesë të prokurorit, gjykata mund të vazhdojë gjykimin edhe në raste kur personi nuk ka banim të njohur brenda vendit, është larguar jashtë vendit ose me të gjitha kërkimet e bëra nuk gjendet. Në këtë rast, gjykata vendos mosgjetjen e personit, duke i caktuar atij një avokat. Avokati mund të caktohet kryesisht nga gjykata ose të zgjidhet nga të afërmit e personit.
3. Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del se pasuritë u përkasin personave të tretë, gjykata, edhe kryesisht, me vendim të arsyetuar, i thërret ata për të ndërhyrë në proces. Personi i tretë, brenda afatit që i caktohet nga gjykata, ka të drejtë të paraqesë në seancë pretendimet e veta, si dhe të kërkojë marrjen e të dhënave të tjera të nevojshme.
4. Kur vërtetohet se disa pasuri i janë transferuar apo janë regjistruar në emër të të tretëve, me veprime juridike fiktive ose të simuluara, gjykata konstaton pavlefshmërinë e këtyre veprimeve juridike. Për këtë qëllim, kur nuk provohet e kundërta, prezumohen fiktive ose të simuluara edhe:
a) transferimet dhe regjistrimet në emër të të tretëve dhe me titull barrësor, të kryera brenda dy viteve përpara paraqitjes së kërkesës për marrjen e masës parandaluese kundër personave të afërm;
b) transferimet dhe regjistrimet në emër të të tretëve dhe me titull fals apo dukshëm nën vlerën e tregut, të kryera brenda dy viteve përpara paraqitjes së kërkesës për marrjen e masës parandaluese.
5. Në asnjë rrethanë subjektet e këtij akti normativ nuk mund të përdorin si argument apo prove se të ardhurat për krijimin apo fitimin e aseteve dhe pasurive, objekt hetimi, janë burim i evazionit fiskal. Të ardhurat e padeklaruara konsiderohen të paligjshme për sa subjekti nuk provon të kundërtën. Në këtë rast, kundër subjektit mund të ngrihet një proces i rregullt penal sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 24
Kohëzgjatja e gjykimit
1. Gjykata duhet të shprehet me vendim për konfiskimin e pasurive të sekuestruara, brenda 6 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për konfiskim.
2. Nëse gjykata nuk shprehet me vendim për konfiskimin e pasurive të sekuestruara brenda afatit të vlefshmërisë së sekuestros sipas pikës 7, të nenit 19, me kërkesë të prokurorit apo Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, gjykata vendos për shtyrjen e afatit të sekuestros deri në përfundimin e këtij gjykimi.
3. Kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente të apelit, sipas afateve dhe kushteve, të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.
Neni 26
Kalimi i pasurive të konfiskuara në pronësi të shtetit
1. Pasuritë e konfiskuara me vendim gjykate, sipas këtij akti normativ, kalojnë në pronësi të shtetit.
2. Vendimi i formës së prerë për konfiskimin e pasurive i dërgohet brenda 24 orëve Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
3. Kur vendimi i konfiskimit merr formë të prerë, pasuria kalon në pronësi të shtetit në mënyrë të pakthyeshme.
4. Kur vendimi i formës së prerë që ka vendosur konfiskimin prishet nga gjykata më e lartë ajo vendos vetëm për njohjen e vlerës së pasurisë së konfiskuar mbajtësit apo zotëruesit të së drejtës së pronësisë.
V. Pretendimet e palëve në proces
V.1. Pretendimet e prokurores
V.1.1. Pasi bëri një analizë të hollësishme të pasurive të sekuestruara mbi të cilat fillimisht kërkoi konfiskimin, si dhe të akteve dhe provave të depozituara në gjykim nga përfaqësuesi i subjektit, personave të lidhur dhe personave të tretë, u shpreh se:
Shtetasi Gazmend Mahmutaj përmbush parashikimet e nenit 5 pika 1 të aktit normativ dhe në këtë mënyrë ai është subjekt i këtij akti. Shtetasit Behar Mahmutaj, Kasëm Mahmutaj, Lirie Mahmutaj, Tatjana Mahmutaj, etj., përmbushin parashikimet e nenit 16, gërma c), nënpërcaktimi i) të aktit normativ dhe në këtë mënyrë ata janë persona te lidhur, pasi për pasurinë e tyre prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta.
Për sa i përket të provuarit të origjinës së ligjshme (të ardhura të ligjshme) të burimit të krijimit të pasurisë, shtetasi Gazmend Mahmutaj dhe familjarët e tij nuk justifikuan gjatë hetimit gjyqësor mundësinë për të investuar me të ardhura të ligjshme për blerjen e pasurive të sekuestruara.
Parashikimi i aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020 thekson se të ardhurat që përllogariten janë ato që kanë prejardhje të ligjshme dhe si të tilla, konsiderohen ato që bazohen në të dhënat nga organet tatimore, pasqyrat financiare ose me veprimtaritë ekonomike të deklaruara dhe jo të ardhurat nga veprimtaritë e padeklaruara.
Në rastin konkret të vetmet të ardhura të ligjshme të subjektit të vërtetuara gjatë shqyrtimit gjyqsor janë të ardhurat nga paga tek subjektet e tjera private dhe të ardhurat e siguruara nga fitimi i nxjerrë nga aktiviteti privat i subjekteve për vitet që ata kanë kryer deklarimet e rregullta të fitimit në organet tatimore, sipas informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe jo sipas xhiros së vetëdeklaruar që është vlerësuar nga ekspertja me një metodologji joshteruese në arsyetimin ligjor.
V.1.2. Konstatohet se plotësohen kërkesat e parashikuara nga akti normativ, pasi:
Shtetasi Gazmend Mahmutaj është subjekt i aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020, në kuptim të nenit nenit 5, pika 1, sepse ky shtetas është dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, me 8 (tetë) vjet burgim, në bazë të neneve 114 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa shtetasit Behar Mahmutaj, Kasëm Mahmutaj, Liri Mahmutaj, Tatjana Mahmutaj, etj., përmbushin parashikimet e nenit 16, gërma c), nënpërcaktimi i) të aktit normativ. Pasuritë e sekuestruara rezultojnë të jenë në pronësi të shtetasit Gazmend Mahmutaj dhe personit të lidhur, për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, pasi nuk u provua e kundërta;
Vepra penale për të cilat rezulton të jetë dënuar shtetasi Gazmend Mahmutaj është nga ato vepra që janë objekt i aktit normativ dhe që kryhen edhe me qëllime përfitimi të paligjshëm, duke krijuar në vijimësi pasuri, nga burime të paligjshme. Pasuria e luajtshmedhe e paluajtshme e shtetasit Gazmend Mahmutaj dhe e familjarëve të tij është vënë pas kohës së përfshirjes së këtij shtetasi në aktivitet kriminal.
Shtetasi Gazmend Mahmutaj dhe familjarët e tij rezultojnë pa të ardhura të ligjshme sipas parashikimeve të aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020, në momentin e krijimit të secilës nga pasuritë e sekuestruara dhe në masën e nevojshme për blerjen e këtyre pasurive.
Familjarët e shtetasit Gazmend Mahmutaj kanë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme, si ndërtesa, apartamente, trualle, arë, nga viti 1996-të deri në vitin 2007-të. Në kohën e kryerjes së këtyre investimeve këta shtetas nuk kanë deklaruar burime të ligjshme të ardhurash, si të ardhura nga punësimi, qiraja, shitblerja e pasurive, kredi, etj. Subjekte tregtare: “A&P Transport” dhe “P.T.E – BR” sh.p.k., janë regjistruar/themeluar në një kohë kur shtetasi Gazmend Mahmutaj nuk ka deklaruar burime të ligjshme të ardhurash, pasi të ardhurat nga punësimi më së shumti i ka përfituar si i vetëpunësuar në subjektet që ka në pronësi, menjëherë pas fillimit të aktivitetit të tyre. Shtetësja Sanjola Mahmutaj ka regjistruar subjektin “Antipatrea Hotel” në vitin 2013-të dhe para këtij viti kjo shtetase dhe bashkëshorti i saj, shtetasi Endrit Zeneli nuk rezulton të kenë patur të ardhura nga punësimi apo të ardhura të tjera të ligjshme, të cilat justifikojnë këtë investim. Subjekti “Behar Mahmutaj” është themeluar në vitin 2001, ndërkohë që para dhe gjatë këtij viti shtetasi Behar Mahmutaj nuk ka deklaruar burime të ligjshme të ardhurash. Shtetasi Gazmend Mahmutaj dhe familjarët e tij, bazuar në kontratat noteriale kanë kryer shpenzime në vlera të larta monetare, të cilat nuk justifikohen nga niveli i të ardhurave të deklaruara.
V.1.3. Procesi i konfiskimit të pasurisë sipas aktit normativ synon që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të konkludohet se nuk mund të provohet origjina e ligjshme e burimit të krijimit të pasurisë apo personi nuk justifikon zotërimin e pasurive apo të ardhurave, që janë shpërpjestimore dhe nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre. Në rastin në shqyrtim, pas analizës së kushteve ligjore të nenit 23 të aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020, vështruar ky nen në unitet me dispozitat e tjera të këtij akti, këto pasuri në pronësi të shtetasit Gazmend Mahmutaj dhe familjarëve te tij duhen konfiskuar. Personi i ngarkuar nga ligji me barrën e provës për të provuar origjinën e ligjshme të burimit të krijimit të pasurisë së regjistruar në emër të tij, nuk mundi të provojë këtë gjë dhe për pasojë, në kuptim dhe të nenit 6 pika 1 të aktit normativ që jep kuptimin e konfiskimit, pasuritë konsiderohen që kanë buruar drejtëpërdrejtë nga krimi dhe janë dukshëm në shpërpjestim me të ardhurat e ligjshme të këtij shtetasi. Duke patur parasysh se në disa prej këtyre pasurive të paluajtshme jetojnë familjët e subjekteve, në respektim të parimit të humanizmit vlerësoj se për disa prej tyre duhet të mos vendoset konfiskimi.
V.1.4. Sa më sipër, bazuar në nenin 23, në lidhje me nenin 6 pika 1 të aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë juridike”, miratuar me ligjin nr. 18/2020 datë 05.03.2020, kërkoi:
1. Konfiskimin dhe kalimin ne favor te shtetit të pasurive:
– Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
– Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
– Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
– Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
– Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
– Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
– Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
– Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
– Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956 tip kamioncinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
– Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shetasit Kasëm Mahmutaj.
– 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
– Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
– Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, me fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi në 01.11.1999.
– Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
– Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
2. Heqjen e sekuestros për pasuritë e mëposhtme:
– Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj, përfituar me kontratën me nr.1148 Rep dhe nr.242 Kol, datë 24.04.1996, në shumën prej 985.000 lekësh.
– Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.721 Prot. datë 21.12.2016, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, blerë sipas kontratës datë 29.07.1996 në shumën 1.000.000 lekë.
– Pasuri e shtetasit Kasëm Mahmutaj në qytetin e Tiranës, e përfituar me kontratën e porosisë të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, me aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol. Albana Mahmutaj ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124,9 (njëqind e njëzet e katër presje nëntë) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmimin të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Luan Bogdani, Tiranë…”
V.2. Pretendimet e përfaqësuesit e subjektit dhe personave të lidhur me të e personave të tretë
V.2.1. Përfaqësuesit e subjektit Gazmend Mahmutaj, të personave të lidhur me të dhe personave të tretë, avokatët Shpëtim Baçi, Dritan Devole e Agron Vavla, edhe pse nuk u paraqitën në seancën gjyqësore për paraqitjen e bisedimeve përfundimtare, gjatë gjithë gjykimit pretenduan se pasurisë e sekuestruara që kërkohet të konfiskohen janë vënë tërësisht në formë të ligjshme dhe pa asnjë lidhje me pasuri të prejardhur prej krimit apo jashtë të ardhurave të ligjshme.
Prej tyre u pretendua se këto pasuri janë hetuar edhe më parë, në kuadër të procedimit penal nr.425 datë 21.05.2013 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat dhe ajo prokurori, me vendimin e datës 15.07.2013, ka vendosur pushimin e çështjes.
V.2.2. Në seancën gjyqësore të datës 23.04.2021, avokati Agron Valva pretendoi se (citoj): “Aktiviteti i familjes së shtetasit Gazmend Mahmutaj ka filluar mbi bazën e të ardhurave të filluara nga puna në emigrim në Greqi. Ne kemi përshkruar se çfarë të ardhurash ata kanë siguruar. Të ardhurat kanë qenë informale, pasi nuk ka asnjë lloj të dhëne. Në vitin 1990 dihet botërisht që janë hapur kufijtë. Shtetasit shqiptarë kanë ikur ilegalë në Greqi, kanë punuar po në formë ilegale deri në vitin 1997-1998. Dhe Kasëmi dhe Behari kanë ikur familjarisht në Greqi. Kanë siguruar të ardhura dhe kanë filluar punën në aktivitetin e tyre. Behari me një aktivitet duralumini, që edhe sot e ka, ndërsa Kasëmi me aktivitete të tjera, pasi ai ka dhe profesione të tjetra.”
V.2.3. Sa më sipër, kërkuan:
– Rrëzimin e kërkesës për konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e sekuestrove për të gjitha pasuritë objekt gjykimi të vendosura me vendimin nr.149, datë 23.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
V.3. Pretendimet e përfaqësuesit të personit të tretë Shoqëria “TEXNOKAT” sh.p.k.
V.3.1. Shoqëria “TEXNOKAT” sh.p.k., nëpërmjet përfaqësuesit të tij, avokatit Gazmend Reka, pretendoi se:
Referuar fakteve dhe rrethanave, si dhe provave të ndodhura në fashikullin e dosjes gjyqësore, rezulton e provuar se nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm që pasuria nr.505/336+3-6, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 125,30 m2, e ndodhur në Z.K. 2460, vol. 57, fq. 7, me adresë: Linzë, Tiranë, në pronësi të shoqërisë “Texnokat” sh.p.k., të jetë produkt i ndonjë veprimtarie kriminale, apo të jenë kryer transaksione fiktive ndërmjet subjekteve në këtë proces.
Nga provat shkresore të ndodhura në fashikullin e dosjes gjyqësore vërtetohet katërcipërisht fakti se pasuria objekt kërkese është ndërtuar nga ana e shoqërisë konform kërkesave dhe përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe se konfiskimi i saj do të cënonte rëndë të drejtat dhe liritë e shoqërisë “Texnokat” sh.p.k.
Referuar faktit se nga ana e shtetasit Kasëm Mahmutaj nuk janë respektuar përcaktimet e Kontratës së Porosisëlidhur në vitin 2016, pasi nga ana e tij nuk është paguar asnjë këst për kalimin e pronësisë së pasurisë nr.505/336+3-6, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 125,30 m2, e ndodhur në Z.K. 2460, vol. 57, fq. 7, me adresë: Linzë, Tiranë, palët kanë rënë dakort për revokimin e Kontratës së Porosisë, kjo bazuar edhe në faktin se kjo pasuri ishte akoma (dhe vazhdon të jetë) në pronësi të shoqërisë “Texnokat” sh.p.k.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme, përgjatë qëndrimeve përfundimtare të mbajtura në lidhje me këtë çështje deklaroi se kjo pasuri dhe veprimet e kryera në lidhje me të, u gjetën të rregullta dhe në përputhje me përcaktimet ligjore, si rrjedhojë pasuria nr.505/336+3-6, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 125,30 m2, e ndodhur në Z.K. 2460, vol. 57, fq. 7, me adresë: Linzë, Tiranë, duhet të përjashtohet nga konfiskimi, pasi është në pronësi të shoqërisë “Texnokat” sh.p.k.
V.3.2. Sa më sipër, referuar provave, si dhe në mbështetje të qëndrimeve të Prokurorisë së Posaçme, kërkojmë nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:
– Përjashtimin nga konfiskimi të pasurisë nr.505/336+3-6, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 125,30 m2, e ndodhur në ZK 2460, vol. 57, fq. 7, me adresë: Linzë, Tiranë, pasi është pronë e Shoqërisë “Texnokat” sh.p.k.
VI. Arsyetimi i gjykatës
VI.1. Gjykata, në vlerësim të akteve dhe provave, konstaton se plotësohen kërkesat e parashikuara në aktin normativ nr.1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”. Ky Akt Normativ është miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Sipas nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Ky akt normativ është miratuar në datë 31.01.2020, duke u botuar në Fletoren Zyrtare e hyrë mënjëherë në fuqi. Akti Normativ është nxjerrë nga Këshilli i Ministrave në kushtet e nevojshmërisë së forcimit dhe ashpërsimit të luftës kundër terrorizmit, krimit tëorganizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike.
VI.2. Subjekti Gazmend Mahmutaj, ashtu edhe vëllezërit e tij, shtetasit Behar e Kasëm Mahmutaj dhe kunatat e tij, shtetaset Liri dhe Tatjana Mahmutaj janë subjekte të aktit normativ, sipas parashikimeve të neneve 5 dhe 16 gërma “a”, nënpërcaktimi “i” të aktit normativ.
Evidentohet se me vendimin e datës 30.11.1993, me nr.14 Regj.Them., të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, është vendosur njohja e vendimit penal të Gjykatës për Hetime Paraprake pranë Gjykatës së Veronës, datë 30.11.1993 (i cili ka marrë formë të prerë në datë 29.12.1993) për të dënuarin Eduarto Toska (alias Gazmend Mahmutaj), si dhe njohja e vendimit penal të Gjykatës së Veronës, datë 10.01.1997 (i cili ka marrë formë të prerë në datë 20.10.1997), për të dënuarin Eduart Toska (alias Gazmend Mahmutaj). Konvertimi i dënimit për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” me 8 (tetë) vjet burgim, në bazë të neneve 114 e 25 të Kodit Penal.
Sa më sipër, rezulton se shtetasi Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska), i biri i Bajram-it dhe i Sanije-s, i datëlindjes 30.06.1969, lindur në Berat dhe banues në Berat, lagjja “Çlirimi”, nr.1, rruga e Teqesë, me numër personal G90630050L, është dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”, e parashikuar nga nenet 114 e 25 të Kodit Penal, e për pasojë, në referim të nenit 5 të aktit normativ nr.1/2020 është subjekt i tij.
Masa parandaluese me karakter pasuror është masë parandaluese e cila jepet me vendim gjykate, nisur nga dyshimi i arsyeshëm, ku bazuar në elementë të faktit rezulton se posedojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë pasuri, të drejta ose veprimtari ekonomike, tërësisht ose pjesërisht të pajustifikuara në raport me nivelin e të ardhurave ose fitimeve.
VI.3. Nga aktet rezulton se, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Seksionit Kundër Pastrimit të Parave në Sektorin Kundër Krimit Financiar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Bërat, sipas të cilës kishte dyshime se vëllezërit e shtetasit Gazmend Mahmutaj, shtetasit Behar e Kasëm Mahmutaj dyshohej se kanë siguruar të ardhura të konsiderueshme nëpërmjet kryerjes së aktiviteteve të paligjshme të shtetasit Gazmend Mahmutaj dhe kanë investuar për blerje pasurish të ndryshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2013 është regjistruar procedimi penal nr.425, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.07.2013, ka vendosur: “Pushimin e çështjes penale me nr.425, datë 21.05.2013, regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.”
Ai vendim është marrë në bazë të nenit 328/1 gërma “b” të K.Pr.Penale, sipas të cilit një nga rastet e pushimit të akuzës është kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
Ai hetim është kryer me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së burimeve të të ardhurave për krijimin e pasurive të tij, në funksion të provueshmërisë mbi dyshimin për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në të, prokurori, ndër të tjera, ka arsyetuar (cioj): “…Në përfundim të verifikimeve paraprake, rezulton se për shtetasin Gazmend Mahmutaj është konvertuar dënimi në veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 114 dhe 25 i Kodit Penal. Për këtë arsye, duke qenë se vepra penale për të cilën ky shtetas është deklaruar fajtor nuk është në fushën e zbatimit të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe konkretisht nenit 3 të këtij ligji, ndaj këtij shtetasi dhe familjarëve të tij nuk mund të fillohet një procedim pasuror.
Ndodhur në këto rrethana dhe pas veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, kjo e fundit ka vendosur mosfillimin e procedimit pasuror në datë 03.06.2013…”
Në lidhje me pretendimin e përfaqësuesit së subjektit, personave të lidhur me të dhe personave të tretë, avokatit Agron Vavla, se këto pasuri janë hetuar më parë, kjo gjykatë vlerëson se:
Në pikën 2 të nenit 3 “Fusha e zbatimit” të aktit normativ nr.1 darë 31.01.2020, parashkohet se: “Masat parandaluese me karakter pasuror, të parashikuara në këtë akt normativ, nuk vendosen mbi pasurinë që, para hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, është në proces shqyrtimi gjyqësor ose për të cilën është disponuar me vendim gjykate në zbatim të legjislacionit penal, ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, si dhe legjislacionit mbi financimin e terrorizmit.”
Në rastin konkret pasuritë e sekuestruara objekt konfiskimi, aktualisht nuk janë në një tjetër proces shqyrtimi gjyqësor, si dhe nuk kemi disponim me vendim të ndonjë gjykate, në zbatim të legjislacionit penal, ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, si dhe legjislacionit mbi financimin e terrorizmit.
Disponimi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Bërat me vendimin e datës 15.07.2013, si dhe disponimi “Për mosfillimin e procedimit penal” i datës 03.06.2013, i ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda (për më tepër disponimi i prokurorisë mbi mosfillimin e procedimit penal është kryer për shkak se subjekti dhe familjarët e tij nuk ishin subjektë të ligjit të posaçën) nuk parashikohet si rast për të vlerësuar se ndodhemi përpara rastit përjashtimor kur nuk zbatohet ky akt normativ dhe për më tepër përpara parimit “bis in idem”, pasi nuk rezulton të kemi vendim gjykate mbi këtë hetim pasuror.
Në nenin 4 të Protokollit nr.7 ndalohet përsëritja e procedurave që kanë përfunduar me një vendim përfundimtar. Nuk kufizon vetëm të drejtën për të mos u dënuar dy herë për të njëjtin fakt, por aplikueshmëria e tij shtrihet gjithashtu edhe në të drejtën për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtin fakt. (Sergey v. Russia [GC], para 110-111).
Rezulton se çështja objekt gjykimi, nuk i është nënshtruar ndonjëherë një gjykimi, por vetëm hetimi.
VI.4. Nga hetimi pasuror, gjatë këtij gjykimi rezultoi se:
Në vlerësim të provave dhe akteve të marra e të nënshtruara shqyrtimit gjyqësor rezulton se subjekti Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska) dhe familjarët e tij, nuk kanë patur mundësi financiare për vënien e pasurisë.
Rezultuan të dhëna që pasuritë që figurojnë në emër të familjarëve të subjektit, zotërohen nga ana e subjektit Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska) dhe regjistrimi në emër të tyre është kryer për qëllime të fshehjes së pasurisë.
Gjykata vlerëson se:
VI.5. Krahas akteve dhe provave që shoqërojnë kërkesën për konfiskim, nga avokatët Shpëtim Baçi dhe Gazmend Reka, u paraqitën një sërë aktesh dhe provash, të cilat i’u nënshtruar denatit gjyqësor, si dhe ekspertimit kontabël.
Sipas “Akt Ekspertimi Kontabël” të përpiluar nga ekspertja Breçani, (pasqyruar edhe më lart), ndër të tjera, është konkluduar se: “…raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve për subjektin Gazmend Mahmutaj nuk mund të llogaritet, pasi nuk ka investime në pasuri të luajtshme apo të paluajtshme që janë objekt konfiskimi…
Referuar bilancit të bazuar në dokumentacionin e ndodhur në dosjen gjyqësore, rezulton se shtetasit Kasem & Liri & Sanjola Mahmutaj kanë patur mundësi financiare për investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që janë objekt konfiskimi. Të ardhurat progresive individuale në fund të vitit 2020 janë në shumën pozitive 34,698,911 lekë.
Referuar bilancit të bazuar në dokumentacionin e ndodhur në dosjen gjyqësore, rezulton se shtetasit Behar & Tatjana kanë patur mundësi financiare për investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që janë objekt konfiskimi.
Të ardhurat progresive individuale në fund të vitit 2020 janë në shumën pozitive 6,860,417 lekë…”
Neni 224/b i K.Pr.Civile, (shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001) përcakton se:
– “Eksperti e jep mendimin e tij me shkrim, por mund të dëgjohet në seancë gjyqësore dhe të pyetet nga gjykata dhe nga palët.
– Mendimi i ekspertit nuk është i detyrueshëm për gjykatën dhe, kur kjo ka mendim të kundërt me ekspertin, duhet të arsyetojë me hollësi këtë mendim në vendimin përfundimtar ose në një vendim që jep gjatë gjykimit.
– Nuk është në misionin e ekspertit të japë një mendim juridik.”
Gjendur në këto kushte, gjykata i analizon të dhënat e ofruara nga akti i ekspertimit në përputhje me të gjitha aktet e administruara gjatë këtij gjykimi.
Gjykata, pasi u njoh me përmbajtjen e akteve dhe provave, në vlerësim të tyre, çmon se të dhënat e përfituara nga këto akte dhe prova nuk provojnë se subjekti dhe personat e lidhur me të kanë përftuar të ardhura të ligjshme në masën që ata pretendojnë nga aktiviteti i tyre tregtar për periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2013 (personi fizik “Liri Mahmutaj”) dhe nga viti 2011 deri në vitin 2015 (personi fizik Kasëm Mahmutaj), për të cilat rezulton që nuk ka patur deklarime të rregullta nga subjektet në organet tatimore për deklarimin e fitimit të realizuar nga aktiviteti i tyre privat.
Në bazë të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, ligji nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, subjektet e këtij gjykimi kanë patur detyrimin ligjor të dorëzojnë deklaratat tatimore për ato vite, detyrim të cilin nuk e kanë përmbushur në mënyrë të rregullt.
Pretendimi i avokatit Baçi, se përllogaritja e fitimit për ato vite duhet të kryhej referuar xhiros së vlerësuar, nuk është i mbështetur në ligj. Xhiroja e vlerësuar nga ekspertja për vitet 1999-2015 është një formë vetëdeklarimi dhe jo xhiro reale e realizuar nga aktiviteti privat i subjektit dhe i vlerësuar nga organet tatimore.
Të ardhuart e llogaritura nga ekspertja sipas vetëdeklarimit të kryer nga subjektet dhe jo deklarimit të kryer në organet tatimore, nuk janë të ardhura reale, por një fitim hipotetik, ndaj, të ardhurat e përllogaritura nga ekspertja për periudhat 1999-2013 dhe 2011-2015 përjashtohen nga analiza financiare, duke u vlerësuar si të sakta vetëm të ardhurat që subjektet kanë deklaruar si fitim në organet tatimore.
Në lidhje me të ardhurat e pretenduara të fituara nga emigracioni në shtetin grek, gjatë hetimit gjyqësor, ekspertja ka deklaruar: (seanca gjyqësore e datës 24.12.2021): “Referuar akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore dhe bazuar në deklaratat e ndodhura në dosje janë pasqyruar të ardhurat e përfituara nga emigracioni. Në deklarata nuk thotë që nga këto shuma të realizuara, i janë derdhur shtetit grek këto detyrime tatimore…”. Gjykata vlerëson se deklaratat noteriale të dorëzuara nga subjektet në gjykim, nuk provojnë faktin se subjektet kanë përfituar të ardhura të ligjshme në masën që ata pretendojnë nga puna e tyre në emigracion për periudhen 1992-1998, duke qenë se nga to nuk rezultojnë të provuara pagesat e detyrimeve tatimore mbi të ardhurat dhe as vlera e saktë e të ardhurave te pretenduara, e për pasojë të ardhurat e pretenduara nga emigracioni në shtetin grek përjashtohen nga analiza financiare.
Në lidhje me të ardhura nga qeraja e pasurive të paluajtshme, gjatë seancës gjyqsore ekspertja ka deklaruar se nuk është mbajtur parasysh nga ajo fakti nëse subjekti ka paguar tatimin për të ardhurat nga qiraja, duke u shprehur: “…Nga ana ime në faqen 37 këtyre të ardhurave i është zbritur 10 % i këtij detyrimi. Në dosjen gjyqësore nuk kemi një vërtetim që të provojë se ky detyrim është paguar, por unë si eksperte i kam zbritur 10 % këtyre të ardhurave, duke mos pasur një dokumentacion në dosjen gjyqësore, por edhe mund të jetë paguar.”
Në kushtet kur subjekti nuk ka paguar tatimet për fitimin e realizuar nga këto të ardhura, këto të ardhura përjashtohen nga analiza financiare.
Referuar ligjit nr.8483/1998, i ndryshuar, për subjektet tatimore “person fizik”, nga viti 2015, nuk merret parasysh si e ardhur paga e tyre në subjektin që këta shtetas vetadministrojnë, pasi ata kanë qënë të vetëpunësuar në subjektin e tyre tregtar dhe si të ardhura të ligjshme përllogaritet vetëm fitimi i deklaruar në organet tatimore për këtë periudhë por jo edhe paga e tyre si të vetëpunësuar. Për pasojë, të ardhura nga paga për shtetasin Kasëm Mahmutaj, Liri Mahmutaj, Sonjela Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj, si të vetëpunësuar në personat fizik, përjashtohen si të ardhura nga analiza financiare.
Në lidhje me të ardhurat të përshkruara në aktin e ekspertimit si “të ardhura nga paga si individ për vitet 2006-2012 për subjektin Liri Mahmutaj”, “të ardhura nga paga si individ për vitet 2003-2011 për subjektin Tatjana Mahmutaj”, “të ardhura nga paga si individ – ambulant për vitet 1194-2011 për subjektin Behar Mahmutaj”, vlerësohen nga gjykata si kontribute vullnetare për sigurimet shoqërore, të cilat nuk përfaqësojnë realisht pagat e përfituara nga subjektet, por janë periudha të siguruara që përllogariten nga sigurimet shoqërore për efekt pensioni.
Në ekspertimin kontabël konstatohet se janë përllogaritur të ardhurat e subjekteve për periudhën 1992-2020, mirëpo nuk janë përllogaritur shpenzimet për të njëjtën interval kohor, por vetëm për një periudhë kohore, duke e bërë rezultatin të pavërtetë.
Gjithashtu, në zërin “të ardhura nga aktiviteti tregtar Behar Mahmutaj për vitet 2012-2019”, ndonëse në pjesën arsyetuese të aktit janë analizuar dhe vlerat me humbje të viteve 2014, 2015, 2016, në tabelën përfundimtare të subjektit Behar Mahmutaj nuk janë pasqyruar keto vlera negative dhe si rrjedhojë rezultati nuk është i saktë për ato vite.
VI.6. Në analizë të të ardhurave dhe shpenzimeve rezulton se subjekti Gazmend Mahmutaj dhe familjarët e tij nuk i justifikojnë me burime të ligjshme në momentin e krijimit të tyre pasuritë e sekuestruara, objekt konfiskimi.
Në lidhje me pasuritë:
Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj, blerë sipas kontratës së shitblerjes datë 25.06.1996, në shumën 650.000 lekë.
Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj, blerë sipas kontratës së shitblerjes datë 29.01.1996, në shumën 650.000 lekë.
Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me Liri Mahmutaj, përfituar me kontratën me nr.1148 Rep. dhe nr.242 Kol., datë 24.04.1996 në shumën prej 985.000 lekësh.
Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se subjektet Kasëm Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj kanë patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për blerjen e këtyre tre pasurive.
Në aktin e ekspertimit kontabël janë përcaktuar në tabelën e të ardhurave “të ardhura nga paga Kasëm & Liri Mahmutaj për vitet 1992-1996 në vlerën 13.759.879 si të ardhura nga emigacioni”. Sikurse interpretuam më lart, të ardhurat e pretenduara të realizuara nga puna ne emigracion nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi prej tyre nuk u provua burimi i ligjshëm i krijimit të të ardhurave dhe as pagesat e detyrimeve tatimore për to. Për pasojë, këto tre pasuri nuk rezulton të jenë krijuar me të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme.
Në lidhje me pasuritë:
Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmuataj.
Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmuataj. (shtesë pallati 85 dhe garazhe sipas lejes së ndërtimit nr.11 datë 23.10.1998, vlera e investimit 1.600.000 lekë)
Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2,, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se subjektet Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj kanë patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për blerjen e këtyre tre pasurive.
Në aktin e ekspertimit janë përcaktuar në tabelën e të ardhurave “të ardhura nga paga Kasëm & Liri Mahmutaj për vitin 1998 në vlerën 2.834.385 si të ardhura nga emigacioni”. Të ardhurat e pretenduara të realizuara nga puna në emigracion nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi nga subjekti nuk u provua burimi i ligjshëm i krijimit të të ardhurave dhe as pagesat e detyrimeve tatimore për to. Për pasojë, të ardhurat nga paga të Kasëm Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj për vitin 1998, nuk përfshihen në analizën financiare, dhe këto tre pasuri nuk rezulton të jenë krijuar me të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë:
Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq, 112, e llojit “Apartament” , me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të Behar Mahmutaj, blerë sipas kontratës datë 29.07.1996, në shumën 1.000.000 lekë.
Kjo pasuri është blerë në vitin 1996. Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se Behar Mahmutaj ka patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për blerjen e saj.
Në aktin e ekspertimit janë përcaktuar në tabelën e të ardhurave “të ardhura nga paga Behar Mahmutaj per vitin 1996 në vlerën 1.146.281 si te ardhura nga emigacioni”. Të ardhurat e pretenduara të realizuara nga puna në emigracion nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi nuk u provua burimi i ligjshëm i krijimit të të ardhurave dhe as pagesat e detyrimeve tatimore për to. Për pasojë, të ardhurat nga paga të shtetasit Behar Mahmutaj për vitin 1996 përjashtohen nga tabela e të ardhurave të subjektit dhe pasuria e sipërmshënuar nuk justifikohet me burime të ligjshme.
Në lidhje me pasuritë:
Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të Behar Mahmutaj, shtesë pallati 85 dhe garazhe sipas lejes së ndërtimit nr.11 datë 23.10.1998, vlera e investimit 1.600.000 lekë)
Këto pasuri datojnë në vitin 1998. Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se Behar Mahmutaj ka patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për blerjen e saj. Në aktin e ekspertimit janë përcaktuar në tabelën e të ardhurave “të ardhura nga paga Behar Mahmutaj për vitin 1998 në vlerën 1.348.248 si të ardhura nga emigacioni”. Të ardhurat e pretenduara të realizuara nga puna në emigracion nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi nuk u provua burimi i ligjshëm i krijimit të të ardhurave dhe as pagesat e detyrimeve tatimore për to. Për pasojë, të ardhurat nga paga të shtetasit Behar Mahmutaj për vitin 1998 përjashtohen nga tabela e të ardhurave të subjektit dhe pasuritë nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament” dhe nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, nuk justifikohen me burime të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë:
Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj, blerë me kontratën datë 20.12.2002 në vlerën 200.000 lekë.
Kjo pasuri është blerë në vitin 2002. Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se shtetasi Kasëm Mahmutaj ka patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për blerjen e saj. Në aktin e ekspertimit janë përcaktuar në tabelën e të ardhurave “të ardhura nga fitimi neto i biznesit Kasëm & Liri Mahmutaj për vitin 2001- 540.000 lekë, për vitin 2002-539.996 lekë si të ardhura nga personi fizik Liri Mahmutaj”. Të ardhurat e pretenduara të realizuara nga aktiviteti privat i personit fizik “Liri Mahmutaj” për vitet 2001-2002, nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi këto të ardhura nuk janë deklaruar në organet tatimore dhe nuk u provuan as pagesat e detyrimeve tatimore për to. Këto janë të ardhura të vetëdeklaruara nga subjekti, por të pakonfirmuara nga DRT Berat, e cila ka konfirmuar vetëm të ardhurat e viteve 2014 -2019. Për pasojë, të ardhurat nga aktiviteti i personit fizik “Liri Mahmutaj” përjashtohen nga tabela e të ardhurave të subjektit dhe pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, nuk justifikohen me burime të ligjshme.
Në lidhje me pasuritë:
Pasuria nr.13/241+1-9, vol.2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të Behar Mahmutaj, blerë sipas kontratës datë 17.03.2006, me vlerë 500.000 lekë.
Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj, regjistruar në datën 08.05.2006, me vlerë 350.000 lekë.
Kjo pasuri është blerë në vitin 2006. Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se shtetasi Behar Mahmutaj ka patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për blerjen e saj. Në aktin e ekspertimit janë përcaktuar në tabelën e të ardhurave “të ardhura nga paga për vitin 2005 – 254.568 lekë, për vitin 2006 – 273.360 lekë, për shtetasit Behar Mahmutaj dhe Tatjana Mahmutaj, si të ardhura nga paga si individ ambulant dhe si të vetëpunësuar për këta dy shtetas”. Të ardhurat e pretenduara të realizuara nga paga për vitet 2005 – 2006 nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi këto të ardhura nuk janë paga reale të pëfituara nga shtetasit Behar Mahmutaj dhe Tatjana Mahmutaj, por janë vetëm kontribute sigurimi, pasi i vetëpunësuari Behar Mahmutaj nuk trajtohet me pagë.
Për shtetasen Tatjana Mahmutaj, vërtetimi nga sigurimet shoqërore konfirmon vetëm derdhjen e kontributeve të sigurimit dhe jo se ka qenë e punësuar në ndonjë subjekt dhe pagën që ka marrë.
Për pasojë, të ardhurat nga paga për vitin 2005 – 254.568 lekë, per vitin 2006 – 273.360 lekë per shtetasit Behar Mahmutaj dhe Tatjana Mahmutaj, përjashtohen nga të ardhurat e subjektit dhe pasuritë nr.13/241+1-9, vol.2, fq. 118, e llojit “Apartament” dhe nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206. e llojit “Ndërtesë”, nuk justifikohen me burime të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë:
Pasuria nr. 27/209, vol. 14, fq.132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj, blerë me kontratën e datës 04.06.2007, me vlerë 15.000.000 lekë.
Kjo pasuri është blerë në vitin 2007. Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se shtetasi Kasëm Mahmutaj ka patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për blerjen e saj. Në aktin e ekspertimit janë përcaktuar në tabelën e të ardhurave “të ardhura nga fitimi neto i biznesit Kasëm & Liri Mahmutaj për vitin 2006 – 656.999 lekë, për vitin 2007 – 657.000 lekë si të ardhura nga personi fizik “Liri Mahmutaj” dhe “të ardhura nga paga për vitin 2006 – 530.000 lekë, për vitin 2007 – 928.520 lekë për shtetasit Kasëm Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj, si të ardhura nga paga si të vetëpunësuar apo si kontribute sigurimi”. Të ardhurat e pretenduara të realizuara nga paga për vitet 2006-2007 nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi këto të ardhura nuk janë paga reale të përfituar nga shtetasit Kasëm Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj, por janë vetëm kontribute sigurimi, pasi, sikurse u shprehëm më lart, të vetëpunësuarit nuk trajtohet me pagë. Për periudhën që rezulton nga vërtetimi nga sigurimet shoqërore konfirmohen vetëm derdhjet e kontributeve të sigurimit dhe jo fakti se ka qenë e punësuar në ndonjë subjekt dhe pagën që ka marrë. Të ardhurat e pretenduara të realizuara nga aktiviteti i personit fizik “Liri Mahmutaj” për vitet 2006-2007 nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi këto të ardhura nuk janë deklaruar në organet tatimore dhe nuk u provua as pagesat e detyrimeve tatimore për to, pasi janë të ardhura të vetëdeklaruara nga subjekti, mirëpo të pakonfirmuara nga DRT Berat, e cila ka konfirmuar vetëm të ardhurat e viteve 2014-2019.
Sa më sipër, të ardhurat nga fitimi neto i biznesit Kasëm & Liri Mahmutaj për vitin 2006 – 656.999 lekë, për vitin 2007 – 657.000 lekë, si të ardhura nga personi fizik “Liri Mahmutaj” dhe të ardhurat nga paga për vitin 2006 – 530.000 lekë, për vitin 2007-928.520 lekë për shtetasit Kaëem Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj, përjashtohen nga tabela e të ardhurave të subjektit, krijimi i pasurisë nr.27/209, vol. 14, fq.132, e llojit “Truall”, nuk justifikohet me burime të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë:
Pasuri e shtetasit Kasëm Mahmutaj në qytetin e Tiranës, e përfituar me kontratën e porosisë të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, me aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol., përpiluar nga notere Albana Mahmutaj ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124.9 (njëqind e njëzet e katër presje nëntë) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmim të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Luan Bogdani.
Rezultoi e provuar se “Kontratë Porosie” nr.2332 Rep., nr.1021 Kol., e datës 25.06.2016 është revokuar në datën 11.12.2020 dhe çertifikata e pronësisë për këtë apartament ka dalë në emër të shoqërisë “Texnokat” sh.p.k.. Në kontratën e porosisë përshkruhej se çmimi i apartamentit të porositur do të likuidohej gradualisht nga shtetasi Kasëm Mahmutaj, nëpërmjet një kredie që do të merrte në bankë. Nga hetimi gjyqësor nuk rezulton e provuar të jetë marrë një kredi për këtë qëllim, apo që nga shtetasi Kasëm Mahmutaj të jetë kryer pagesë për ndonjë këst. Sa më sipër, gjykata çmon se kjo pasuri nuk duhet të konfiskohet, pasi nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në nenin 23 të aktit normativ nr.1 të vitit 2020.
Në lidhje me pasuritë:
Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. Shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, blerë në datë 31.12.2009, në vlerën 945.000 lekë.
Automjet i llojit “Autoveturë”, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. Shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj, blerë në datë 31.12.2009, në vlerën 405.000 lekë.
Automjet i llojit “Furgon”, e markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të Behar Mahmutaj, e cila është zhdoganuar nga shtetasi Behar Mahmutaj në datë 20.09.2000, në shumën 461.176 lekë, ku rezulton e blerë nga shtetasi Mario Ferontinë Bologna, kundrejt vlerës prej 2.500.000 lireta
Automjet i llojit “Autoveturë”, e markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të Tatjana Mahmutaj, ku ky mjet rezulton të jetë blerë me kontratë shitje nr.627 Rep., nr.361 Kol., në datë 16.03.2016, nga shtetësja Majlinda Ramaj, kundrejt shumës prej 500.000 lekë.
Këto pasuri janë blerë në vitet 2000, 2009, 2016. Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se shtetasit Kasëm, Behar e Tatjana Mahmutaj kanë patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për blerjen e tyre. Të ardhurat e shtetasit Behar Mahmutaj për vitin 2000 reultuan 0 (zero). Të ardhurat e pretenduara të realizuara nga paga e subjekteve per vitet 2008-2009 nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi, sikurse shpjeguam më lart, këto të ardhura nuk janë paga reale të përfituara nga shtetasit Kasëm Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj, por janë vetëm kontribute sigurimi. Gjithashtu, të ardhurat e pretenduara të realizuara nga aktiviteti i personit fizik “Liri Mahmutaj” për vitet 2008-2009, nuk mund të vlerësohen si të ardhura të ligjshme në kuptim të aktit normativ, pasi këto të ardhura nuk janë deklaruar në organet tatimore dhe nuk u provuan as pagesat e detyrimeve tatimore per to. Ato janë të ardhura të vetëdeklaruara nga subjekti, mirëpo, të pakonfirmuara nga DRT Berat, e cila ka konfirmuar vetëm të ardhurat e viteve 2014-2019. Po ashtu, në të ardhurat për vitin 2016, në tabelën e subjektit Kasëm & Tatjana Mahmutaj, nuk janë pasqyruar edhe humbjet e aktivitetit privat. Për pasojë, katër automjetet e sipërmshënuara çmohen të pajustifikuara me burime të ligjshme
Në lidhje me pasuritë:
Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot. 721, datë 29.12.2016, Berat.
Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahumtaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot. 720, datë 29.12.2016, Berat.
Pasuria e Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot. 197, Berat.
Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, të datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarim me nr.721, të datës 29.12.2016, Berat.
Këto pasuri në proces legalizimi janë shtesat e apartamenteve të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
Në lidhje me pasuritë:
50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznove”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
Subjekti me NIPT K32515133U, figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë njëkatëshe me nr.pasurie 3/6, zona kadastrale nr. 8501, Berat.
Subjekti me NIPT K32515135N, figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, në fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi 01.11.1999.
Subjekti me nr.NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore Ajda Mahmutaj dhe me ortake SanjolaMahmutaj.
Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me nr.NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241, Berat. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
Nga aktet e marra e të nënshtruara hetimit gjyqësor, nuk u provua se subjektet kanë patur të ardhura të krijuara nga burime të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.
VI.7. Sikurse arsyetuam më lart, shtetasi/subjekti Gazmend Mahmutaj dhe familjarët e tij rezultojnë pa të ardhura të ligjshme në momentin e krijimit të secilës nga pasuritë e sekuestruara dhe në masën e nevojshme për blerjen e këtyre pasurive.
Familjarët e shtetasit Gazmend Mahmutaj kanë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme, si ndërtesa, apartamente, trualle, arë, nga viti 1996 deri në vitin 2007. Në kohën e kryerjes së këtyre investimeve këta shtetas nuk kanë deklaruar burime të ligjshme të ardhurash, si të ardhura nga punësimi, qiraja, shitblerja e pasurive, kredi, etj. Subjektet tregtare: “A&P Transport” dhe “P.T.E – BR” sh.p.k., janë regjistruar/themeluar në një kohë kur shtetasi Gazmend Mahmutaj nuk ka deklaruar burime të ligjshme të ardhurash, pasi të ardhurat nga punësimi më së shumti i ka përfituar si i vetëpunësuar në subjektet që ka në pronësi, menjëherë pas fillimit të aktivitetit të tyre. Shtetësja Sanjola Mahmutaj ka regjistruar subjektin “Antipatrea Hotel” në vitin 2013. Para atij viti kjo shtetase dhe bashkëshorti i saj, shtetasi Endrit Zeneli, nuk rezultojnë të kenë patur të ardhura nga punësimi apo të ardhura të tjera të ligjshme, të cilat justifikojnë këtë investim. Subjekti “Behar Mahmutaj” është themeluar në vitin 2001, ndërkohë që para dhe gjatë këtij viti shtetasi Behar Mahmutaj nuk ka deklaruar burime të ligjshme të ardhurash. Shtetasi Gazmend Mahmutaj dhe familjarët e tij bazuar në kontratat noteriale kanë kryer shpenzime në vlera të larta monetare, të cilat nuk justifikohen nga niveli i të ardhurave të deklaruara.
VI.8. Në përfundim të hetimit gjyqësor, gjykata arrin në përfundimin se pasuritë mbi të cilat është vendosur me vendim sekuestrimi, sipas parashikimit të pikës 5 të nenit 23 të aktit normativ nr.1/2020, duhet të konfiskohen.
Sipas parashikimeve të aktit normativ nr.1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, neni 23, pika 5, në asnjë rrethanë subjektet e këtij akti normativ nuk mund të përdorin si argument apo provë se të ardhurat për krijimin apo fitimin e aseteve dhe pasurive, objekt hetimi, janë burim i evazionit fiskal. Të ardhurat e padeklaruara konsiderohen të paligjshme për sa subjekti nuk provon të kundërtën. Në këtë rast, kundër subjektit mund të ngrihet një proces i rregullt sipas legjislacionit në fuqi. Pra, të ardhurat që përllogariten janë ato që kanë prejardhje të ligjshme dhe, si të tilla, konsiderohen ato që bazohen në të dhënat nga organet tatimore, pasqyrat financiare ose me veprimtaritë ekonomike të deklaruara dhe jo të ardhurat nga veprimtaritë e padeklaruara.
Parashikimi i aktit normativ nr.01/2020 se merren parasysh vetëm të ardhurat e veprimtarive të ligjshme të deklaruara, është në përputhje me konceptin e këtyre të ardhurave të trajtuara në aktet ndërkombëtare ku ka aderuar vendi ynë, si neni 4 i Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit”, ratifikuar me ligjin nr.8646, datë 20.07.2000.
Në rastin objekt gjykimi, të vetmet të ardhura të ligjshme të subjektit të vërtetuara gjatë shqyrtimit gjyqsor janë të ardhurat nga paga tek subjektet e tjera private dhe të ardhurat e siguruara nga fitimi i nxjerrë nga aktiviteti privat i subjekteve për vitet që ata kanë kryer deklarimet e rregullta të fitimit në organet tatimore sipas informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe jo sipas xhiros së vetëdeklaruar.
Gjykata, vlerëson se nuk u provua origjina e ligjshme e burimit të krijimit të disa pasurive (si më lart) si dhe nuk justifikohet zotërimi i tyre, pasi nuk u përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara.
VI.9. Duke vlerësuar se në disa prej këtyre pasurive të paluajtshme jetojnë familjarët e subjektit, në respektim të parimit të humanizmit, gjykata e çmon të drejtë kërkimin e prokurores, se për disa prej tyre duhet të mos vendoset konfiskimi.
Për këto arsye
Gjykata, bazuar në nenet 23, 24 dhe 26 të Aktit Normativ nr.1, datë 31.01.2020, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, miratuar me ligjin nr.18/2020 datë 05.03.2020,
VENDOS:
• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
• Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.149 datë 23.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:
1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
4. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
5. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
8. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
9. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
11. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
12. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
13. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
14. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
15. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
16. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
17. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
18. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
19. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
20. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
21. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
22. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
23. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi 01.11.1999.
24. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
25. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
• Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.
• Revokimin/Heqjen e masës së sekuestros së vendosur me vendimin nr.149 datë 23.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi pasuritë:
1. Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj, përfituar me kontratën me nr.1148 Rep. dhe nr.242 Kol., datë 24.04.1996, në shumën prej 985.000 lekësh.
2. Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.721 Prot. datë 21.12.2016, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, blerë sipas kontratës datë 29.07.1996, në shumën 1.000.000 lekë.
3. Pasuri e shtetasit Kasëm Mahmutaj në qytetin e Tiranës, e përfituar me kontratën e porosisë të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, me aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol. Albana Mahmutaj ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124,9 (njëqind e njëzet e katër presje nëntë) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmimin të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Luan Bogdani, Tiranë.
• Konform nenit 31 paragrafi 4, 5, 6 të ligjit nr.34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, ndryshuar me ligjin nr.19/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara”, shpenzimet gjyqësore dhe të administrimit të pasurive të sekuestruara, të mbeten siç janë bërë.
• Për administrimin e pasurive të konfiskuara ngarkohet Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
• Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet brenda 24 orëve Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
• Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve nga marrja dijeni apo njoftimi i vendimit.
– U shpall në Tiranë, sot më datë 22.02.2022.
SEKRETARE GJYQTARE
ERMELINDA MILINGU ETLEVA DEDA