• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Forumi Ekonomik i Shkupit, Ibrahimaj: “Open Ballkan” synon lehtësimin e tregtisë rajonale dhe zhvillimin ekonomik

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Forumi Ekonomik i Shkupit, Ibrahimaj: “Open Ballkan” synon lehtësimin e tregtisë rajonale dhe zhvillimin ekonomik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit, me temë: “Rritja e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej”.

Ministrja ishte pjesë e panelit “ Zhvillimi i politikave fiskale dhe monetare”, së bashku me Ministrin e Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë të Kosovës, Hekuran Murati; Ministrin  e Financave të Malit të Zi, Aleksandar Damjanovic, dhe Zv.Drejtorin Ekzekutiv të FMN, Luc Dresse.





Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj foli për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës Open Ballkan,për të përmirësuar eficencën dhe liberalizimin etregut  të përbashkët, lëvizjen e kapitalit, të mirave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen e njerëzve.

“Filluam me procesin e Berlinit dhe tani vazhdojmë me procesin me “Ballkanin e Hapur”. Përpiqemi që të integrohemi sa më mirë dhe të rrisim eficencën e tregtisë mes nesh, për të shkuar drejt përfitimeve të globalizimit. Këto janë dhe  shtylla të integrimit evropian dhe ajo çfarë po bëjmë është përpjekja për të përshpejtuar proceset dhe të bëhemi gati për integrimin në BE”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi faktin se në kuadër të “Open Ballkan” po diskutohet edhe mbi politikat fiskale që do të zbatohen në të ardhmen dhe së shpejti do të nënshkruhet një Memoradum, në takimin që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Ohër.

Në fjalën e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë u ndal edhe në efektivitetin e politikave fiskale të ndjekura nga qeveria shqiptare për përballimin e efekteve të pandemisë Covid 19.

Ministrja theksoi se Shqipëria u përball me pandeminë pas krizës së tërmetit të vitit 2019, ku u ndërmorën disa politika monetare dhe fiskale për të minimizuar efektet në ekonomi. Banka e Shqipërisë ndoqi politika monetare duke zvogëluar normate interesit dhe shtyrë në kohëpagesat e disa huave. Nga ana tjetër, qeveria ndërmori disa masa të tjera, si ofrimi i garancive për bizneset, në mënyrëqë bizneset të kishin mjaftueshëm likuiditet dhe të sigurohej vazhdimësia e aktivitetit ekonomik të tyre.

Zbatimi i këtyre politikave fiskale dhe monetare, tha Ibrahimaj, bëri të mundur që ekonomia e vendit të rikuperohej dhe të rritej me 8.5 % për vitin 2021.

Duke u ndalur në krizën aktuale, Ministrja Ibrahimaj tha, se Shqipëria është aktualisht vendi i rajonit me normën më të ulët të inflacionit dhe shprehu besimin,  se kriza që aktualisht po kalojmëështë e përkohshme dhe çmimet do të nisin të ulen në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapat e duhur për përballimin e krizës, vijoi Ministrja, duke miratuar stimujt e nevojshëm fiskalë, por edhe duke synuar zvogëlimin e borxhit dhe duke investuar në sektorët që do të sigurojnë rritje ekonomike.

“Sfida më e madhe që ne kemi për momentin është të vazhdojmë të furnizojmë me stimuj fiskalë, që janëtë parashikuar në buxhetin tonë, e sigurisht duke zvogëluar borxhin, të investojmë në ato fusha dhe sektorë që do të sigurojnë rritje dhe ndikojnë nëqëndrueshmërinë e situatës makroekonomike në të ardhmen”, tha Ministrja.

Një tjetër sfidë për vendin tonë lidhet me sigurimin e energjisë dhe kostot e larta të saj. Edhe në këtë drejtim, theksoi Ministrja Ibrahimaj, qeveria ndërhyri duke mbuluar kostot e rritura të energjisë, në mënyrë që të mos rritej kostoja e prodhimit dhe të mos prekej niveli i konsumit.

 

Pas

Pse vendimet e mëdha duhet t’i merrni pasi keni kryer marrëdhënie s*ksuale, ja çfarë thonë ekspertët

Para

Tragjedia në Pukë/ Zbardhet shkaku i v dekjes së nënës me dy vajzat

Para
Tragjedia në Pukë/ Zbardhet shkaku i v dekjes së nënës me dy vajzat

Tragjedia në Pukë/ Zbardhet shkaku i v dekjes së nënës me dy vajzat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar