• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Çfarë mund të bëni me bukën e mbetur – Receta plot shije

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Çfarë mund të bëni me bukën e mbetur – Receta plot shije
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në familjet shqiptare vështirë të ketë një ditë kur nuk ka bukë në shtëpi.

Por furnizimi i tepërt me bukë automatikisht nënkupton praninë e bukës së ftohtë e të mbetur në dollap.





Megjithatë, fakti që është e ndenjur nuk e bën bukën të pangrënshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për përdorimet interesante të bukës së mbetur.

Papare

Paparja është një ushqim i përdorur dhe i pëlqyer nga fëmijë e të rritur.

Sekreti i një papareje të shijshme është pikërisht buka e ndenjur e cila gjatë gatimit me vaj ulliri, djathë, qumësht e vezë zbutet dhe lidh të gjithë përbërësit.

Bukë Me Vezë

Fetat e bukës së ndenjur mund të përdoren shumë mirë për një mëngjes të pasur me proteina.

Ju mund t’i lyeni ato në vezë dhe t’i skuqni në mëngjes.

Buka me vezë shijon shumë me djathë, domate, qumësht apo kos.

Qofte

Buka e ndenjur rekomandohet të përdoret në brumin e qofteve të shtëpisë.

Kur është e ndenjur buka ka aftësi shumë të mira ndërlidhëse të mishit të grirë, erëzave dhe qepës.

Thërrime me Bukë të Ndenjur

Bukën e ndenjur e të thatë mund ta kaloni në mikser e ta përpunoni deri sa të përfitoni thërrime shumë përdorimëshe.

Atë mund ta përdorni për trashjen e supës, gatime të kripura, sallata e të tjerë.

Brusketa

Fetat e bukës së ndenjur mund t’i fusni në thekëse dhe me to të përgatisni brusketa nga më të ndryshmet.

Këto brusketa mund të përgatiten me salcë me ullinj, salcë domateje, djathë, peshk ton e të tjerë.

Trahanaja

Buka e mbetur është perfekte për përgatitjen e trahanasë së shijshme shqiptare.

Ajo përthith shumë mirë lëngjet dhe ruan shijen karakteristike pak të athët të trahanasë.

Përshesh Me Çaj Mali 

Buka e ndenjur mund të përdoret edhe për përgatitjen e një përsheshi të shijshëm me çaj mali të nxehtë.

Sipër përsheshit mund të hidhni grimca të djathit të bardhë dhe nuk do të keni të ngopur. /AgroWeb.org

Pas

“Ishte i paparashikuar” Ministrja rrëfen se si i ndryshoi jetën takimi me Ramën: Nuk kisha ambicie politike

Para

Pse i urrej indiferentët, mesazhi i Antonio Gramshit që është aktual edhe sot

Para
Pse i urrej indiferentët, mesazhi i Antonio Gramshit që është aktual edhe sot

Pse i urrej indiferentët, mesazhi i Antonio Gramshit që është aktual edhe sot

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar