• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

124 të arrestuar, thasë me dro gë e tufa me para

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
124 të arrestuar, thasë me dro gë e tufa me para
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

124 persona kanë përfunduar në prangat e policisë në një javë nga policia. Në pamjet e publikuara për bilancin e javës shihen qese me drogë si dhe para të sekuestruara.

Në total, janë zhvilluar 17 operacione policore, 7 prej të cilëve për kapjen e personave që kërkoheshin nga autoritetet policore spanjolle.



Janë arrestuar po ashtu edhe 97 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 4 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Operacione për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kontrolle masive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe paligjshmërisë, në të gjithë vendin.

  • Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 496 persona, nga këta: 124 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 18 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 34 persona në kërkim, nga këta: 25 në kërkim kombëtar dhe 9 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Bulevardi”, “Gaminator 3”, “Madrid”, “Ëalkers”,“Couple 1”,“Lugo”, “Sevilla”, “Again”, “Alias”, “Road Guard 17”, “Gjurmë”, “Informaliteti 3”, “Grecalli”, “Ëide”, “Coin”, “Vilanova” dhe “Continuance”.

Janë zhvilluar 7 operacione policore për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese spanjolle, për vepra të ndryshme penale. Në zbatim të marrëveshjes për ekstradimet, këta shtetas do të ekstradohen drejt Spanjës.

Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, janë finalizuar operacionet policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”, të zhvilluara nga Policia e Kurbinit, si dhe operacioni “Ëide”, i zhvilluar nga Policia e Fierit. Gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 320 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e një banese dhe dhjetëra fidanë narkotikë, të kultivuar në kubikë.

Gjatë operacioneve policore në fushën e narkotikëve janë sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike, dhjetëra doza me kokainë dhe heroinë, qindra bimë dhe fidanë narkotikë.

  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 15 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 7 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 thika, municion luftarak etj.
  • Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale; janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore; 3 raste të organizimit të lojërave të fatit; 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 8 makineta për lojëra fati, 10 aparate celulare dhe shuma parash.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 39 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 40 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Policia Rrugore/Vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, me shërbime të dedikuara, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

  • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 348 leje drejtimi, nga të cilat: 216 për tejkalim shpejtësie, 80 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 52 për qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 97 drejtues mjetesh, nga këta: 54 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.
  • Janë vendosur 15.635 masa administrative, si dhe janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare/Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

  • Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 4 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 3 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.
  • Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e përkushtuar për të luftuar me vendosmëri krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe për t’u ofruar qyetarëve një shërbim sa më cilësor. Në këtë kuadër fton sërish qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri dhe çdo abuzim me detyrën nga ndonjë punonjës i Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe ligjor.

 /abcnews.al

Pas

Marrëveshja e ekstradimit Shqipëri-Spanjë jep rezultatet e para, arrestohen edhe biznesmenë

Para

Kryeministri Rama: Shqipëria ndodhet në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror

Para
Shërbimi online pa sportele/ A do të largohen njerëz nga puna? Rama zbulon ndryshimin pas 1 Majit

Kryeministri Rama: Shqipëria ndodhet në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar