• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

Si u arrit kjo? Kapen “mat” qindra shoferë, Policia Rrugore siguron pajisjen inteligjente

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
Si u arrit kjo? Kapen “mat” qindra shoferë, Policia Rrugore siguron pajisjen inteligjente

Një tjetër pajisje inteligjente është vënë në shërbim të Policisë së Shtetit. Kjo e fundit njoftohet se do të pasohet shpejt edhe me një flotë prej 10 mjetesh të tjera, me pajisje për matje të shpejtësisë dhe identifikues shkeljesh të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia Rrugore

Shtohen pajisjet logjistike bashkëkohore dhe mjetet inteligjente, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Një tjetër pajisje inteligjente në shërbim të Policisë së Shtetit, e cila do të pasohet shumë shpejt me një flotë prej 10 mjetesh të tjera, me pajisje moderne per matje shpejtësie dhe identifikues shkeljesh të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Prej të mërkures, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka në përdorim një pajisje bashkëkohore, lexues automatik targash, krahas makinës inteligjente POLISCAN, radarëve automatikë dhe dronëve të cilësisë së lartë.

Si rezultat i përdorimit të kësaj pajisjeje, e cila është e vendosur në një automjet të shpejtë të Policisë Rrugore, dhe përdoret në të gjithë territorin e vendit, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar 758 automjete që kishin nga 3 deri në 15 masa administrative të pashlyera.

Drejtuesit e këtyre automjeteve, pasi janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, pas sinjalizimit të Njësisë Operacionale, kanë shlyer masat administrative.

Njëkohësisht janë evidentuar me dron 234 automjete që kanë kryer parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masa administrative të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar, nga makina inteligjente Poliscan, 966 raste të tejkalimit të shpejtësisë, në të gjitha akset rrugore në vend, shkelje për të cilën, ndëshkimi varion nga masë administrative deri në pezullim të lejes së drejtimit dhe heqje të pikëve nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që kanë masa administrative të pashlyera, të kryejnë menjëherë pagesat e papaguara, pasi kontrollet në të gjitha rrugët do të jenë akoma më intensive.

Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët urbane dhe interurbane monitorohen nga punonjësit e Policisë Rrugore, që kanë tashmë në dispozicion më shumë pajisje bashkëkohore, për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pas

“Mos kini asnjë dyshim për këtë” Evi Kokalari sulmon Alibeajn dhe bën paralajmërimin e papritur

Para

Breshëri sa një top golfi/ Moti i keq përfshin këtë vend, alarmohen qytetarët (VIDEO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

nga Fast News
14:00 | 27/12/2025
0

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

nga Fast News
13:30 | 27/12/2025
0

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

Sa dëmton një administratë e paralizuar?

nga Fast News
13:02 | 27/12/2025
0

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

nga Fast News
12:58 | 27/12/2025
0

Para
Breshëri sa një top golfi/ Moti i keq përfshin këtë vend, alarmohen qytetarët (VIDEO)

Breshëri sa një top golfi/ Moti i keq përfshin këtë vend, alarmohen qytetarët (VIDEO)

Recent News

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

Aflatoksina në qumësht: çështje e sigurisë ushqimore, kush po i mashtron blegtoret !

14:00 | 27/12/2025
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki – Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet

13:30 | 27/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar