1. Buzëqeshni
Mbani një fytyrë të qeshur. Kur ju qeshni, dukeni më shoqëror dhe i afërt. Njërëzit ndihen më rehat të lidhin marrëveshje me ju. Pavarsisht si ndiheni nga brënda, buzëqeshni!
2. Kujdesuni për flokët e fytyrës
Kjo vlen për të dyja gjinitë. Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për flokët e fytyrës. Meshkujt duhet të depilohen rregullisht, por nëse ata dëshirojnë të mbajnë mjekër duhet të kujdesen për të që të ngjajë e rregullt dhe e pastër. Ndërsa femrat duhet t’i japin vetullave një formë sic duhet e ti mbajnë gjithmonë të pastra.
3. Kushtojini vëmendje flokëve
Flokët janë kurora juaj! Imagjinoni një luan pa krifë…nuk e bëni dot. Pikërisht! Prandaj kujdesuni për flokët. Një look i këndshëm është mënyra më e mirë për të tërhequr dikë. Prijini flokët periodikisht sepse është shumë e rëndësishme për shëndetin e tyre dhe mbajini të pastër e të rregullt. Kjo është shumë e rëndësishme për tërheqjen pamore.
4. Vishni masën tuaj
Veshja juaj është shumë e rëndësishme. Njërëzit pëlqejnë dikë që është veshur siç duhet. Kështu që, kujdesuni për këtë pjesë. Blini rroba që janë masa juaj. Më të mëdha apo shumë të ngushta mund t’ju bëjnë të dukeni cuditshëm.
5. Sy më sy
Kur jeni duke folur me dikë kontakti sy më sy është shumë i rëndësishëm. Nëse e mbani sic duhet, njerëzit përballë do të ndihen të rëndësishëm e të lumtur. Edhe pse disa persona ndihen pak në siklet kur e praktokojnë, mos u shqetësoni. Fillimisht provojeni me persona të afërt. Ndërsa flisni shikojini në sy. Më vonë provojeni me të huaj.
6. Ecni me vetëbesim
Ndihuni të sigurt kur ecni. A dini si të ecni me vetëbesim? Mbajtja e trupit të relaksuar dhe sytë dhe koka lart ju ndihmojnë të dukeni me vetëbesim. Të dukeni me nivel të lartë vetëbesimi është një pjesë e rëndësishme e të qënurit tërheqës.
7. Mbani aromë të mirë
Askush nuk e pëlqen dikë që mban aromë të keqe. Të gjitha përpjekjet tuaja për tu dukur tërheqës mund të hidhen në erë, nëse ju mbani një aromë jot ë këndshme. Kështu që kujdes në këtë pjesë. Bëni dush cdo ditë dhe përdorni rregullisht deodorant. Lani dhëmbët sic duhet. Mund edhe të përdorni medikamente për të larguar aromën e keqe të gojës.
8. Relaksohuni
A mendoni gjatë gjithë kohës se cfarë po mendojnë të tjerët për ju? Nëse po, atëherë duhet të filloni ta largoni këtë zakon. Ndihuni të sigurt dhe jinni të hapur me të tjerët. Komunikoni dhe silluni lirshëm pa u nervozuar.
9. Qeshni dhe bëni për të qeshur
Kur ju qeshni, njerëzit përreth ndihen rehat dhe të lumtur që janë nën shoqërinë tuaj. Buzëqeshja mund t’ju bëjë të dukeni më tërheqës, por më e rëndësishmja është se nëse ju i bëni të tjerët të qeshin ju i bëni ata të lumtur. Ju do të trajtoheni me të njëjtat emocione.
10. Gjuha e trupit
Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme. Nëse do të dukeni shumë të ngatërruar apo kompleks në gjuhën tuaj të trupit me shumë mundësi njerëzit do të përpiqen t’ju shmangin. Ata do të mendojnë se ju jeni më tepër tip solitar. Por nëse ju jeni të qetë dhe të thjeshtë atëherë, njerëzit do t’ju afrohen.
11. Bëni pyetje
Mos u përpiqni të flisni për veten gjatë gjithë kohës. Ndërkohë që bashkëbisedoni me dikë, bëni pyetje. Por jo pyetje të papërshtatshme. Kur ju bëni këtë gjë, njerëzit mendojnë se ju interesoheni për ta, doni të dini më tepër dhe ndihen më të rëndësishëm në praninë tuaj.
12. Vishni ngjyra të hapura
Vishni rroba me ngjyra. Kini kujdes të shmangni disa ngjyra të cilat mund të jenë të papërshtatshme në sajë të tonit tuaj të lëkurës apo ambjentit ku do të jeni. Zakonisht, ngjyrat e ndezura i tërheqin njerëzit. Gjithashtu dukeni më me vetëbesim.