• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kuvendi: Ja kur do mbahen zgjedhjet për Kryetarin e PD-së

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Kuvendi: Ja kur do mbahen zgjedhjet për Kryetarin e PD-së
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Data 22 Maj do të jetë dita kur do të zhvillhen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Kjo datë është miratuar sot nga Kuvendi i Partisë Demokratike i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.





“Përcaktimi i datës 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD, ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”,  u shpreh Këlliçi.

Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka shkarkuar Alibeajn si kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, duke shpallur sot vakancën për pozicion.

Kryetari i Komisioni të punës së Kuvendit, Belind Këlliçi, u shpreh se kreu i Grupit Parlamentar do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar.

Të gjitha ndryshimet

Propozimet për Ndryshimet Statutore

Ishte      Bëhet

NENI 32

Neni 32/a

Kryesia e Degës së Partisë

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.

a)      Kryesia e Degës përbëhet nga 17-23 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.

Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

NENI 32

Neni 32/a

Kryesia e Degës së Partisë

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.

a)      Kryesia e Degës përbëhet nga 17-27anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.

Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës,antarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

NENI 42

Neni 42/1/dh

Kuvendi Kombëtar i Partisë

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj. Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar:

a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;

c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;

d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;

dh) Një numër përfaqësuesish të organizatavepartnere në numër të barabartë, jo më shumë se 10 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

NENI 42

Neni 42/1/dh

Kuvendi Kombëtar i Partisë

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj.Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar:

a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;

c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;

d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;

dh) Një numër përfaqësuesishtë organizatave partnere të LDG  dhe FRPD ku përfaqësimi do të jetë, 10 për qind të numrit të përgjithshëm për LDG dhe 10 për qind të numrit të përgjithshëm për  FRPD,të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

NENI 44

Neni 44/2/b/c/6

Këshilli Kombëtar

2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Brënda këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, ish-Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

2. Janë automatikisht kandidatë:

a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;

b) kryetarët e degëve të PDSH-së;

c) deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;

ç) kryetarët e Bashkive dhe Kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike;

6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

NENI 44

Neni 44/2/b/c/6

Këshilli Kombëtar

2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Jashtë këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit,Deputetët e PDSH në detyrë,Kryetarët e Degëve të PDSH,kryetarët e Bashkive që i përkasin Partisë Demokratike,ish-Presidentët,ish-Kryeministrat,ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, si dhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH.

2. Janë automatikisht kandidatë:

a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;

b) ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;

6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

NENI 47

Kryesia e Partisë

1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

a)      Kryetari i Partisë;

b)      Dy nënkryetarët e Partisë,

c)      Sekretari i Përgjithshëm;

d)     Kryetari i Këshillit Kombëtar;.

e)      Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë mandat tjetër përveç atyre të parashikuar në gërmat a), b), c) dhe d) të pikës 1 të këtij neni.

NENI 47

Kryesia e Partisë

1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

a)      Kryetari i Partisë;

b)      Dy nënkryetarët e Partisë,

c)      Sekretari i Përgjithshëm;

d)     Kryetari i Këshillit Kombëtar;.

e)      Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike;

f)       Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë;

g)      Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë më shumë se një mandat tjetër përveç atij të fituar sipas këtij neni.

Pas nenit 55 shtohet neni

Neni 55/1

Aparati qendror administrativ i partisë

Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e  aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm  emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

DISPOZITA TRANZITORE

NENI 64

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit

1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të konstituimit të organeve të reja sipas tij, por jo më shumë se për katër muaj, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

2. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit përbëhet nga 29 anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar, mes personaliteteve me kontribute dhe autoritet të padiskutueshëm në PDSH. Ky Komision ushtron të gjitha kompetencat të cilat sipas këtij statuti i takojnë organeve qendrore të Partisë, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.

3. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vetëmblidhet pas miratimit të këtij statuti dhe zgjedhjes së anëtarëve të tij nga Kuvendi Kombëtar. Ai përfundon ushtrimin e kompetencave të një organi qendror, sapo konstituohet rregullisht organi përkatës sipas parashikimeve të këtij Statuti.

4. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, përgjatë periudhës së funksionimit të tij, është përgjegjës veçanërisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore apo referendare në cilindo nivel të organizimit të PDSH.

Pas

Lajm i fundit/ Enkelejd Alibeaj shkarkohet nga posti i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së

Para

“Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë”, Rama: Shteti vjen tek ti me një klik

Para
“Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë”, Rama: Shteti vjen tek ti me një klik

“Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë”, Rama: Shteti vjen tek ti me një klik

Të Gjitha

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

nga Fast News
16:34 | 15/07/2025
0

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

nga Fast News
16:25 | 15/07/2025
0

Kontrollet tek fermerët, reagon Ministria e Bujqësisë: Synojnë sigurinë ushqimore

Kontrollet tek fermerët, reagon Ministria e Bujqësisë: Synojnë sigurinë ushqimore

nga Fast News
16:20 | 15/07/2025
0

Njoftimi i Tatimeve: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor

Njoftimi i Tatimeve: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor

nga Fast News
16:10 | 15/07/2025
0

Recent News

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

16:34 | 15/07/2025
Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

16:25 | 15/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar