• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Cilat janë traditat e ditës së Pashkës- Zbulojini të gjitha

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Cilat janë traditat e ditës së Pashkës- Zbulojini të gjitha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për besimtarët e Krishterë, Pashkët janë festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

Përveç aspektit fetar, Pashkët janë kthyer edhe në një event komercial plot me lepurushë prej çokollate dhe vezë shumëngjyrëshe që ëmbëlsojnë jetën e çdo besimtari, por edhe ateisti!

Çfarë domethënie ka lepurushi me çokollatë në këto festime? Po vezët përse ngjyrosen?

Në gjuhën angleze, fjala Pashkë përkthehet Easter. Kjo e fundit vjen nga fjala Eostre, emri i një perëndeshe pagane për pranverën dhe fertilitetin.

Sipas legjendave, perëndesha Eostre gjeti një zog të lënduar në rrugë i cili po ngordhte. Perëndesha e transformoi zogun në lepur që të qëndronte ngrohtë brenda gëzofit të tij.

Lepuri zog i ishte mirënjohës perëndeshës dhe prodhonte vezë shumë ngjyrëshe për të treguar besnikërinë, devotshmërinë dhe dashurinë ndaj saj. Në shumë vende të botës, Pashkët nisin me gjuetinë e vezëve plot ngjyra të lëshuara nga lepuri i pashkëve.

Për këtë traditë duhen përdorur vezë të ziera fort. Përse veza? Një proverb latin thotë “Omne vivum ex ovo” ose “Jeta vjen nga një vezë”.

E vërteta është që në të gjitha kulturat dhe traditat, veza konsiderohet si një emblemë e vetë jetës ndaj edhe përdoret në të gjitha festivalet e pranverës.

Duke qenë se në periudhën e kreshmës, besimtarët nuk konsumojnë produktet e mishit dhe ato të bulmetit, çdo vezë e prodhuar në javën para pashkëve, zjehet dhe ruhet për Pashkë.

Procesi i ngjyrosjes së vezëve

Gjithçka mendohet të ketë nisur kur Maria Magdalena besohet të ketë shkuar tek Perandori i Romës për ta njoftuar për ngjalljen e Krishtit.

“Krishti u ngjall” besohet të ketë thënë ajo. “ Nëse Krishti është ngjallur, është njësoj sikur të thuash që kjo vezë është e kuqe” tregohet të ketë thënë perandori duke treguar një vezë në tavolinë. Thuhet që menjëherë pas kësaj fjalie, veza u bë e kuqe!

Kjo ngjyrë simbolizon gjakun e Krishtit të derdhur në kryq mbi botën që përfaqësohet nga veza.

Ngjyrosja e vezës është art më vete dhe mbart simbolikën e pranverës dhe dritës së diellit.

Mbajtja e vezëve kryesisht atyre të kuqe në shtëpi sjell shëndet dhe mirëqenie.

Lulet

Kishat dekorohen me lule për pashkë.

Tema kryesore e pashkëve është rilindja, ringjallja, simbolika e së cilës gjendet fort tek lulet dhe kryesisht tek zambakët.

Kjo lule e bukur besohet të jetë rritur në të njëjtin kopsht ku u arrestua Jezusi.

Lule dhe bimë të tjera që përdoren në pashkë janë shelgjet, zymbylët dhe tulipanët e kuq që përfaqësojnë gjakun e derdhur të profetit.

Ushqimet e preferuara për Pashkë

Në mbarë botën ushqimet tradicionale që konsumohen për Pashkë janë të pasura me vlera, por edhe me simbolikë.

Në Shqipëri ku festohen të gjitha Pashkët, veza është mbreti i tryezës, ndërsa lepuri kthehet në simbol të festës.

Në Greqi, besimtarët gatuajnë biskotat e Pashkëve ose “Koullourakia” të përgatitura me lëng portokalli dhe fara susami.

Mjalti dhe arrat janë gjithashtu të përdorura për ëmbëlsira si bakllavaja. Mishi i qengjit është pjesë e traditës jo vetëm në Greqi, por në shumë vende të ndryshme të Evropës.

Në Itali, në rajonin e Toskanës, banorët përgatisin biskotën e famshme të dashurisë me shije limoni. “Pannetone” dhe “Colomba” (buka në formën e pëllumbit) janë dy nga ushqimet më tradicionale. Rusët kanë “Kulich” si ushqim tradicional për Pashkë, një lloj buke me copëza portokolli, bajame, rrush të thatë etj.

Brazilianët çmenden pas Pacoca, një lloj kremi i përgatitur me arra ndërkohë që në tryezë nuk mungojnë peshqit dhe ëmbëlsirat.

Spanjollët nga ana tjetër përziejnë bukën, qumështin, vezët dhe mjaltin, i kavërdisin në vaj ulliri dhe i shërbejnë me salca të ndryshme.

Çokollata nuk mungon në tryezë, por në vend të vezëve, spanjollët preferojnë skulptura dhe gdhendje në çokollatë në përmasa të vogla./AgroWeb.org

Pas

Aksident në Kukës/ Makina bie në liqen, humb jetën pasagjeri. Djali i tij shpëton për mrekulli

Para

“Ma kanë kërkuar qytetarët” Profesori i njohur shpall kandidaturën për President

Para
“Ma kanë kërkuar qytetarët” Profesori i njohur shpall kandidaturën për President

“Ma kanë kërkuar qytetarët” Profesori i njohur shpall kandidaturën për President

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar