Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zgjedhjet në Serbi, Mali i Zi refuzon hapjen e qendrave të votimit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Zgjedhjet në Serbi, Mali i Zi refuzon hapjen e qendrave të votimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe në Mal të Zi për hapjen e 3 qendrave të votimit për zgjedhjet e tre prillit në Serbi.

Vendimi u njoftua nga kryeministri Zdravko Krivokapiç, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë pro-serbe në Mal të Zi si dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit.

Referuar një njoftimi të lëshuar të hënën nga zyra e kryeministrit Krivokapiç, Ministria e Jashtme malazeze kishte vendosur që të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe as shumicën e ministrave në qeveri.

Ata u shprehën se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiç, nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku dhe do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në vend.

“Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviç”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Partia pro-serbe, Fronti Demokratik kritikoi ashpër kryeministrin Zdravko Krivokapiç dhe ministrin Gjorgje Raduloviç për vendimin, duke u shprehur se ata po mundohen të pengojnë qytetarët serbë që jetojnë në këto komuna të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ky është një vazhdim i politikës antiserbe. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse kemi parasysh se, ditë më parë, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, grurë dhe misër. Poashtu duhet kujtuar se vaksinat e para kundër COVID-19 kanë ardhur pikërisht nga Serbia, me pëlqimin dhe vullnetin e mirë të presidentit të Serbisë”, thuhet në deklaratë të Frontit Demokratik.

Sakaq, presidenti serb Aleksandar Vuçiç paralajmëroi lidhur me këtë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare “Mali i Zi do të marrë përgjigjen e Serbisë ditën e martë, që do të jetë me pasoja të gjera”.

Pas

Balluku urdhëroi fikjen e dritave natën, policia shton patrullimet nga frika e vjedhjeve

Para

Çfarë po ndodh në pikat e karburanteve? Rritet çmimi i naftës, bordi nuk e bën publik

Para
Çfarë po ndodh në pikat e karburanteve? Rritet çmimi i naftës, bordi nuk e bën publik

Çfarë po ndodh në pikat e karburanteve? Rritet çmimi i naftës, bordi nuk e bën publik

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

nga Fast News
12:30 | 28/07/2026
0

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

nga Fast News
12:06 | 28/07/2026
0

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

nga Fast News
11:59 | 28/07/2026
0

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

nga Fast News
11:55 | 28/07/2026
0

Recent News

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

12:30 | 28/07/2026
“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

12:06 | 28/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora