• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vrasja e familjes shqiptare në Greqi/ Policia hedh poshtë pistën e parë, ja kush dyshohet se është autori

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Vrasja e familjes shqiptare në Greqi/ Policia hedh poshtë pistën e parë, ja kush dyshohet se është autori
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ndodhet shumë afër autoriti të vrasjes së familjes shqiptare.

Ngjarja tragjike ndodhi një ditë më parë në zonën e Andraviadës në Greqi.



Mediat e shtetit fqinj raportojnë se uniformat blu kanë hedhur poshtë pistën e parë  se autori i krimit të katërfishtë të ishte babai i vdekur dhe pistën e dytë se autor ishte ish bashkëshorti grek i shqiptares.

Autoritetet greke janë në kërkim të një tjetër burri, bëhet fjalë për një shtetas grek 57-vjeçar, që banonte afër shtëpisë së familjes shqiptare. Sipas informacioneve të protothema.gr, policia ndodhet aktualisht në shtëpinë e 57-vjeçarit grek, baba i dy fëmijëve.

Shtëpia e tij ndodhet shumë afër banesës ku ndodhi krimi tragjik, ku mbrëmjen e djeshme fëmija 12-vjeçar i familjes gjeti nënën, njerkun dhe 2 vëllezërit e vegjël mes gjakut përtokë.

Prothema.gr shkruan se 57-vjeçari i dyshuar është shpallur në kërkim që nga mbrëmë jo vetëm nga policia , por edhe nga familjarët e tij, të cilët kanë humbur kontakt me të që prej ditës së djeshme.

Në fshat të gjithë e cilësojnë 57-vjeçarin si person me probleme mendore, i cili zakonisht kishte konflikte me shumë bashkëfshatarë.

Mendohet se shkak i vrasjes tragjike është se çifti shqiptar kishte mosmrrëveshje ekonomike me fqinjin, nuk kishin paguar një pjesë të marrëveshjeve financiare me 57 vjeçarin.

Megjithatë ky pohim mbetet një dyshim dhe pritet të verifikohet nga policia greke.

Në të kaluarën autori i dyshuar ka qendruar në një spital psikiatrik, dhe pasi ka dalë ka vazhduar aktet mizore duke keqtrajtuar dy ish gratë e tij, fqinjët, e madje edhe kafshët shtëpiake të banorëve të tjerë.

Si i gjeti 12 vjeçari viktimat në shtëpi

Babai dhe nëna u gjetën në oborrin e banesës të larë në gjak, ku babai mbante një thikë në qafë. Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur.
Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë!

Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Shtëpia e gjakosur e familjes fatkeqe ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos. Policia ndodhet në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sakta në të cilat humbën jetën katër personat, ndërsa në vendngjarje pritet edhe një mjek ligjor.

Pas

“Kjo qe protesta ime e vogël” Gazetarja e njohur del në TV pa grim fare, jep mesazhin e fortë

Para

Moska nuk e pranon/ Ekzekutohet gjenerali i lartë rus, ja “dedikimi” që zbuloi të vërtetën

Para
Moska nuk e pranon/ Ekzekutohet gjenerali i lartë rus, ja “dedikimi” që zbuloi të vërtetën

Moska nuk e pranon/ Ekzekutohet gjenerali i lartë rus, ja “dedikimi” që zbuloi të vërtetën

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar