• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Universiteti Mesdhetar në një etapë të re, hapen programet e Doktoraturës në Shkencat Ekonomike

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Universiteti Mesdhetar në një etapë të re, hapen programet e Doktoraturës në Shkencat Ekonomike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kalon në një etapë të re duke hapur ciklin e tretë të studimeve “Doktoraturë” në “Shkencat Ekonomike”. Lajmin e mirë, për Urdhërin e ri të miratimit të këtyre programeve e ndanë në një ceremoni të organizuar enkas për finalizimin e këtij objektivi të rëndësishëm, drejtuesit e këtij Universiteti. Me hapjen e programeve të doktoraturës Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ofron tashmë gamën e plotë të programeve të studimit nw 3 cikle.

“Studimet e doktoraturës, janë një komponent shumë i rëndësishëm në këtë stad të zhvillimit të arsimit të lartë, pasi kemi të bëjmë më një kërkim shkencor i cili nuk është formal, por është një kërkim shkencor qw duhet t’i shërbejë zhvillimeve ekonomike të vendit tonë”, u shpreh themeluesi i UMSH-së Akademik, Prof. Doktor, Anastas Angjeli. Duke vlerësuar angazhimin e të gjithë stafit që punoi për këto programe, ai kërkoi angazhim maksimal për zbatimin e të gjitha procedurave për përzgjedhjen e aplikantëve sipas kushteve që përcakton ligji.

“Jam i sigurt që kjo arritje e Universsiteti Mesdhetar të Shqipërisë do të shoqërohet nga një transparencë shumë e madhe. UMSH do të jetë me këto programe një derë e hapur për të gjithw ata kandidatët brenda dhe jashtë vendit që do të duan të ndjekin këto studime”, tha themeluesi i UMSH-sw.

Rektori i Universiteti Mesdhetar Akademik, Prof. Dr Adrian Civici, theksoi se kurorëzimi me sukses i programit të doktoraturës, reflekton një ndryshim cilësor brenda vetë Universitetit. “Të marësh miratimin për të pasur një program doktoral do të thotë se shumë elementw që kanë të bëjnë sidomos me kërkimin shkencor dhe përdorimin e tij si fuqi lëvizëse në funksion të interesave të ekonomisë dhe zhvillimit të vendit është kontributi i vërtetë që kërkohet nga studimet doktorale”, u shpreh Civici. Sipas tij, Universiteti Mesdhetar për të arritur këtë ndryshim ka kryer një ristrukturim kapilar të strukturave të Universiteti në funksion të ofrimit të këtyre programeve sipas standardeve dhe cilësisë maksimale.

Në cilësinë e Drejtorit të Shkollës doktorale të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr Paskal Milo, u shpreh se duke ju përshtatur kësaj fazë të re, Universitetit Mesdhetar zotëron potenciale të mëdha shkencore veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe financave.

“Do të jemi të suksesshëm dhe sot ne inciojmë një thirrje intensive për të gjithë ata studiues të apasionuar, të përkushtuar që me punën e tyre, në radhë të parë të kryejnë obligimet që kanë ndaj vetes dhe pastaj t’i japin një dimension tjetër kërkimit shkencor në Universitetin Mesdhetar duke e prezantuar denjësisht në tregun e kërkimit shkencor kombëtar e ndërkombëtar”, tha Drejtori i Shkollës Doktorale në UMSH.

Pas

Kriza e çmimeve dhe paketat e përballjes me të–si po reagohet?

Para

“Metodë kursimi” Rritja e çmimit të vajit, Agron Llakaj publikon videon epike që po ‘thyen’ rrjetin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

nga Fast News
14:13 | 06/09/2025
0

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

nga Fast News
11:49 | 06/09/2025
0

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

nga Fast News
11:42 | 06/09/2025
0

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

nga Fast News
11:38 | 06/09/2025
0

Recent News

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

14:13 | 06/09/2025
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

11:49 | 06/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar