• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të gjithë duhet të përgatiten” Ish-ministri Lleshaj reagon për krizën në vendin tonë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Të gjithë duhet të përgatiten” Ish-ministri Lleshaj reagon për krizën në vendin tonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se krizës ndërkombëtare që ka prekur edhe Shqipërinë nuk i duhet mbivendosur dhe një e dytë.

Ai u shpreh se kostot që prodhon kriza nuk mund të shkarkohen në supet e një shtrese të vetme të shoqërisë ndaj të gjithë duhet të përgatiten për të humbur diçka nga ‘portofoli’ i tyre.





“Nuk duhet të lejohet të mbivendoset një krizë e dytë. Sepse nëse krizës ndërkombëtare i mbivendoset një krizë e brendshme, pasojat do të ishin shkatërruese. Ekonomia që kemi përqafuar në vitet `90 nuk është ajo e Adam Smithit, por e një shteti sociale. Nuk kemi kërkuar një ekonomi tregu të egër dhe për të mbrojtur të dobëtit janë krijuar mekanizmat sociale.

Është në rëndësi të madhe që para se ta ngresh turmën përballë policisë, të merren masa për të ndaluar një krizë të dytë. Kosto që prodhon kriza ndërkombëtare nuk mund të shkarkohen në supet e një shtrese të caktuar. Duhet të humbim të gjithë në proporcion, edhe të pasurit, edhe të varfëritë, edhe qeveria e të tjerë. Pra kërkohet një paketë e madhe masash”, u shpreh Lleshaj.

Në lidhje me nismën e Kryeministrit Edi Rama, për të ngritur Bordin e Administrimit sa i përket çmimeve të karburanteve, Lleshaj u shpreh:

“Komiteti është një hap i duhur, por duhet një plan i madh. Kryeministri me të drejtë thotë jemi në luftë. Vërtetë s’jemi në vijën e parë të frontit, por jemi në luftë. Në kushtet e luftës gëlojnë spekulantët që duan ta shumëfishojnë pasurinë dhe historia e ka provuar këtë”.

Ish-ministri i Brendshëm theksoi se nuk përjashtohet mundësia që protesta të tilla të përdoren nga palë të treta si forcat politike etj. Lleshaj tha se nëse krizës i mbivendoset fatura, kosto do të bëhet e papërballueshme.

“Është e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve që të protestojnë kur mendojnë se standardi i tyre cenohet. Unë shoh që në protestë ka një brendi, por nuk përjashtohet që këtyre protestave u bashkangjiten interesa të treta.

Në një kohë që skena i duhet lënë Putinit në aventurën e tij, kjo hapësirë e lajmeve të zëvendësohet me këto protesta, nuk është gjë e mirë. Formula e vetme për mua në këtë situatë është që të gjithë të humbin diçka. Sepse po u mbivendos fatura do të bëhet e papërballueshme”.

Pas

Zhvendoset protesta/ Qytetarët lënë Kryeministrinë, ja ku po marshojnë tani

Para

Protesta/ Bllokohet rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, paralizohen rrugët dhe hyrja në kryeqytet

Para
Protesta/ Bllokohet rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, paralizohen rrugët dhe hyrja në kryeqytet

Protesta/ Bllokohet rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, paralizohen rrugët dhe hyrja në kryeqytet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar