• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shqipëri-Gjeorgji/ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, ja sa është rezultati deri më tani

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Shqipëri-Gjeorgji/ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, ja sa është rezultati deri më tani
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë po luan ndeshjen e dytë miqësore të marsit.

Kuqezinjtë po përballen me skuadrën e Gjeorgjisë.

Rivali në dukje është i lehtë, por në  13 përballjet ndërmjet tyre, Shqipëria ka fituar vetëm 3 sfida, ka barazuar tre dhe ka humbur 7, një bilanc aspak pozitiv.

Edy Reja kishte paralajmëruar ndryshime për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë dhe ashtu ka ndodhur. Duke filluar nga porta dhe për të përfunduar në sulm, krahasuar me ndeshjen në Spanjë, ka shumë lëvizje, plot 6 të tilla.

Ndryshimet edhe për shkak se 3 titullarë nga ndeshja paraardhëse nuk janë të gatshëm për sot, pikërisht Myrto Uzuni, Ivan Balliu dhe Keidi Bare, të tre luajnë në La Liga dhe kanë qëndruar në Spanjë.



Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Hysaj, Asllani, Ramadani, Çekiçi, Broja, Manaj.

SHQIPËRI – GJEORGJI    0-0

38’ Çekiçi ka mundësinë më të mirë deri tani për të kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas një sugjerimi perfekt të Gjimshitit, ai shmang një mbrojtës dhe tenton me të djathtën, por kalon sferën mbi traversë.

35’ Broja arrin të fitojë një goditje nga këndi dhe në zhvillimin e saj, pas një harkimi të Çekiçit godet me kokë, por nuk gjen kuadratin.

30’ Çabradze ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal që në start në mënyrë të parregullt një kundërzbritje të Roshit.

29’ Karton i verdhë për Çekiçin i cili detyrohet të ndalë Davitashvili me faull pasi po i drejtohej rrezikshëm zonës së rreptësisë së Strakoshës.

24’ Minuta studimi nga të dy skuadrat, por me Gjeorgjinë që mundohet të shtyjë më shumë drejt sulmit. Duhet një ndërhyrje e Roshit ndaj Tsitaishvili që të evitohet një moment i rrezikshëm para portës kuqezi, me mesfushorin i cili i heq topin nga këmbët futbollistit kundërshtar në zonë.

17’ Roshi merr topin në krahun e djathtë dhe pasi shmang një futbollist kundërshtar, lëshon një gjuajtje të fortë, por që përfundon në duart e portierit Mamardashvili.

16’ Gjeorgjia mundohet të mbajë ritmin e ulët me pasime në gjysmëfushën e vet sa herë ka topin në zotërim, por nuk arrin të krijojë mundësi të rrezikshme.

11’ Manaj arrin të fitojë një goditje këndi pasi detyron prapavijën e gjeorgjianëve të devijojnë topin në këndore. Por në ekzekutimin e saj, asnjë prej futbollistëve të Shqipërisë nuk është në qendër të zonës për të devijuar topin që largohet nga prapavija vendase.

9’ Tentativë e fortë e Manajt drejt portës, topi bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë.

8’ Qarkullim i gjatë i topit me pasim në thellësi të Çekiçit në të djathtën për Roshin. Sfera më pas grushtohet nga portieri i kundërshtar i cili largon rrezikun.

2’ Menjëherë një sulm i Shqipërisë me Çekiçin dhe Hysajn në krahun e majtë, por nuk arrin të gjejnë hapësirë për të pasuar apo gjuajtur në portë.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

Pas

“Kemi kaluar në një fazë tjetër” Flasin protestuesit në Tiranë: Ja ku do të fokusohemi tani

Para

“Ik largohu” Qytetarja përzë nënë Lizën nga protesta: Nuk jemi këtu për shtëpinë tënde

Para
“Ik largohu” Qytetarja përzë nënë Lizën nga protesta: Nuk jemi këtu për shtëpinë tënde

“Ik largohu” Qytetarja përzë nënë Lizën nga protesta: Nuk jemi këtu për shtëpinë tënde

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Festat e fundvitit rrisin çmimet, në shtetet e tjera ka oferta dhe ulje, në Shqipëri ndodh e kundërta

Festat e fundvitit rrisin çmimet, në shtetet e tjera ka oferta dhe ulje, në Shqipëri ndodh e kundërta

nga Fast News
11:30 | 20/12/2025
0

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

nga Fast News
11:10 | 20/12/2025
0

Recent News

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

12:00 | 20/12/2025
Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

11:37 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar