• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

Sekreti i pjekjes ideale dhe më të shpejtë të patateve në furrë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Sekreti i pjekjes ideale dhe më të shpejtë të patateve në furrë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Patatet e pjekura në furrë, me apo pa mish janë padyshim ndër recetat më fantastike.

Veçanërisht tani që është ftohtë, të pjekura në furrë për drekë apo edhe për darkë ato janë perfekte për t’u përgatitur.

Por pjekja e tyre jo gjithmonë rezulton e suksesshme. Ndonjëherë ato zbuten më shumë nga sa duhet, e herë të tjera më të forta apo të papjekura më mirë.

Por ka një sekret që e bën pjekjen e tyre në furrë të përsosur, në mënyrë që t’i shijoni në mënyrë të përkryer sa herë që i përgatisni.

Përgatitja e Përkryer e Patateve të Furrës

(Sasia e përbërësve përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona) 

1 kg patate

Kripë

Një lugë gjelle gjalpë të freskët

Dy lugë gjelle vaj ulliri

Rozmarinë ose rigon (erëzat i përzgjidhni sipas dëshirës)

Përgatitja

Si fillim, ndizni furrën në temperaturë maksimale në mënyrë që të ngrohet para se të fusni patetet për t’u pjekur.

Gjithë sekreti qendron tek zierja e patateve para se t’i fusni në furrë.

Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe lëreni derisa uji të nis të vlojë.

Në këtë moment shtoni patatet me gjithë lëkurë por të cilat më parë i keni pastruar me ujë të bollshëm.

Por kujdes, nëse janë patate të reja atëherë duhet t’i lini 5-7 minuta të ziejnë nga momenti kur uji ka nisur të vlojë.

Nëse patatet janë të vjetra atëherë lërini 10 deri në 12 minuta.

Menjëherë sa të mbaroni këtë proces kalojini patatet në një enë me ujë të ftohtë në mënyrë që të ndërpritet procesi i zierjes.

Më pas, qërojini patatet nga lëkura. Ndajini në feta jo shumë të holla dhe vendosini në një tavë. Nëse patatet janë të vogla atëherë thjeshtë qerojini pa i prerë fare.

Hidhuni kripë sa dëshironi dhe erëzat që dëshironi, spërkatini me vaj ulliri dhe gjalpin të cilin më parë e keni shkrirë dhe përzjeini me njera tjetrën.

Në rastin e patateve të reja hidhuni patateve sipër 4-5 lugë gjelle me ujë.

Ndërsa në rastin e patateve të vjetra hidhuni një gotë ujë (250 ml) dhe futini në furrë të piqen.

Në këtë mënyrë, patatet do të piqen shumë shpejt. Shija e tyre do të jetë e mrekullueshme falë butësisë nga brenda dhe pak krokante nga jashtë.

Lërini të piqen për 20 minuta derisa të marrin pak ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe.

Në këtë mënyrë mund t’i përgatisni edhe me mish të cilin duhet ta keni zierë më parë por jo plotësisht.

Në këtë rast, në vend të ujit patateve mund t’u hidhni nga lëngu i mishit që keni zjerë.

Konsumojini të ngrohta dhe mund t’i shoqëroni me gatime apo mishra të ndryshëm./AgroWeb.org

Pas

“Nuk jam në një film” Brenda nga bunkeri, Zelensky jep një mesazh për Joe Biden

Para

“Do të importojmë gaz dhe 2 milionë ton grurë” Pas sanksioneve, ky është shteti që tenton të nxjerrë nga kriza ekonomike Rusinë

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar