Kulla televizive e Kievit është sulmuar nga rusët, duke ndërprerë potencialisht sinjalin e saj.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.
Ende është i paqartë fakti nëse kulla është goditur drejtpërdrejt.
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi banorët e Kievit se po përgatitej të godiste objektivat në kryeqytet.