Kryeministri Edi Rama ka komentuar në konferencën e sotme krizën ekonomike që po kalon Shqipëria por edhe shtete të tjera në Europë.
Nafta është rritur duke kapur shifra rekord në historinë e vendit tonë.
Për këtë fakt, kreu i qeverisë thotë se nuk ndërhyn dot për shkak se çmimi kontrollohet nga tregu i lirë.
Rama thekson se është absurde që të hiqen taksat e naftës, pasi sipas tij me mbledhjen e taksave qeveria po “mban me dhëmbë” çmimin e energjisë të pa rritur.
“Dëgjojmë propozime absurde për heqjen e taksës së naftës. Kjo qeveri po mban të pa lëvizur në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit të energjisë. Më lart sesa kërcimi i çmimit të naftës. Për familjarët dhe biznesin e vogël dhe kjo kushton çdo ditë shumë. Dhe këto kosto, përballohen fal kontributeve. Se është kollaj të themi të heqim këto taksa. Kemi hequr nga të gjitha llojet e taksave që mundëm dhe nuk ka më çfarë të heqim. Kemi hequr taksat për biznesin e vogël apo për pagat deri në 40 mijë lekë. Kemi përgjysmuar taksat për 50 mijë lekë pagë. S’kemi çfarë të heqim më.”
“Po e mbajmë me dhëmbë çmimin e energjisë. Mundësia për të ndëhyrë është aty. Se nuk është si nafta që është e sipërmarrjes private” tha Rama.