Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Proces model në këtë bashki” Kreu i KQZ jep detaje nga votimi deri më tani: Nuk raportohen problematika

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Proces model në këtë bashki” Kreu i KQZ jep detaje nga votimi deri më tani: Nuk raportohen problematika
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një dalje tjetër për mediat kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se procesi zgjedhor në të gjashtë bashkitë e vendit po vijon normalisht.

Ai shtoi se pjesëmarrja në këto zgjedhje është më e ulët se në votimet për Kuvendin,, ndërsa i bëri thirrje të gjithë  qytetarëve për të marrë pjesë.

“Në lidhje me votimin elektronik, vetëm në pesë qendra votimi nuk ka pasur operatorë, pra identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar. Në 15 qendra të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik. 75% e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00, 25% janë hapur deri në orën 07:30. Pra, në 07:30, sipas raportimit që ka KQZ, të gjitha qendrat janë të hapura. Kemi vërë verifikime në terren të situatës në qendrat e votimit dhe në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Ka disa probleme që lidhen me mënyrën e procesit të votimit. Në disa qendra kemi pasur raportime nga partitë, që kanë thënë se ka pasur grumbullime të njerëzve të paautorizuar. Kemi komunikuar dhe na kanë raportuar se situata është kthyer në normalitet. Ju bëj thirrje partive politike të mos përfshihen në deklarime publike, që thyejnë heshtjen zgjedhore”, tha Celibashi.

Sa i përket shpalljes së pavlefshmërisë në tre qendra votimi në Shkodër, Celibashi u shpreh se “Situata ka qenë shumë e vështirë, në kushte ekstreme atmosferike dhe nuk ja vlente barra qiranë të rrezikonin jetën e të shkonin komisionerët atje. Edhe në këmbë e kishin të vështirë të shkonin. Në tre qendrat e votimit në Shkodër nuk është zhvilluar procesi i votimit, por duhet parë në fund nëse do të shpallen zgjedhjet të pavlefshme aty”.

Duke folur për votimin elektronik në Vorë, kreu i KQZ tha se ka parë dhe vetë nga afër këtë proces, i cili po ecën normalisht dhe është një proces model.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Në lidhje me Vorën, si nga raportimet që administrata e KQZ ka marrë, por gjykuar dhe nga ajo që pashë vetë, procesi i votimit aty ishte duke shkuar normalisht. Sa i përket mungesës së komisionerëve të PD, do të gjejë trajtimin ligjor. Votimi në pesë qendrat e votimit atje, që unë e pashë, mund ta përkufizoj si model. Nuk kishte problematika”, u shpreh kreu i KQZ.

Pas

“Më bëhet zemra mal” Balerini Ilir Shaqiri pritet si fitues nga Erion Veliaj: Je made in Tirana

Para

“Mbyllni qiellin për Ukrainën” Zelensky ‘shpërthen’ ndaj Perëndimit: Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë

Para
“Mbyllni qiellin për Ukrainën” Zelensky ‘shpërthen’ ndaj Perëndimit: Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë

“Mbyllni qiellin për Ukrainën” Zelensky ‘shpërthen’ ndaj Perëndimit: Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

nga Fast News
08:30 | 11/04/2026
0

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

nga Fast News
08:00 | 11/04/2026
0

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Recent News

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

08:30 | 11/04/2026
Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

08:00 | 11/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora