Një histori e rrallë është ajo që vjen së fundmi nga administrata publike në Shqipëri.
Bëhet falë për Fatri Ballën, i cili nisi detyrën e tij si nën oficer Magazine në spitalin Ushtarak. Në vitin 2006 nën titullin magazinier civil zuri rrënje për të mbyllur kontributin e tij në detyrë deri në muajin mars të këtij viti.
Ka shumë fjalë të mira për Fatriun, por mbi të gjitha, një arritje e tillë mund të fitohet vetëm nën titullin e një njeriu të mirë.
Ai cilësohet si punonjës i përkushtuar, me aftësi të veçanta dhe me grada të pazëvendësueshme.
Në një sistem ku në çdo qeverisje, në çdo frymë dhe në gjithë dëshirën e madhe të shqiptarëve për të punuar në shtet, Fatriu priti dhe percolli 14 drejtorë, që nga Veli Toto, e deri tek Edlira Bode.
Një CV e gjatë e një punëmarresi, nuk do të thotë se është me aq vlerë sa nje CV e Fatri Ballës, me një rresht të vetëm për eksperiencën e tij në punë.
Një shembull i mirë qëndrueshmerie e admisnitratës publike, por jo vetëm. Ajo që vlen për t’u përmendur, është shembulli i mirë që lë në breza vetë Fatri Balla.