Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook ka reaguar sërish për situatën e çmimeve në vend. Ai tha se ditën e sotme dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë kapur me faturë mbi çmimin e caktuar dhe se të dy subjektet janë gjobitur.
Ai gjithashtu thekson se çdo abuzim do të ndëshkohet dhe se nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit
Statusi:
Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit
Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare