• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

Nuk lejuan nxënësin me aftësi ndryshe të hynte në mësim, ministrja shkarkon drejtorin e Zyrës Arsimore dhe drejtoreshën e shkollës

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
Nuk lejuan nxënësin me aftësi ndryshe të hynte në mësim, ministrja shkarkon drejtorin e Zyrës Arsimore dhe drejtoreshën e shkollës

Pezullohet nga detyra drejtoresha e shkollës së Mesme të Bashkuar “Mihal Nako” në Fierseman dhe drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Divjakë Llazar Stase.

Vendimi u mor nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit me aftësi të kufizuara Emiliano Liçi.

Ka qenë emisioni “Stop” ai i cili solli rastin e Emiliano Liçit, të cilët kishin komunikuar me titullaren e shkollës, e cila u ishte drejtuar duke i thënë  se ka zbatuar udhëzimin per kriterin e moshës. Por ajo nuk di të thotë se pse e pranoi Emiljanon dhe më pas e përjashtoi nga shkolla, pasi kishte filluar viti.

Përmes një njoftimi për mediat, ministria e Arsimit bën me dije se nxënësi Emiliano Liçi do kthehet në bankat e shkollës që nga dita e hënë.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar kanë ngritur menjëherë një grup pune të përbashkët për verifikimin e plotë të rastit dhe marrjen e masave përfundimtare për personat përgjegjës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Njoftimi i ministrisë:

Pas denoncimit nga emisioni “Stop” në TV Klan të rastit të nxënësit Emiliano Liçi, i cili nuk është lejuar të vazhdojë frekuentimin në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mihal Nako” në Fierseman, Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, pas verifikimeve paraprake, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të drejtoreshës së shkollës dhe drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore Divjakë.

Ndërkohë, nxënësi Emiliano Liçi do të kthehet menjëherë në bankat e shkollës, që nga dita e hënë 28 Mars 2022, pas kryerjes së të gjitha procedurave përkatëse nga ana e shkollës, në bashkëpunim edhe me mësuesin ndihmës, punonjësin e shërbimit psiko-social dhe familjen, me qëllim që Emiliano të ketë të gjithë mbështetjen dhe kujdesin e duhur.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar kanë ngritur menjëherë një grup pune të përbashkët për verifikimin e plotë të rastit dhe marrjen e masave përfundimtare për personat përgjegjës.

Nga ana tjetër, që nga muaji janar Ministria ka ngritur një grup pune, i cili po punon intensivisht për ndryshimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar për kthimin e shkollave të arsimit special në qendra burimore, duke ofruar shërbim më profesional dhe të plotë për nxënësit me aftësi ndryshe, duke u përshtatur edhe me eksperiencat më të mira të vendeve evropiane. Parashikohet që këto ndryshime, pasi të konsultohen me të gjitha grupet e interesit, të finalizohen me miratimin në Parlament brenda vitit 2022.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, duke falënderuar denoncimin e këtij rasti, shpreh angazhimin për të ndjekur dhe zgjidhur me vendosmëri çdo problematikë të hasur në institucionet tona arsimore, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe respektimin e ligjit nga të gjithë.

 

 

Pas

Bën mrekulli në organizmin tuaj, parandaloni këto 4 probleme shëndetësore me mjaltë dhe kanellë

Para

“Po tenton skenarin korean” Shefi i Inteligjencës ukrainase zbulon sekretin e Vladimir Putin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
“Po tenton skenarin korean” Shefi i Inteligjencës ukrainase zbulon sekretin e Vladimir Putin

“Po tenton skenarin korean” Shefi i Inteligjencës ukrainase zbulon sekretin e Vladimir Putin

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar