Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim të fortë.
Në të thuhet se kryeministri Edi Rama i ka dhënë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zonë bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të ish-deputetit socialist, Artan Gaçi i cili është bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka”.
“Kompanisë së bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, i është dhënë leja për përdorimin e një zone bregdetare në Himarë për një periudhë 30-vjeçare”, tha deputeti demokrat Arbi Agalliu ne deklaraten per mediat.
Sipas PD, kjo eshte bere permes një skeme “të ngjashme me inceneratorët”.
“Për te fshehur gjurmën, bashkëshorti i ministres Xhaçka, kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’, kompani e themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik.
Kompania ‘AGTTC Hotel Management’, është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021 dhe është në pronësi të një 30 vjeçareje nga Massachusettsi, pa asnjë eksperiencë në biznes dhe pa burime të njohura financiare për të ndërtuar resort.
Veprimet për regjistrimin e kompanisë në QKB janë kryer nga juristja e kompanisë së Artan Gaçit, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka”, tha Agalliu.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI ARBI AGALLIU
Abuzimi me pronat e shqiptarëve dhe korrupsioni, nuk kanë të ndalur në qeverinë e Edi Ramës.
Pasi e shpalli veten pronar të vijës bregdetare të Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ta shpërndajë atë te miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Një prej perfituesve është dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Edi Rama i ka dhënë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zonë bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të ish-deputetit socialist, Artan Gaçi i cili është bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Kompanisë së bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, i është dhënë leja për përdorimin e një zone bregdetare në Himarë për një periudhë 30-vjeçare.
Në vendimin e Edi Ramës, kompania e bashkëshortit të Olta Xhaçkës, cilësohet si investitor strategjik.
Për te fshehur gjurmën, bashkëshorti i ministres Xhaçka, kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’, kompani e themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik.
Kompania ‘AGTTC Hotel Management’, është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021 dhe është në pronësi të një 30 vjeçareje nga Massachusettsi, pa asnjë eksperiencë në biznes dhe pa burime të njohura financiare për të ndërtuar resort.
Veprimet për regjistrimin e kompanisë në QKB janë kryer nga juristja e kompanisë së Artan Gaçit, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Një skemë e ngjashme me inceneratorët.
Adresa e kompanisë AGTCC Hotel management, është e njëjtë me dy kompanitë e krijuara me punonjës të Artan Gaçit.
Këto janë skema të njohura për Edi Ramën, ku miqtë e tij përdorin kompani fantazëm për të mbuluar përfitimet nga paratë apo pronat publike.
Pronat që u shtetëzoi pronarëve të vërtetë të bregdetit, Rama po ua jep ministrave të tij.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.