• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Nga pjatalarës në shef kuzhine/ Kush është Indrit Çela që u rrah në mes të rrugës, disa orë pasi erdhi në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nga pjatalarës në shef  kuzhine/ Kush është Indrit Çela që u rrah në mes të rrugës, disa orë pasi erdhi në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e kaluar kuzhinieri Indrit Çela përfundoi në spital.

Ai kishte marrë dëmtime, ndërsa rrethanat pse u sulmua ngelen ende mister.

Indrit Çela njihet tashmë nga të gjithë për pjesëmarrjen në disa sfida gatimi, përmes programeve televizive. Ai e nisi me sfidën e gatimit në ‘Master Chef” ku fitoi dhe vendin e dytë. Pas kësaj sfide, ai u shfaq bashkë me një tjetër kuzhinier, Alfio Rrotani në një emision gatimi në IN TV.

Në një video që qarkullon në internet, shihet se Çela është dhunuar mbrëmë nga persona të panjohur dhe më pas është lënë në rrugë. Mësohet se ai ishte në makinën e tij tip “Smart “me targa AA 062 RL, ku dy persona e kanë nxjerrë me dhunë e kanë dhunuar dhe më pas lënë në rrugë. Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi kuzhinieri kishte mbërritur në Shqipëri.

Kush është 39-vjeçari Indrit Çela?

Çela, ka treguar se përvojën e tij në kuzhinë e ka nisur si pjatalarës, ku ka rrëfyer gjithashtu se në emigrim i është dashur të sakrifikojë duke punuar deri në 18 apo 20 orë në ditë për të fituar jetesën, por edhe profesionin. Ai ka treguar se nga pjatalarës ka kaluar si ndihmës kuzhinier dhe hap pas hapi ka arritur të bëhet shef.

Çela është një ndër shefat e kuzhinës shumë i dashur për publikun shqiptar. I apasionuar pas gastronomisë ai gjithnjë mundohet të sjellë risi në kuzhinë dhe jep këshillat e duhura për të gjithë ndjekësit e tij, ku jo më kot është gjithnjë pjesë e programeve kulinare në ekran.

Emri i Alfio Rrotanit kohët e fundit gjithashtu është përfshirë në një skandal në lidhje me një tender 400 mijë dollarë të dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për këtë ngjarje është nën hetim kreu i FSHZH, Dritan Agollin, i cili akuzohet se i dha 400 mijë dollarë kuzhinierit Alfio Rrotanit, që punonte me djalin e tij. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te Rrotani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollin.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, deri sa vetë 39-vjeçari të vendosë të rrëfejë të vërtetën në polici. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Pas

“Janë marrë të gjitha masat” Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, Ministria e Bujqësisë jep sqarimin

Para

“Në këto 5 muaj u rikthyem fuqishëm” Sali Berisha mban ‘Foltoren’ e rradhës me shqiptarët në Greqi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar