Balerini Ilir Shaqiri ditën e sotme zhvilloi një video live për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.
Në fillim, fituesi i “Big Brother VIP”, u shpreh se kjo është një nga intervistat e para pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pasi ndihet më i afërt me publikun në këtë bashkëbisedim.
Artisti tha se tashmë në Itali po ndihet ‘si peshku pa ujë” pasi edhe për shkak të kufizimeve të shumta nuk ka shumë mundësi të zhvillojë projekte apo gjëra të tjera më të mëdha.
‘Së shpejti do të jem në Shqipëri, për të dhënë një shfaqje së bashku më fëmijët në Shkollën e Baletit”-deklaroi Iliri.
Sa i përket çmimit që fitoi, Iliri tha se gjysma e tij do të shkojë për bamirësi për 20 të rinj të cilët duan të promovojnë talentin e tyre në një fushë të caktuar, si dhe disa bursa studimi.
Kjo sepse dëshiron të mbështesë të gjithë ata njerëz që janë në pamundësi për të realizuar ëndrrat e tyre.
“Në shqipëri do të investojë për artin dhe të rinj, pasi ata kanë nevojë që të mos bien pre e ëndrrave, të kenë dikë që t’i mbështesë dhe të ja dalin”.
Kur ai ishte pjesë e “BBV”, në njërën nga netët “Prime’ atij ju bë dhuratë bashkëpunimi me “Digitalb” ku Iliri do të ishte imazhi i tyre kryesor.
“Me digitalbin kemi realizimin e spotit, dhe do te jëtë diçka hollivudiane, jua siguroj këtë. Jam shumë i kënaqur me këtë bashkëpunim që mu mundësua në “BBV”-u shpreh ai.
Iliri nuk la pa përmendur edhe miqësinë me Sabianin, duke tha se doli mjaft i fituar nga “BBV”.
“Në një miqësi rëndësi ka besnikëria, të cilën unë dhe Sabi e kemi.Një miqësi kjo ka asnjë lloj interesi, dhe ndaj unë mund t’i them me plot gojë vëlla”. Sa i përket miqësive të tjera, unë kam krijuar marrëdhënie të ngushta edhe me Arjolën, Arbrin, Arditin një super djalë dhe mjaft koherent, Meridiani, Sheila Paloma, Tani, janë disa nga miqtë e mi të fituar brenda “BBV”-u shpreh Iliri për ish-konkurrentët e ‘BBV’.
Para disa ditësh, Iliri u shpreh se ka në plane të bëjë një dasëm në Shqipëri dhe njëri nga ndjekësit e pyet se kur do të mbahet ceremonia.
“Dua të zgjedh një super vend në Shqipëri, afër detit pasi unë e dua detin dhe jam rritur. Nuk dua që Emanuela ta dijë, madje po e pyesja sot larg e larg për masën e fustanit sepse dua të ja bëj surprizë. Kjo ceremoni do të mbahet në Qershor, por ajo ende nuk e di. Gjithçka do të jetë një surprizë”.