• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Mediat gjermane artikull për Serbinë: Aleati i fundit i Putinit në Evropë, Vuçiç po përfiton nga agresioni rus

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Mediat gjermane artikull për Serbinë: Aleati i fundit i Putinit në Evropë, Vuçiç po përfiton nga agresioni rus
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një artikull mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në zgjedhjet e ardhshme në Hungari dhe Serbi është publikuar në të përditshmen e Dusseldorfit të Gjermanisë, Rheinische Post.
Në një tekst të titulluar “Miqtë dhe Lufta e Putinit”, Thomas Rozer ndër të tjera shkruan: “Për shkak të lidhjeve të tyre me agresorin Vladimir Putin dhe refuzimit të tyre për të vendosur sanksione, kryeministri hungarez Viktor Orban, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, po përjetojnë presione të forta nga komuniteti ndërkombëtar. Por është paradoksale që këta dy njerëz me mendim të njëjtë dhe miq të Putinit mund të përfitojnë nga lufta e tij”.

Më pas, teksti shpreh argumentin se në kohë krize, njerëzit duan stabilitet, jo ndryshim të qeverisë, dhe citon rezultatet e një sondazhi në Hungari, sipas të cilit partia e Orbanit e rriti disi avantazhin e saj të ngushtë ndaj opozitës para zgjedhjeve në atë vend, shkruan Deutsche Ëelle në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.
Sipas autorit të tekstit, pas konfuzionit fillestar, strategët e propagandës së Orbanit ia dolën mirë, duke e paraqitur Orbanin si garantues të paqes, stabilitetit dhe – çmimeve të ulëta të energjisë.





Ndërsa në analizën e sjelljes së presidentit të Serbisë pas fillimit të agresionit, Rozer shkruan: “Vuçiç, ashtu si kryeministri hungarez, iu përshtat me zgjuarsi situatës”.

Në anën tjetër, një medium tjetër gjerman, përkatësisht autorja Adelheid Ëölfl shkruan: “Serbia është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, megjithëse Brukseli e kërkon këtë nga vendet që janë kandidate për anëtarësim në BE”.

“Elitat politike nën presidentin Vuçiç kanë kultivuar kontakte të ngushta me Kremlinin prej vitesh. Rusia është një partner i rëndësishëm për Serbinë, jo vetëm në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në fushën e furnizimit me energji. Në të njëjtën kohë, Ëiѯ po përpiqet të mos mërzitë partnerët e tij perëndimorë, por ai është gjithnjë e më pak i suksesshëm. Për shkak të qëndrimit të paqartë në qarqet diplomatike perëndimore, u shqyrtua mundësia e ngrirjes së afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian dhe dhënies së përparësisë ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Sipas saj, vetëm presidenti francez Emanuel Macron tha se Serbia e meriton anëtarësimin në BE, megjithëse ai vend mezi i ka përballuar reformat vitet e fundit dhe mënyra e qeverisjes po kthehet gjithnjë e më shumë në autokraci, përcjell Telegrafi.

“Për shkak të luftës në Ukrainë, për shumë njerëz në Serbi është bërë e qartë se qëndrimi i Serbisë ndaj diktaturës në Rusi është unik në të gjithë Evropën”.

“Serbia nuk i është bashkuar kurrë sanksioneve dhe kur ishte fjala për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, qëndrimi nuk ishte i qartë. Përfaqësuesit serbë nuk ishin të pranishëm dhe thjesht nuk votuan. Beogradi shpesh luante kartën ruse politikisht. Kjo madje është intensifikuar vitet e fundit. Në fund të vitit 2014, Putin ishte një mysafir nderi në një paradë ushtarake që shënonte 70 vjetorin e çlirimit nga
pushtimi nazist. Serbia që nga viti 2015 merr pjesë në stërvitjen ushtarake të quajtur

‘Vëllazëria Sllave’ me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa në vitin 2016 dhe 2019 organizoi stërvitje ushtarake në territorin e saj. Në nëntor të vitit të kaluar, Rusia i ofroi
Serbisë një çmim të favorshëm për karburant për gjysmë viti. Pra Serbia është ulur në dy karrige. BE-ja deri më tani nuk ka reaguar ndaj asaj aleance me regjimin e Kremlinit”, shkruan Adelheid Wölfl për gazetën gjermane Weser-Kurir.

Pas

Koleneli rus s’pyet as për ushtarët e tij: Prijiani veshët, nëse…

Para

I njihni 4 shenjat më intelektuale të horoskopit?

Para
Horoskopi për ditën e sotme, e premte 4 shkurt 2022

I njihni 4 shenjat më intelektuale të horoskopit?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar