• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lufta Rusi-Ukrainë, disa familje me fëmijë kanë mbërritur në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Lufta Rusi-Ukrainë, disa familje me fëmijë kanë mbërritur në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën në News24, ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov zbulon se disa familje me fëmijë, kanë mbërritur tashmë në Shqipëri, pasi lanë vendin e tyre si pasojë e luftës.

Ndërsa shpreh mirënjohje për ndihmën e menjëhershme që Shqipëria I dha Ukrainës, Shkurov tregon se çfarë i kërkoi qeverisë shqiptare, menjëherë pasi Rusia nisi bombardimet atje.



Pjesë nga Intervista:

Autoritetet shqiptare janë shprehur të gatshme të mirëpresin refugjatë ukrainas në rast se do të jetë e nevojshme, por përpos kësaj, çfarë keni keni kërkuar nga Shqipëria?

Shkurov : Së pari u jemi drejtuar qeverisë shqiptare me kërkesën e mbylljes se hapësirës ajrore për transportuesit ajrorë rus. Reagimi nga autoritetet shqiptare ishte i menjëhershëm. Dhe jemi shumë mirënjohës për këtë. Pothuajse kemi përfunduar punën me qeverinë shqiptare për sa i përket prezantimit për një regjim të thjeshtuar për refugjatët ukrainas, të cilët tashmë kanë filluar të vijnë në Shqipëri. Paralelisht kemi patur adresime, dhe ata vazhdojnë të shfaqen, kryesisht kanë të bëjnë me pozicionimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, dhe në radhë të parë në kuadër të kryesimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ne drejtohemi për votimin e rezolutave të ndryshme, për çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Mbështetja ka qenë e menjëhershme. Kemi komunikime me të gjithë përfaqësuesit e lartë të Shqipërisë. Përgjigjet si edhe reagimi kanë qenë të menjëhershme, shumë të shpjeta.

Refugjatët e luftës…

Shkurov : Tani në Shqipëri ata ende nuk janë të shumtë në numër. Sot kam marrë informacione, se disa familje me fëmijë kanë mbërritur tashmë në Shqipëri. Në fazën e përpunimit është dakordësuar për disa apartamente për banim, është krijuar një sistem. Na janë drejtuar përfaqësuesit e shoqërive civile me disa propozime. Dhe aktualisht janë marrë rreth 1000 propozime për sa i përket strehimit të popullit ukrainas.

Ju vetë keni?

Shkurov: Sigurisht, kemi. Kam njerëz të familjes që jetojnë në Kiev, në apartamentin e një pallati shumëkatësh. Kam shumë njerëz. Familjarë dhe miq, një pjesë e tyre janë në Kiev, disa të tjerë janë nëpër qytete të ndryshme. Dikush punon, dikush ka shkuar për të mbrojtur atdheun. Kam miqtë e mi të ngushtë në rajonet lindore, të cilët sot ndodhen nën granatime shumë të rënda. Dhe situata është shumë e vështirë. Sigurisht ne komunikojmë nëpërmjet telefonave, mesazheve. Dua të theksoj se ne po flasim për një luftë të plotë dhe komunikimi si i tillë është shumë i kufizuar. Në rajonet ku është shkatërruar e gjithë infrastruktura, çdo lloj komunikimi behet shumë i vështirë. Njerëz që ndodhen atje, nuk kanë as drita, as ujë, as ngrohje. Janë pikërisht ato rajone ku sot flitet për një mundësi të krijimit të disa korridoreve të gjelbra për evakuim, dhe për ti dhenë ndihmë. Dhe informacioni që vjen nga atje, po na copëton zemrën.

Ku ndodhen ata?

Shkurov : Njerëzit e mi ndodhen në Kiev. Ata janë në apartamentet e tyre. Dhe pavarësisht faktit se shumica e ukrainaseve tani jetojnë në strehime nëntokësore pothuajse, familja e vëllait tim, nuk shkon dot atje. Arsyeja është se bashkëshortja e vëllait tim ka probleme me këmbët, gjë që vështirëson lëvizjen e familjes. Dhe unë njoh jo një rast por shumë familje të tilla dhe për këtë arsye unë personalisht ndihem shumë i shqetësuar pikërisht për ata njerëz që nuk kanë mundësi të sigurojnë veten dhe të kalojnë sulmin ajror duke pritur neper këto strehime. Dje folëm në telefon, kam pyetur si janë, duke u thëne të behën te paktën gati, se pse më shumë e më shumë njerëz po përpiqen të largohen nga Ukraina, duke u kthyer në refugjat.

A ka persona që janë lënduar….

Shkurov :Kam njerëz të njohur. Nuk kam informacione nëse kane humbur jetën, por e di që janë të prekur. Kam gjithashtu miqtë nga qytetet e rrezikshme, siç eshte Kharkiv, Mariupol ku situata është shumë e vështirë. Dhe me disa nga miqtë të mi të afërt nuk arrij te lidhem, prandaj nuk e di nëse janë ose jo të gjallë.

Në radhët e emigranteve po shohim kryesisht gra e fëmijë. Ka një ligj në Ukrainë që nuk u lejon meshkujt të lenë vendin në kohë lufte? Apo është zgjedhje personale e tyre apo vendim i presidentit Zelensky?

Shkurov :Nga data 24 Shkurt në Ukrainë është shpallur gjendje ligjit ushtarak, do të thotë se meshkujt nga 18 deri 60 vjeç nuk kanë të drejtë të largohen nga Ukraina, janë të detyruar të regjistrohen në regjistrin ushtarak, për të shkuar më vonë për te mbrojtur atdheun. Pra me ligj, meshkujt duhet të qëndrojnë në atdheun e tyre, për të mbrojtur vendin dhe Ukraina po tregon se ka një popull të denjë dhe të bashkuar.

Pas

Marsi është premtues, 4 shenjat që të gjejnë dashurinë këtë muaj

Para

Vr asja e dy grave në Korçë, reagon vëllai i autorit

Para
Detaje nga ngjarja në Devoll/ Nuse e vjehrrë u gjetën me shenja dh une, bashkëshortët u kishin vd ekur prej vitesh

Vr asja e dy grave në Korçë, reagon vëllai i autorit

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar