Teksa fuqitë e NATO-s filluan t’i përgjigjen pushtimit rus të Ukrainës, udhëheqësi rus Vladimir Putin paralajmëroi këdo që “mund të tundohej të ndërhynte në ngjarjet në vazhdim” se do të përballej me “pasoja që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj”.
Shumica i konceptoi menjëherë këto fjalë si një kërcënim bërthamor – por Rusia ka një gamë të gjerë sistemesh të reja të avancuara armësh, të ashtuquajtura si “super armët”, që mund të kenë një ndikim shkatërrues në Ukrainë dhe më gjerë, pa rrezikuar pasojat e pashmangshme të një konfrontimi bërthamor.
Kh-47M2 Kinzhal, një raketë hipersonike aero-balistike ajër-tokë është mjaft e shpejtë – fluturon me 10 Mach, ose rreth 7600 mph – jashtëzakonisht e shpejtë, duke kryer manovra që do ta ndihmonin atë të shmangte çdo mbrojtje raketore aktuale të NATO-s.
Raporte të pakonfirmuara sugjerojnë se disa përgjues MiG-31 të armatosur me raketa Kinzhal u dërguan nga baza ajrore Soltsy, në bazën ajrore detare Chernyakhovsk, midis Bjellorusisë dhe Polonisë, në fillim të shkurtit 2022.
E synuar për të hequr objektivat e anijeve dhe tokësore, Kinzhal është një raketë e pandalshme që mund të pajiset me koka bërthamore ose me eksplozivë të fuqishëm, si dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme vetëm duke goditur objektivin e saj me një shpejtësi tepër të madhe.
Por një tjetër nga super armët e Putinit nuk ka nevojë fare të godasë objektivin e tij për ta çaktivizuar plotësisht. Raketa radio-elektrike Alabuga imiton pulsin elektromagnetik [EMP] të krijuar nga një bombë bërthamore.
Besohet se është në gjendje të çaktivizojë çdo qark elektronik brenda një rrezeje prej tre miljesh, duke shkatërruar pajisjet e kontrolluara nga kompjuteri dhe duke reduktuar raketat e armikut, pajisjet e radarëve dhe madje edhe tanket.
Listva është një tjetër armë ruse që përdor rrezatim elektromagnetik për të mbështetur trupat tokësore që avancojnë.
Automjeti i pastrimit të minave me operim në distancë përdor valë radio me Frekuencë ultra të Lartë për të neutralizuar minat dhe eksplozivët e tjerë deri në 100 metra larg.