• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kemi rezerva” Rritja e çmimit të naftës, reagon Shoqata e Hidrokarbureve: Ja kur mund të qetësohet situata

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Kemi rezerva” Rritja e çmimit të naftës, reagon Shoqata e Hidrokarbureve: Ja kur mund të qetësohet situata
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rritjes së çmimit të karburanteve ditët e fundit duke kapur një rekord historik dhe deklaratave të qytetarëve, ka reaguar Shoqata e Hidrokarbureve në Shqipëri.

Ky institucion shpreh shqetësim për sulmet e padrejta ndaj sektorit të tregtimit të karburanteve.

Sipas shoqatës, furnizimi i tregut është i garantuar për vetë përgjegjësinë e operatorëve përpara konsumatorit, jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore, por dhe në vazhdim pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kanë arritur të shkëpusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera kryesisht arabe.

Së dyti, sqaron shoqata , çmimet nga bazat grosiste dalin çdo ditë me bursën korrente dhe marrin rritje graduale të koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqësisht rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qenë galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore që mbahen si mbas ligjit është gjithnjë ne depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund të mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum).

Shoqata e Hidrokarbureve thekson më tej se siç mund të kemi akoma rritje, ashtu mundet që situata dhe të qetësohet. “Në afat shkurtër 3-4 muaj me shume siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e Opec për të hedhur në treg sasitë e munguara të Rusisë, kështu që kompanitë botërore dhe si rrjedhojë edhe ato shqiptare do gjejnë rruge dhe marrëdhënie të reja e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve”.

DEKLARATA E PLOTË
Duke ndjekur me preokupim situatën e luftës ne Ukraine dhe krizen qe po e shoqeron ate ne mbare globin, shprehim shqetesimin tone per sulmet e padrejta qe i drejtohen sektorit te tregtimit te karburanteve te cilat behen pa nje analize te plote dhe te thelluar te gjendjes aktuale te krizes se cmimeve te lendeve te para ne te gjithe boten, ku dhe Shqiperia pa dyshim nuk mund ti rri larg ketyre efekteve.

Ne fakt te gjitha vendet sot, ku cdo ekonomi eshte e integruar me njera tjetren, po perballen me nje inflacion ne rritje e qe ka pesuar nje rritje te pa pritur e te metejshme sidomos ne 10 ditet e fundit me ngjarjet e Ukrahines. Nje nga sektoret e goditur me shume eshte ai i energjise ne teresi kryesuar nga karburantet dhe gazi. Per vete specifiken e zonave ku shtrihen burimet kryesore per kete sektor lidhur me vendin tone sqarojme konsumatoret dhe te gjithe opinionin publik:
Se pari furnizimi i tregut eshte i garantuar per vete pergjegjesine e operatoreve perpara konsumatorit jo vetem me rezervat ligjore 90 ditore por dhe ne vazhdim pasi operatoret e kesaj fushe qe ne fillimin e kesaj krize kane arritur te shkepusin furnizimin nga kompani qe burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive qe kane burime nga vende te tjera kryesisht arabe.

Se dyti cmimet nga bazat grosiste dalin cdo dite me bursen korente dhe marrin rritje graduale te koordinuar me rezervat qe ka gjendje ne pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqesisht rritja e cmimeve ne burse javen e fundit ka qene galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore qe mbahen si mbas ligjit është gjithnjë ne depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund te mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum).

Se treti, çmimet vërtetë kanë arritur rekord historik dhe krahasohen me krizën e viteve 70-te por kush dëshiron vërtetë të kuptojë qartë që jemi jo në një krizë, por në një luftë në zemër të eksportit botëror të karburanteve dhe siç mund të kemi akoma rritje ashtu mundet qe situata dhe te qetesohet. Ne afat shkurtër 3-4 muaj me shume siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e Opec per te hedhur ne treg sasite e munguara te Rusise, keshtu qe kompanitë botërore dhe si rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejnë rruge dhe marrëdhënie te reja e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve.

Pas

“Dora e hekurt”,  Sulme dhe protesta masive në rrugë kundër pushtimit të Putinit 

Para

“Jeni në kushtet e heshtjes zgjedhore” Ilirjan Celibashi paralajmëron aktorët politikë

Para
“Jeni në kushtet e heshtjes zgjedhore” Ilirjan Celibashi paralajmëron aktorët politikë

“Jeni në kushtet e heshtjes zgjedhore” Ilirjan Celibashi paralajmëron aktorët politikë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar