Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me biznesin e vogël për shpjegimin e “Paketës së Rezistencës”, deklaroi se fatura e ardhshme e energjisë elektrike do të shkojë në shtëpitë e qytetarëve me një shtesë të paprecedentë.
Në vend të numrit të kilovatëve të shpenzuar dhe kostos që duhet të paguajë, fatura do të ketë edhe shifrën që subvencionon qeveria nga çmimi.
“Në faturën e ardhshme do të keni mundësi të shikoni edhe mbrojtjen nga qeveria. Do keni çmimin real dhe çmimin e mbrojtur, vetëm për ta parë”, tha kryeministri.