• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Janë marrë të gjitha masat” Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, Ministria e Bujqësisë jep sqarimin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Janë marrë të gjitha masat” Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, Ministria e Bujqësisë jep sqarimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës.

Virusi u zbulua në një stabiliment që mbarështon shpendë.

Ministria e Bujqësisë raporton regjistrimin e rastit të parë të Influencës Aciare të tipit H5N8 në Durrës.

Sipas saj, deri më tani kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, teksa bën me dije se janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Më tej, ministria njofton ngritjen e Qendrës Kombëtare të Manaxhimit të Situatës si dhe vendosjen në zbatim të planit të masave mbrojtëse kufizuese në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE).

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se konfirmohet rasti i parë i Influencës Aviare i tipit H5N8 në një stabiliment në Durrës që mbarështon shpendë. Gjurmimi i sëmundjes nga autoritetet ligjzbatuese ka nisur me një hetim të thelluar epidemiologjik menjëherë sapo Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë sinjalizimin e parë për ngordhje të pulave. Analizat e njëpasnjëshme, në ditë të ndryshme, në kampione të ndryshme, në stabilimente të ndryshme, në të gjithë vendin, marrë gjatë kësaj periudhe konfirmonin sëmundjen e laringotrakeik gjendur vetëm në dy stabilimente në Durrës. Ndërsa vijoi gjurmimi dhe monitorimi prej sinjalizimit të parë për çdo ditë me testime, një kampion i marrë sot, datë 19 Mars 2022, analizuar nga laboratori i referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ka rezultuar pas analizimit me metodën molekulare të avancuar RT-PCR, me praninë e influencës aviare, H5N8.

Hetimi epidemiologjik deri më sot flet për rast të izoluar. Ndërsa është vendosur karantinimi, udhëzuar për masat e sigurisë dhe higjenës që duhet të zbatohen, janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje duke përcaktuar perimetrin e zonës nga e cila ndalohet lëvizja e shpendëve, produkteve dhe nëprodukteve të tyre. Është ngritur pranë Ministrisë, Qendra Kombëtare e Manaxhimit të Situatës si dhe është vendosur në zbatim plani i masave mbrojtëse kufizuese në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE). Fermat dhe stabilimentet që mund të vërejnë problematika mund të njoftojnë Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë në numrin jeshil 0800 3366.

APELI I MINISTRISË PËR QYTETARËT

Ftojmë konsumatorët të mos bien pre e spekulantëve që mund të tregtojnë mish shpendësh pa certifikatë veterinare ose në kushte të papërshtatshme tregtie a magazinimi dhe të denoncojnë menjëherë në numrin jeshil pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit: 0800 7575. Sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara. Gatimi i plotë i mishit dhe vezëve siguron pamundësinë e virusit për prani në produkte të papërpunuara që hyjnë në zinxhirin ushqimor. Nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet tek njerëzit përmes ushqimit (shpendëve e vezëve). Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve po ashtu, prandaj praktikat e mira higjienike (dezinfektimi i sipërfaqeve) dhe higjiena personale (larja e duarve) ndihmon në kontrollin e rrezikut. Nëpërmjet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit njoftojmë konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërisë dhe janë të verifikuara nga inspektorët tanë, të cilët po rivërejnë në terren çdo subjekt tregtues, përpunues mishi shpendësh për një perputhje të plotë të gjurmueshmërisë.

Pas

Gjashtë gjërat që mund të bëjë tani NATO për të ndihmuar Ukrainën

Para

Nga pjatalarës në shef kuzhine/ Kush është Indrit Çela që u rrah në mes të rrugës, disa orë pasi erdhi në Shqipëri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

nga Fast News
11:07 | 03/09/2025
0

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

nga Fast News
11:05 | 03/09/2025
0

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

nga Fast News
10:00 | 03/09/2025
0

Ja fenomeni që po shkakton mbi 198 milionë USD humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Ja fenomeni që po shkakton mbi 198 milionë USD humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

nga Fast News
09:30 | 03/09/2025
0

Recent News

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

11:07 | 03/09/2025
Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

11:05 | 03/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar