• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Italia gati për luftë? Zbulohet qarkorja e Shtabit të Ushtrisë italiane

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Italia gati për luftë? Zbulohet qarkorja e Shtabit të Ushtrisë italiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një qarkore të Shtabit të Ushtrisë italiane të 9 Marsit, thuhet: “Vlerësoni me kujdes lejet, departamentet në gatishmëri operacionale 100% me fuqi, të orientuar drejt luftimeve”, sigurohuni deri sa të arrihen nivelet më të larta të efikasitetit të të gjitha automjeteve, helikopterëve dhe sistemeve të armëve të artilerisë”.

Publikimi i qarkores vjen në një kohë kur situata në Ukrainë nuk po njeh një rrugë paqeje.





Në Qarkoren e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me temë “Zhvillimet në arenën ndërkombëtare”, jepen një sërë treguesish të brendshëm për temën “personeli”, “stërvitja”, “punësimi”, “sistemet e armëve”.

“Qarkorja e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë e datës 9 mars është shumë serioze. Ushtria jonë po përgatitet për të luftuar. Është demonstrim i qartë se vendi ynë është tashmë një palë bashkëluftëtare në konfliktin në vazhdim. Qytetarët mbahen në errësirë se si qeveria po na tërheq për fat të keq në një luftë, zhvillimet e së cilës, nëse vazhdojmë në këtë rrugë, do të jenë shkatërruese. Kushdo që ka shërbyer në ushtri për tridhjetë vitet e fundit nuk ka parë kurrë një qarkore të këtij lloji të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Këtij mobilizimi fatkeq të trupave, i shtohet fakti se ende nuk dihet se çfarë armatimi po dërgojmë në Ukrainë. Qeveria t’ia sqarojë menjëherë vendit. Ne duhet ta ndalojmë këtë spirale lufte”, shprehen Maurizio Acerbo, sekretar kombëtar dhe Gregorio Piccin, përgjegjës për paqen i Partisë Komuniste të Rithemelimit – E Majta Evropiane, të cilët publikuan qarkoren.

Një dokument “ekskluziv për përdorim të brendshëm të një natyre rutinë”. Kështu e përcakton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë “letrën që qarkullon në disa biseda të mesazheve të çastit” në lidhje me situatën ndërkombëtare. “Është një dokument,- vijon Shtabi i Përgjithshëm, – me të cilin Samiti i Forcave të Armatosura rregullon prioritetet e njësive të Ushtrisë, për t’iu përgjigjur nevojave të diktuara nga ndryshimet në kontekstin ndërkombëtar. Bëhet fjalë pra për sqarime në dritën e një ndryshimi që është aty në sytë e të gjithëve”.

Pas

Mënyrat natyrale dhe ushqimet e duhura për një gjumë të qetë

Para

Biden nënshkruan projektligjin, SHBA i dhuron Ukrainës 13.6 miliardë dollarë

Para
Biden nënshkruan projektligjin, SHBA i dhuron Ukrainës 13.6 miliardë dollarë

Biden nënshkruan projektligjin, SHBA i dhuron Ukrainës 13.6 miliardë dollarë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar