Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gazmend Paja investitor strategjik në bregdetin e jugut, PD i bën thirrje SPAK të hetojë mbi aktorin e humorit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Gazmend Paja investitor strategjik në bregdetin e jugut, PD i bën thirrje SPAK të hetojë mbi  aktorin e humorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i grupit parlamentar të PD Arbi Agalliu, ka kërkuar sot që SPAK të hetojë të dhënat e publikuara në media për aktorin Gazmend Paja.

Thuhet se ai do të investojë në 133 metra katror tokë për ngritjen e një resorti turistik, duke e cilësuar si investitor strategjik.

Agalliu në një deklaratë për mediat theksoi se Paja njihet edhe si aktivist i Partisë Socialiste dhe për këtë duhet të hetohet nëse plotëson kushtet e investitorit strategjik apo është qokë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I GRUPIT, ARBI AGALLIU

Nën petkun e investitorit strategjik, kjo qeveri prej vitesh i është vënë kësaj zone me qëllim të vetëm përfitimin.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kemi parë si njerëz të afërm të ministrave, të deputetëve të kësaj mazhorance, dalin të fshehur pas kompanive të cilat përfitojnë nën petkun e investitorit strategjik toka dhe sipërfaqe të tëra, ndërkohë që banorët shekullorë të zonës së Dhërmiut, apo të Bashkisë Himarë dhe të gjithë jugut të Shqipërisë, sot e kësaj dite nuk kanë ende certifikatë pronësie të pranverë të tyre të trashëguara nga paraardhësit e tyre.

Dua të ndalem pikërisht tek rasti i cili është denoncuar në media dje dhe unë do të duhet të bëjë disa pyetje, ku ftoj dhe kolegët e mazhorancës, deputetët e qarkut të Vlorës, për të investiguar dhe për të ngritur shqetësimin në zyrat përkatëse por edhe aty ku ligji na e njeh se si është e vërteta e këtij rasti.

Pra, sipas mediave, dje kompania Star Tek në vitin 2017-të ka aplikuar për të marrë një leje ndërtimi për një resort në Dhërmi.

Është refuzuat nga autoritetet përkatëse me argumentet që i janë dhënë në atë vit. Dy vite më pas, së bashku me kompaninë Eco Tek Energy Service, ku aktori i mirënjohur Gazmend Paja, i cili njihet si simpatizant i Partisë Socialiste, por edhe aktivist i saj në promovimin publik të kësaj force politike, është aksioner apo është pronar. Kështu që unë dua të ngre pikërisht këtë pyetje: Çfarë lidhje ka ky individ me këto kompani?

A është i vërtetë fakti që është publikuar dje në media dhe a mund të quhet një aktor humori, investitor strategjik për t’i marrë bregdetit shqiptarë 133 mijë metra katrorë?

Unë e thashë dhe në fjalën time, shqiptarët nuk kanë bukë të hanë në darkë, ndërkohë ministrat dhe ky kabinet qeverie ha hartën e Shqipërisë çdo darkë, duke vënë përpara në tavolinë e duke e copëzuar sipas interesave të tyre.

Kështu që u bëj thirrje organeve përkatëse, Prokurorisë, SPAK e çdo organi tjetër, të hetojë sa më parë nëse me të vërtetë ky është një investitor që i plotëson kushtet të një investitori strategjik, apo që është ndryshe një qokë e bërë ndaj një individi që ka bërë fushatë për Partinë Socialiste apo më keq akoma nëse pas tij fshihen qeveritarë, deputetë apo individ të tjerë sidomos të lidhur me botën e krimit.

Faleminderit!

Pas

“Ndalohet tregtimi në këto zona” Gripi i shpendëve po bën ‘kërdinë’, reagon zv.ministrja e Bujqësisë

Para

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

Para
Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora