Flasim shpesh për empatinë duke mos e ditur që është shumë më tepër sesa thjesht të ndjesh atë që personi përballë teje po ndjen. Një njeri empatik mund të ndjejë gjithçka ndodh rreth tij dhe i merr emocionet e të tjerëve si të ishin të tijat. Gjithsesi, jo të gjithë ata që i kushtojnë vëmendje problemeve të të tjerëve janë njerëz empatikë, por nëse shenjat më poshtë i përkasin personalitetit tuaj, padyshim që jeni të tillë.
1.Je shumë i ndjeshëm ndaj tingujve dhe zhurmave
Ndjeshmëria nuk limitohet me emocionet dhe ndjesitë, por shprehet edhe në reagimin ndaj zhurmave, aromave të forta, tingujve, etj. Ti mund ta gjesh veten të acaruar sepse njeriu që ke në krahë po dëgjon muzikë me zë të lartë apo po flet në telefon me zë edhe më të lartë. Nga ana tjetër mund të ndjesh çdo aromë dhe të të shqetësojnë ato më të fortat. Me pak fjalë, je shumë i ndjeshëm ndaj shumë gjërave në jetën e përditshme dhe zgjedh t’i shmangësh zhurmat.
2. Intuita jote është shumë e fortë
Ti i beson asaj sa herë të duhet të marrësh një vendim. Për disa njerëz, etiketohesh si impulsive, por në të vërtetë ti e ndjen çfarë është më e mira për ty. Ke një intuitë që thjesht të paralajmëron për çdo gjë që duhet të bësh apo për njerëzit që të duhen pranë vetes.
3. Nuk të pëlqejnë vendet e grumbulluara dhe preferon të kalosh kohë vetëm
Të jesh pjesë e grumbujve të mëdhenj s’është hobi yt i preferuar, pasi do që energjinë tënde ta fokusosh vetëm tek vetja. Nëse diçka nuk shkon me jetën tënde, zgjedh të reflektosh në një vend të paqtë dhe pa njerëz. Kjo sepse natyra jote e ndjeshme mund të rimarrë energji vetëm kur je në kontakt të plotë me veten.
4. I dallon gënjeshtrat që nga larg
Falë intuitës që përmendëm më lart, mund ta ndjesh me kilometra nëse dikush po gënjen ose jo. Ndoshta s’di të vërtetën, por e dallon kur personi s’po tregohet i ndershëm, apo po të fsheh diçka.
5. E ke të vështirë të vendosësh barriera
Ti do t’i japësh shumë të tjerëve dhe do të jesh gjithmonë aty për ta edhe kur vetë ndihesh “e rraskapitur” brenda. Të duket sikur nëse vendos barriera njerëzit do të mendojnë se po i injoron apo nuk po kujdesesh sa duhet për ta. Në të njëjtën kohë kjo mund të bëhet shumë e lodhshme dhe e dëmshme për ty, sidomos kur duhet të jesh aty për veten, jo për të tjerët. Vendosja e ca barrierave është e rëndësishme për të mbrojtur veten nga emocionet negative.
6. Njerëzit vijnë tek ty për të kërkuar këshilla
Ti je dëgjuese shumë e mirë dhe nuk i ndërpret të tjerët kur flasin. Dëgjon me kujdes problemet e tyre dhe në të shumtën e rasteve njerëzit kërkojnë mendimin tënd që në problemin e parë që i del. Duhet të tregosh kujdes dhe të jesh vigjilente pasi ka njerëz që përfitojnë nga kjo dhe mund të përpiqen të të manipulojnë.
7. Ti mund ta ndjesh në ajër atmosferën brenda dhomës
Paqja dhe qetësia janë shumë të rëndësishme për ty dhe kjo është çfarë kërkon kur futesh brenda një dhome. Je e dhënë pas atmosferës që krijohet kur ambienti është i mbuluar me ngjyra të hapura, me lule dhe dritë. Në të njëjtën mënyrë, nëse një ambient të krijon ndjesi negative, kaq të mjafton për të ikur që aty. anabel