• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

E mban të fshehur nga bota/ Thuhet se kanë tre fëmijë bashkë, kush është gruaja e Vladimir Putin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
E mban të fshehur nga bota/ Thuhet se kanë tre fëmijë bashkë, kush është gruaja e Vladimir Putin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vëmendja e të gjithë botës është te lufta Rusi-Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin po kritikohet masivisht, duke u vënë në qendër të thashethemeve dhe urrjejtjes së botës perëndimore.

Së fundmi, ai po komentohet për jetën e tij private, që nga mënyra se si u rrit e që ndikoi më pas në formimin e karakterit dhe personalitetit të presidentit rus, por edhe në marrëdhënien që ai është përfolur prej vitesh.

Gjimnastja ritmike, fituese e medaljes së artë olimpike, Alina Kabaeva, përflitet se është gruaja që fshihet pas “përbindëshit” që shkaktoi luftën.

Ajo bëri një deklaratë të rrallë publike në vitin 2021 pas ‘zhdukjes’, fill pas raportimeve se kishte lindur binjakë.

Dy vjet e gjysmë pasi u pa për herë të fundit në publik, Kabaeva i dërgoi një mesazh mbështetjeje ekipit të gjimnastikës së grave të Rusisë, në të cilin tha se ishin gati dhe të vendosur për të fituar për vendin e tyre. Kabaeva, tani 38 vjeç, fitoi medaljen e bronztë në lojërat Olimpike 2000 në Sidnej, duke u përmirësuar në të artë në të njëjtën kategori në lojërat e Athinës 2004.

Duke qenë e fejuar me policin David Museliani deri 2005, raportet e viteve të fundit tregojnë se ajo është përfolur se është partnerja afatgjatë e Putinit, dhe se ajo ka pasur tre fëmijë në shtatë vitet e fundit.

Sigurisht që raporte të tilla janë të pamundura për t’u verifikuar me Kremlinin, por sipas Spectator një medium u mbyll në Moskë sepse e përshkruan atë në 2008 si dashnoren e tij. Deklarata e saj e vitit 2021 erdhi dy vjet pasi ajo u pa për herë të fundit në publik, me raporte që thanë se ajo lindi djem binjakë në klinikën e maternitetit Kulakov të Moskës në vitin 2019, pasi kishte një vajzë në vitin 2015.

Kabaeva fitoi gjithsej 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 21 medalje të Kampionatit Evropian gjatë karrierës së saj vezulluese dhe ishte një mbajtëse e pishtarit në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit 2014.

Si e ka komentuar Putin këtë marrëdhënie?

Vetë Presidenti Vladimir Putin ka thënë më parë: “Unë kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Ajo duhet respektuar.”

Udhëheqësi rus ka një interes të madh për sportet, pasi është parë duke luajtur hokej mbi akull dhe futboll në të kaluarën, dhe thuhet se i kushton dy orë në ditë qëndrimit aktiv. Putin, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 1999 deri në vitin 2008 – dhe përsëri që nga viti 2012 pas një periudhe si kryeministër, u martua për herë të parë në vitin 1983. Ish-agjenti i KGB-së u martua me Lyudmila Shkrebneva dhe ata jetuan së bashku në Gjermaninë Lindore nga 1985 deri në 1990.

Ata kishin dy vajza së bashku, Mariya Putina e lindur në Leningrad në 1985, si dhe Yekaterina Putina, e cila lindi në Dresden vitin e ardhshëm.Ata e bënë publik divorcin e tyre pas 30 vitesh martesë në vitin 2014, divorc të cilin Putinin e komentoi:

“Ishte një vendim i përbashkët: ne nuk e shohim më njëri-tjetrin, secili prej nesh ka jetën e tij”.

Pas

Pas Ukrainës/ Ky është shteti i rradhës që do të aplikojë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian

Para

“Do shes klubin e Chelsea” Abramovich merr vendimin që nuk pritej: Paratë do të shkojnë për familjet e viktimave në Ukrainë

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar