Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka bërë me dije vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë.
Ajo njoftoi indeksimin me 3.3% të të gjithë kategorive të pensioneve.
Ibrahimaj: Indeksim me 3.3% i të gjitha kategorive pensioneve. Nëse i bashkohet të gjithë paketës së mbështetjes, i bashkohet dhe një numri prej 576 mijë personash që marin 3000 lekë për 3 muaj. Është 2500 lekë shtesa për një familje mesatare.
Ne kemi menduar të japim 3000 lekë për 3 muaj, kjo i shtohet të tjerave element të paketës siç janë mbështetja për karburantin, për rritjen e çmimeve të karburanteve për fermerët.