Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Ndërkohë në takim mungojnë deputetet Lindita Metalia, Flutura Açka dhe Grida Duma të cilat së fundmi kanë dhënë dorëheqjen nga posti i anëtarësisë në kryesinë e PD që pas zgjedhjeve të 6 marsit.
Kjo është mbledhja e parë e kryesisë që do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj i cili sipas statutit, do të jetë kryetari i komanduar i PD deri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku do përcaktohen strukturat drejtuese.